23/12/2024
Maqedoni

Ali Ahmeti: Ne nuk e shesim lëkurën për badihava, ne nuk jemi për pushtet por për mision dhe shtet

    Ali Ahmeti  ka realizuar takim me degën e Tetovës, duke iu falenderu për kontributin e dhënë dhe të gjithë qytetarët e Tetovës për fitoren e madhe të Frontit Europian dhe kandidatit Bujar Osmani, shkruan TS.

    “Po për ato që thonë jo ne në Qeveri, jo ne andej e këndej, por ne lëkurën për badihava nuk e shesim, ne nuk i rrimë askujt mas dere amani se na tha gurmazi për pak pushtet. Ne nuk jemi të parcaktu për pushtet, ne jemi përcaktu për mision dhe shtetet”, theksoi Ali Ahmeti sot në Tetovë.