22/12/2024
Botë

Aksident tragjik në Itali, furgoni përplas për vdekje 21-vjeçarin shqiptar

    Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të shtune ku 21-vjeçari me origjinë shqiptare u përplas nga një furgon i cili drejtohej nga një 41-vjeçar.

    Furgoni ka qenë duke udhëtuar përgjatë Appian drejt Terracina, kur ka përplasur të riun. Drejtuesi i mjetit u tha efektivëve të policisë se ai nuk e kuptoi në moment se çfarë kishte ndodhur, pasi udhëtoi disa metra u kthye mbrapa për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

    Menjëherë kur pa trupin e të riut që kishte aksidentuar, telefonoi karabinierët. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë si dhe ambulanca por fatkeqësisht ishte tepër vonë për të riun shqiptar.

    Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.