22/12/2024
Maqedoni

Anëtari i Kuvendit të Lëvizjes BESA, ish-drejtor i ndërmarrjes “Transporti”-Tetovë, bashkë me 70 anëtarë të strukturave të Lëvizjes BESA, mbështesin PDE

    Kryetari i PDE-së Arjanit Hoxha nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se miku i tij afiz Mejdia ku së bashku me gjithë mbështetësit e tij nga e gjithë Tetova vendosën që rrugëtimin politik ta vazhdojnë me të.

    “Me kënaqësi të veçantë sot u takuam me mikun tim Rafiz Mejdia ku së bashku me gjithë mbështetësit e tij nga e gjithë Tetova vendosën që rrugëtimin politik ta vazhdojmë bashkarisht në PDE”, ka shkruar Hoxha.