Në mbledhjen e mbajtur këtë të enjte Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët votoi me 115 vota pro bashkimin me koalicionin Fronti Europian. Ashtu si dhe bëmë me dije më herët marrëveshja që Sela arriti me Ali Ahmetin është për 5 deputetë.
Por, cilët janë ata? Burime për newsë33.tv bëjnë me dije se në në zonën 5 do të kandidojë vetë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ndërkohë, në zonën 6 numërin 3 do e ketë Ilire Dauti, ndërsa numrin 7 do e ketë ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri.
Ndërsa, zona 1 i është besuar Elmi Azirit i cili në listë do të ketë numrin 4. Naim Bajrami do të kandidojë në zonën 3 me numrin 4 në listë.