Ditën e djeshme, një aksident automobilistik ka ndodhur në një autostradë në Teksas, ku dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.
Një kamion betoniere doli nga rruga dhe u përplas kokë më kokë, me një autobus shkolle.
Si pasojë e aksidentit, një foshnje ka humbur jetën menjëherë, si dhe drejtuesi i makinës.
Në autobus ndodheshin mbi 44 të vegjël , ndërsa 11 të rritur që po ktheheshin nga një udhëtim në një kopsht zoologjik.
Katër të plagosurit, gjendja e të cilëve u cilësua si kritike, u dërguan me helikopter në spital.