22/12/2024
Maqedoni

Ahmeti poston foto: Bashkë për fitoret e rradhës para nesh!

    “Bashkë për fitoret e rradhës para nesh!” kështu është shprehur lideri i BDI-SË Ali Ahmeti në një foto të përbashkët me gjithë liderët e koalicionit Fronti Evropian me të cilët fituan zgjedhjet Parlamentare më tetë maj.

    Ky bllok arriti jo vetëm të merr 19 deputetë por tashmë është forca e dytë politike në vend duke kaluar edhe LSDM-në me 18 deputetët e saj.

    Duket se kjo foto e përbashkët tregon unitetin e këtij Fronti edhe në zgjedhjet e radhës lokale që mbahen vitin e ardhshëm por edhe në fitoren e tyre .TS