23/12/2024
Botë

Alpinistët bien nga lartësia prej 300 metrash

    Një alpinist ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi u rrëzuan dhe ranë nga një lartësi rreth 305 metra në malin Johnson në Parkun Kombëtar Denali në Alaskë.

    Sipas The Guardian, ngjarja është shënuar mbrëmjen e së enjtes dhe është vënë re nga një grup tjetër alpinistësh, të cilët kishin zbritur në vendin ku kishin rënë alpinistët.

    Të premten herët në mëngjes, një helikopter shpëtimi u nis drejt zonës ku ranë dy alpinistët. Ekipet shpëtuan alpinistin e plagosur, i cili më vonë u transportua me helikopter për trajtim mjekësor.

    Helikopteri më vonë u kthye në mal për trupin e alpinistit që vdiq, por u detyrua të kthehej për shkak të përkeqësimit të motit, thuhet në deklaratë.

    Autoritetet thonë se helikopteri do të shkojë sërish në zonë për të marrë trupin e pajetë të alpinistit, sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.