Bekim Qoku deputeti i Vetvendosjes në Maedoninë e Veriut edhe sot nuk ishte në takimin mes liderit të VMRO-së dhe VLEN-it ku po bisedohet rreth formimit të qeverisë së re.
Portali TS, ditë më parë njoftoi se ka një përplasje mes Arben Taravarit dhe Bekim Qokut që sot kjo përplasje dëshmohet me mungesën e tij në takimin me VMRO-në.
Nuk dihet ende, nëse formohet qeveria mes VMRO dhe VLEN dhe Bekim Qoku të mbetet deputet i pavarur. Kjo përplasje sipas TS ka ardhur shkaku se VLEN mbështeti presidenten Gordana Siljanovskën, ndërsa Vetvendosje ishte kundër.
Nga ana tjetër oferta fillestare e Mickoskit janë katër, maksimum pesë pozita ministrash sa gjysma që ka pasur BDI dhe ASH.
VLEN pretendon 5 deri 6 ministri dhe Kryeparlamentarin, pasi sipas tyre, dy nga pozitat kryesore të shtetit, Presidenti dhe Kryeministri, tashmë I takojnë VMRO-DPMNE-së.