22/12/2024
Botë

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë shqiptarja

    Një 73-vjeçare shqiptare, e cila u godit nga një makinë të martën e 30 prillit në Corso Cavour në Kremona, ka humbur jetën në spital.

    Sipas medieve italiane, gruaja kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kokë.

    Kur mbërriti ndihma, gjendja e saj dukej kritike dhe sapo mbërriti në spitalin Maggiore, mjekët zbuluan një hemorragji shumë të rëndë në tru. Operacioni, të cilit iu nënshtrua, fatkeqësisht rezultoi i kotë.