Connect with us

Botë

Administrata e Trump rikthen ekzekutimet federale në SHBA pas 17 vjetësh

Administrata Trump do të rifillojë ekzekutimet federale për herë të parë në 17 vjet pasi Gjykata e Lartë nuk pranoi të dëgjojë një sfidë ligjore nga katër vrasës të dënuar.

Gjykata e Lartë nuk pranoi të dëgjojë argumentin e të burgosurve që ekzekutimet federale duhet t’u përmbahen protokolleve të injektimit vdekjeprurës të përdorura në shtetet ku është caktuar të ekzekutohet secili prej tyre.

Vendimi hap rrugën që ekzekutimet e të burgosurve të rifillojnë që më datën 13 korrik.

Katër të burgosurit federalë të parashikuar të ekzekutohen në korrik dhe gusht janë dënuar për vrasje të fëmijëve dekada më parë.

I burgosuri i parë për ekzekutim, Daniel Lewis Lee u dënua në vitin 1999 për vrasjen e një familje prej tre personash, përfshirë një vajzë tetë vjeçare, tre vjet më parë.

Tre të burgosur të tjerë, përfshirë dy të dënuar për përdhunim dhe vrasje të vajzave të reja, janë planifikuar të ekzekutohen më vonë në korrik dhe gusht.

Ekzekutimi i fundit federal në Shtetet e Bashkuara u bë në vitin 2003 kur veterani i Luftës së Gjirit, Louis Jones Jr u ekzekutua për rrëmbimin dhe vrasjen e një ushtareje 19-vjeçare.

Departamenti i Drejtësisë vitin e kaluar njoftoi planet për ekzekutimin e pesë të burgosurve federalë pasi Byroja e Burgjeve miratoi një protokoll të injektimit vdekjeprurës të përdorur nga disa shtete. Sidoqoftë, sfidat ligjore vonuan ekzekutimet.

Në njoftimin e ekzekutimeve të planifikuara në fillim të këtij muaji, Prokurori i Përgjithshëm William Barr, një avokat i zellshëm i dënimit kapital, tha që qeveria ua ka borxh “viktimave të këtyre krimeve të tmerrshme, dhe familjeve të tyre të lëna pas, për të kryer dënimin e marrë nga sistemi ynë i drejtësisë”.

Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, aktualisht ka 62 të burgosur federalë që kanë marrë dënimin e vdekjes në Shtetet e Bashkuara./Gazeta Express/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

Putin e telefonon Khabib-in, e ngushëllon për babanë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka telefonuar Khabib Nurmagomedov, për ta ngushëlluar për vdekjen e babait të tij, trajnerit legjendar Abdulmanap, i cili vdiq sot, e premte, nga COVID-19, në moshën 57 vjeçare, shkruajnë mediat ruse, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar se Putin ka kontaktuar me kampionin e peshave të lehta në UFC, dhe i ka shprehur ngushëllime për babanë, që fillimisht u infektua me virusin Corona në maj.

Putin i kishte ftuar Nurmagomedov-ët në zyrën e tij, kur Khabib pati mposhtur Conor McGregor në tetor të vitit 2018, në ndeshjen më të shikuar të të gjitha kohërave në artet marciale të përziera./Insajderi.com

Continue Reading

Botë

Ish-shefi i “Formula One” bëhet baba në moshën 89 vjeçare

Ish-shefi i “Formula One”, Bernie Ecclestone është bërë baba në moshën 89-vjeçare. Ai dhe bashkëshortja e tij, 44-vjeçarja Fabiana Flosi, janë bërë prindër të një djali, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Foshnja djalë lindi të mërkurën dhe quhet Ace, një zëdhënës i Ecclestone konfirmoi për CNN.

Ardhja e re do të jetë djali i parë i miliarderit, dhe fëmija i tij i parë me Flosi, duke u bashkuar me vajzat Tamara, Petra dhe Deborah nga martesat e mëparshme të Ecclestone.

Ecclestone dhe Flosi ishin martuar në vitin 2012, dhe në vitin 2016 nëna e Flosi u kidnapua për shpërblim në Brazil. Aparecida Schunck Flosi Palmeira u la e lirë një javë pasi ishte rrëmbyer.

Ecclestone drejtoi Formula Një për 40 vjet para se të rrëzohej në 2017-ën. /Insajderi.com

Continue Reading

Botë

Javë tmerri për SHBA-në, me numrin rekord të infektimeve

SHBA-ja e ka thyer këtë javë katër herë rekordin e saj, kur është në pyetje numri i të infektuarve, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Shtatë ditë para 1 korrikut, ky shtet, që ka numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve në tërë botën, konfirmoi 40.000 raste në katër ditë ndaras, shkruan “The Guardian”.

Të mërkurën rastet shkuan mbi 50.000 fillimisht në SHBA, me 51.200 të infektuar brenda 24 orëve.

Rritja e rasteve po ndodh derisa pandemia ka filluar të kërcënojë një pjesë më të gjerë të shtetit.

Afro 10 shtete më shumë në SHBA e kaluan kufirin me të cilin tani konsiderohen epiqendra.

Në SHBA tani janë rreth 2.739.230 raste të konfirmuara dhe 128.743 vdekje, transmeton KOHA.

Brazili, i dyti pas SHBA-së, ka afro 1.5 milionë raste të konfirmuara, pas shtimit të 48.105 rasteve të reja të enjten. Në Brazil, ka 1.496.858 raste të infektuara dhe 61.884 të vdekur.

OKB-ja ka parashikuar se do të shuhen afro 2.7 milionë biznese dhe do të humben 8.5 milionë vende pune në Amerikën Latine për shkak krizës së koronavirusit. Komisioni ekonomik i OKB-së për këtë rajon ka thënë se shitoret, hotelet dhe restorantet, shumica e të cilave janë biznese të vogla dhe të mesme, do të preken më së shumti.

Rastet globale po i afrohen 11 milionëshit. Tashmë janë 10.842.615 infektime të konfirmuara në tërë botën dhe 520.785 të vdekur.

Continue Reading

Recent Posts