Connect with us

Këshilla

A duhet të hani patate nëse jeni duke mbajtur dietë?

Deri tani është thënë se personat, të cilët janë duke mbajtur dietë për të humbur peshë, nuk duhet të hanë patate, mirëpo a se është kjo e vërtetë në të gjitha rastet, zbulojeni në artikullin e mëposhtëm.

Për shkak se patatet përmbajnë një sasi të lartë të karbohrtateve, shumë persona e shmangin përdorimin e tyre. Gjithsesi, studimet e fundit tregojnë se konsumimi i patateve mund të ndihmoj në heqjen e peshës. Për më shumë, ideja se patatet mund të shkaktojnë rritjen e peshës, është për shkak të produkteve me bazë patateje, siç janë patatet e skuqura dhe patatinat, të cilat janë dy produkte mjaft të dëmshme për shëndetin.

Nga ana tjetër, konsumimi i patateve të ziera, është një metodë e mirë për humbjen e peshës, për shkak se ju jep ndjesinë e ngopjes si dhe ju pasuron me karbohidratet e nevojshme. Ato gjithashtu janë të pasura me proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve si dhe përmirësimin e metabolizmit.

Studime të tjera tregojnë se patatet janë të mira edhe për personat me hipertension dhe me probleme të sistemit tretës./Gazeta Express/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Këshilla

Ushqimet që duhet t’i hani për të pasur një pleqëri të shëndetshme

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e aftësive fizike) janë të pashmangshme në jetë. Por, ajo që ka rëndësi është se si t’i trajtojmë dhe t’i zvogëlojmë këto efekte ndërsa plakemi.

Kjo pikërisht është arsyeja pse është e rëndësishme tani më shumë se kurrë, që ta marrim ushqimin që e konsumojmë seriozisht nw mwnyrw qw tw kemi një plakje sa më të lehtë dhe të shëndetshme.

“Shumica e sëmundjeve tek njerëzit e moshuar vijnë si pasojë e kequshqyerjes”, kjo sipas OBSH-së. Kjo do të thotë që për të menaxhuar ndryshimet në trupin tonë me kalimin e kohës, është shumë e rëndësishme që të kontrollojmë ushqimin, të cilin e hamë.

Kështu, Green Planet, një revistë e shëndetit ka treguar disa nga metodat më të mira të ushqyerjes për njerëzit në moshë:

Marrja e ushqyesve- për të qëndruar sa më të shëndetshëm kur të plakemi, është thelbësore t’i merrni të gjitha lëndët e duhura ushqyese, duke filluar nga vitaminat, mineralet dhe antioksidantët. Marrja e këtyre përbërësve ushqimorë ndihmon në mbarvajtjen e funksioneve të organeve tona.

Më poshtë janë disa nga përbërësit kryesorë, të cilët duhet t’i marrim përmes ushqimeve, që i konsumojmë çdo ditë:

Acidet yndyrore omega– Omega-3 dhe acidet e tjera yndyrore janë të lidhura ngushtë më shëndetin e zemrës, trurit dhe kockave. Për më tepër këto lloj acidesh ngadalësojnë përparimin e sëmundjes së degjenerimit makular, sëmundje kjo që çon në humbjen e shikimit. Sipas ekspertëve këto acide nuk prodhohen në trupin e njeriut, prandaj duhet të merren përmes ushqimeve siç janë: avokado, vaji i ulirit, peshku dhe salmoni.

Kalciumi– i njohur për ndërtimin e eshtrave të fortë, kalciumi ndihmon në mbajtjen e nervave dhe muskujve duke punuar dhe luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Në fakt, në bazë të studimeve rezulton që sasia e kalciumit që e marrim në fëmijëri dhe adoleshëncë na mbron nga humbja dhe dobësimi i eshtrave. Kalciumi gjendet në qumësht, sojë, bajame, brokoli dhe fik.

Hekuri– një mineral që gjendet në të gjitha gjallesat, përfshirë bimët dhe kafshët. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i homoglobinës, që është pjesë e qelizave të kuqe që bart oksgjenin nga mushkëritë në gjak. Kur dikush vuan nga mungesa e hekurit, sasia e hemoglobinës në gjak zvogëlohet, prandaj edhe organet nuk marrin oksigjenin e majftueshëm dhe e humbin funksionin. Sasinë e mjaftueshme të hekurit mund ta merrni nga arrat, kungulli, fasulet, mishi dhe frutat.

Vitamina D– e njohur si “vitamina e diellit”, kjo viaminë është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm dhe për të ruajtur kockat e forta, veçanërisht për të moshuarit. Kjo vitaminë ka efekt edhe në funksionin sa më të mirë të nervave dhe receptorëve nervorë. Zakonisht kjo vitaminë krijohet në organizëm, kur i ekspozohemi diellit, por mund ta marrim edhe përmes tërshërës, sojes dhe qumështit të bajames.

Vitamina B12– kjo lloj vitamine gjendet në produktet e mishitë të freskët, por edhe në qumësht dhe drithëra./Gazeta Express/

Continue Reading

Këshilla

A janë vezët të shëndetshme? Sa të tilla mund të konsumoni në ditë?

Vezët janë një nga ushqimet më të gjithanshme që ekzistojnë, mund t’i gatuani në mënyra të panumërta, ju mbajnë të ngopur për orë të tëra dhe janë një burim energjie, të mbushura me proteina dhe lëndë të tjera ushqyese që mbrojnë sytë, muskujt dhe shëndetin e kockave.

