23/12/2024
Maqedoni

Ahmeti nga Tetova: Fishekzjarrit të Mickoski iu përgjigja me top dhe s’ka më të shtëna! Më 8 maj fiton Fronti Europian…

    Fronti Europian po mban tubimin qendror në sheshin Iliria në Tetovë me ç’rast të pranishëm janë lidertët e të gjithë partive në koalicion.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ndaj kot e kanë ata që mendojnë të ndalojnë ardhmërinë pro europiane.

    “Sot është 5 maji, dita e dëshmorëve. Ata u kujtuan që nga Kumanova e deri në Strugë, Tetovë e Gostivar, por ne kemi pasur një program sot. Që pran vendlindjes së tij, pranë gjyshes së tij, motrën, Tropojës të ja kthejmë Tahir Sinanit shtatoren në bronz. Sot na ka prit Bajram Curri, sepse ne ia kthyem të birin Tropojës, ia kthyem legjendarin, gjeneralin Tahir Sinanin e Hisë Fazlisë, Naser Ademit, Ibrahim Ademit etj… E kthyem dhe e vendosëm në sheshin Tahir Sinani duke nderuar të gjithë bashkëluftëtarët tanë sot, ata që ja shtuan ngjyrën e gjakut flamurit shqiptar. Sot jemi këtu për të bërë porosi për ata që mendojnë se ky Front kaq I organizuar e etabluar, me mision historik që vendin ta anaëtarësoj në BE, unë asnjëherë nuk kam thënë atë që s’mund ta bëj, por sot jam më i fortë me vëllezërit e mi të Frontin, që ky vend e ka vendin në BE, ky vend duhet të jetë I anëtarësuar në BE më mbështetje të SHBA-ve ashtu siç u anëtarësuam në NATO. Një fishekzjarre e gjuajti Mickoski e unë iu përgjigja me top dhe nuk ka më të shtëna! Të jemi të vendosur se asnjëherë nuk do zhgënjehen me vëllezërit e tyre të Frontit sepse për në është punë e shenjtë që vendi të hapëroj përpara, forcat që duan të na ndalojnë e kanë kot”, deklaroi Ahmeti.