“Prime” i Big Brother VIP ka nisur me rrëfimin e tre banorëve, Egla, Roza dhe Juliana, të cilat kanë rrëfyer se si janë ngacmuar seksualisht kur kanë kërkuar një vend pune.
Më gjatë u qëndrua në rrëfimin e aktores Egla Ceno, e cila ka treguar si vite më parë Saimir Kodra e ka ngacmuar seksualisht, teksa ka kërkuar një vend pune.
Në këtë “prime”, Egla u njoftua edhe se prezantuesi Saimir Kodra e ka paditur në gjykatë në lidhje me këtë deklaratë. Egla u shpreh se i qëndron deklartës së saj,, teksa paralajmëroi se ka një tjetër plan, por pa dhënë më shumë detaje.
Egla: Në bisedën me Julian, u kthyem në këto histori sepse Vëllai i Madh na solli ndërmend këtë fenomen. Jemi 3 gra, tre breza të ndryshëm. Jam e sigurt dhe një vajza akoma më të reja që e vuajnë akoma mbi kurriz këtë presion. Lënë punën, me atë që mbajnë familjen apo veten e tyre. Janë vajza që nuk kanë mbrojtje. Këta dera, unë mendo jqë duhen thënë me emër dhe mbiemër sepse ndryshe asgjë nuk ndryshon. Duhet të ketë një emër, ‘Libri i burrave që shantazhojnë seksualisht”. Këta do ishin turpi i shoqërisë. Mua më ka ndodhur vetëm një herë, kur kërkoja punë të mbaja familjen time. Më ka ngelur sepse në atë kohë bën edhe veten me faj, thua çfarë i bëra unë këtij, mos ja luajta, çfarë kisha veshur, fillon të shkosh me frikë në punë. Nuk ia thua dot prindërve dhe kështu t’i hesht sepse nëse flet të mbyllen shumë dyer.
Ledioni: Kini parasysh kontekstin ku ndodheni. Në rastin tënd Egla ke përmendur institucionin dhe zotin Saimir Kodra që punonte në institucionin ku unë punoj. Kjo është diçka që duhet provuar. Në momenti nqë t’i thua se ka ndodhur kjo histori, për sa kohë që në legjislacionin tonë ekziston ligji për shpifjen, gjërat duhen provuar. Ajo që ne duam të bëjmë me këtë program, është të ndajmë histori që ndajnë shapin nga sheqeri, janë institucione të tjera që vendosin drejtësi. Në këtë kohë çdo kush mund të thotë për ne çdo gjë që dëmton imazhin, familjen, apo dhe imazhin që ai ka.
Egla: Unë e ftoj të qetësohet me prenoncimet që bën. Pa kaluar në skenare etj. Marr përgjegjësi për gjërat që them, mirësetëvijë Gjykata. Unë sigurisht nuk kam prova materiale sepse ndodhi shumë vite më parë, ishte një kërkesë për punë, nuk kam shkuar aty për të futur në kurth zotin Sajmir. Por mund të bëj diçka tjetër, të cilën do e mendoj shumë mirë, para se ta prenoncoj publikisht.
Ledioni: TV, programi nuk ka kopetencën për të vërtetuar deklarat e banorëve. Egla em ori përsipër atë që tha. Ne kemi një deklaratë që thotë se ata mbajnë përgjegjësi për atë që thonë. Unë jam shumë i kudjesshëm që të mos lëndoj askën, dhe jua dueht të jeni të kujdesshmë që të mos prekni askënd që nu këhstë aty. Unë personalisht e kam ftuar zotin Kodra për t’u sqaruar. Big Brother shërben dhe për t’u argëtuar por edhe për këto histori. Ju falenderoj si një burrë që drejton një institucion, por mbi të gjitha si babai i një vajze.