Pavarësisht të gjitha këtyre përfitimeve, vezët kanë fituar pak dhe një reputacion jo shumë të mirë për shkak të kolesterolit të lartë që gjendet në të verdhat e tyre. Informacionet janë ngatërruese: një javë vezët janë plotësisht të shëndetshme dhe javën tjetër duhet të ndalojmë së ngrëni vezë.

Por, a mund të jenë vezët pjesë e një diete të shëndetshme?

Nëse zakonisht keni një shëndet të mirë dhe nuk vuani nga sëmundje të zemrës apo kolesteroli i lartë, vezët mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme nëse konsumohen në mënyrë të moderuar. Vezët janë të mira për ne për një sërë arsyesh të ndryshme, janë të paprocesuara, të pasura në proteina, kanë pak kalori dhe përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe lëndë të tjera ushqyese, shkruan gazeta Shëndeti.

Një vezë siguron 6 gram proteina, afërsisht aq sa gjendet në 30 gram mish viçi, pule apo peshku, si dhe lëndë të tjera ushqyese si vitamina A, vitamina B12, vitamina B6 dhe sasi të vogla hekuri dhe vitamine D, të gjitha këto për 77 kalori.

Vezët janë gjithashtu relativisht të lira krahasuar me burime të tjera të proteinës, si mishi, peshku apo arrat. Gjithashtu ato të japin një ndjenjë ngopjeje, që ju ndihmon të mos ndiheni të uritur ndërmjet vakteve.

Sa vezë mund të konsumohen në ditë?

Nuk ka një numër magjik për sa i përket se sa vezë mund të hash në ditë. Kjo varet nga një sërë faktorësh, që përfshijnë biologjinë tuaj dhe ushqimet e tjera që konsumoni gjatë ditës.

Sipas ekspertëve, vezët, ashtu si dhe pothuajse çdo ushqim tjetër, nëse konsumohen në një mënyrë të moderuar, mund të jenë shumë mirë pjesë e një diete të shëndetshme ushqimore.

Kështu, konsumimi i shumë vezëve në ditë është diçka e pashëndetshme, por nëse konsumoni deri në dy apo tre në ditë, me shumë mundësi kjo nuk do të shkaktojë probleme.

Por, kujdes duhet të tregojnë personat që kanë probleme me kolesterolin apo vuajnë nga sëmundje të zemrës. Nëse keni këto probleme dhe nuk ju pëlqejnë vezët, mund t’i largoni plotësisht nga dieta juaj. Nëse ju pëlqejnë dhe nuk mund të bëni pa to, ekspertët këshillojnë që të hani sa më pak të mundeni, mundësisht të hani deri në maksimumi një vezë në ditë.

Këtu ndikon dhe pjesa tjetër e ushqimeve në dietën tuaj ushqimore. Nëse tregoni kujdes edhe burimet e tjera të kolesterolit në ushqimet që konsumoni mund të tregoni pak më pak kujdes me konsumimin e vezëve./Gazeta Express/

Continue Reading

Këshilla

Xhenxhefili kundër reumës, kështu duhet ta përdorni

Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje. Ndonëse nuk ka një kurë për këtë sëmundje, pacientët mund të shfrytëzojnë shumë trajtime natyrale të cilat ofrojnë qetësim të përkohshëm.

Falë menaxhimit të simptomave, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mund të kenë një jetë më aktive dhe të shëndetshme pavarësisht diagnozës. Më poshtë do gjeni kompresën me xhenxhefil si një nga mënyrat më të lehta për të zbutur dhimbjet nga reumatizma.

Xhenxhefili Dhe artriti

Xhenxhefili përdoret gjërësisht për të zbutur dhimbjet e artritit, reumatizmues dhe ato muskulare. Konsumi i rregullt i xhenxhefilit zbut dhimbjen që shkakton vështirësia në lëvizje dhe qetëson muskujt e lënduar nga sëmundja.

Si të përgatisni kompresat prej xhenxhefili

Kompresa e mëposhtme funksionon kundër dhimbjeve të artritit dhe reumatizmës por nuk duhet vendosur në një plagë të hapur. Për kompresën ju nevojiten:

Disa copa të xhenxhefilit

4 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle me kripë

Garza

Letër plastike

Fasho dhe ngjitëse

Përgatitja

Shtypini copat e xhenxhefilit bashkë me hudhrat me shtypësen e hudhrave. Gjatë procesit, hidhni nga pak kripë herë pas here. Udhëzohet të vazhdoni me shtypjen e xhenxhefilit, hudhrës dhe kripës deri sa të shkërmoqen plotësisht. Masën e përfituar hidheni në një garzë të cilën duhet ta palosni në mënyrë të atillë sa të formoni një zarf. Më pas vendoseni në zonën e dhimbjes dhe mbështilleni me letër plastike që të shmangni rrjedhjen. Sipër saj vendosni fashën dhe më pas shtrëngojeni me ngjitës. Kompresën një përdorimëshe mund ta mbani për rreth 6 orë.

Produkte të tjera natyrale kundër dhimbjes

Hudhra mund të përdoret në zonën e dhimbjes dhe zbut inflamacionin në kyçet e enjtura. Hudhra ka të njëjtin efekt edhe nëse konsumohet nga goja. Kompresat me kripë përdoren për të qetësuar enjtjet, irritimin dhe inflamacionin. Këto kompresa gjithashtu përdoren për të parandaluar infeksionet e lëkurës tek pacientët që vuajnë nga kanceri./AgroWeb/Top Channel

Continue Reading

Recent Posts