Oda e Shoqërive tregtare për punë gjeodezike ankohet për çmimoren e re të Agjencisë së Kadastrës dhe patundshmërive. Thonë se tarifat e reja janë 90% më të shtrenjta. Madje Agjencia me marrjen e autorizimeve të Odës për 6 muaj sa kishin kontest gjyqësor, ka filluar të japë licenca paralele për gjeodetët, që sipas kryetarit të Odës krijon huti te qytetarët. Nikolla Ribaroski, tha se Agjencia e Kadastrës pretendon se shtrenjtimet janë bërë shkak i rritjes së shpenzimeve, kurse në raportin e Këshillit Evropian thuhet se “kadastra është joefikase dhe shërbimet janë të shtrenjta”.“Fletët poseduese para dy vitesh ishin 153 denarë, i shtrenjtuan në 250 denarë. Tani shtrenjtimi më i ri ka të bëj me regjistrimin fillestar në fletë poseduese si për shembull, kur ju blini apartament në një banesë keni së paku tre fleta poseduese nëse keni edhe garazhe mund të keni edhe 5 fletë poseduese. Kur keni shkuar në notar keni paguar 1,250 denarë gjithsej, kurse tani kanë ndryshuar modalitetet dhe duhet të paguani nga 1,250 denarë për secilën njësi, këtë pagesë shumëfish do ta paguaj çdo qytetarë”, deklaroi Nikolla Ribaroski, Kryetari i Odës së gjeodetëve. /Alsat.mk
Uncategorized
Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër
- nga Redaksia
- 21/02/2024
- 1 minute read
- 10 months ago