Me 76 vota për, 6 kundër asnjë abstenim, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN zgjedhet kryetar i Kuvendit. Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi falënderoi të zgjedhurit e popullit për besimin e dhënë dhe tha se do të garantojë të drejtën e qëndrimit dhe fjalës personale si për deputetët e qeverisë ashtu edhe për ata nga opozita.