21/12/2024
Maqedoni

A do të pijë kafe me Menduh Thaçin? Ja si përgjigjet Ziadin Sela

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është pyteur mbrëmjen e sotme nëse do të pinte kafe me Menduh Thaçin, i cili ditën e djeshme vulosi koalicionin me BDI-në për zgjedhjet e majit.

    Gjatë fjalës së tij Sela tha se nuk e ka problem të konsumojë një kafe me Thaçin dhe se përgjatë gjithë karrierës së tij politike ka treguar kujdes për fjalët që thotë dhe është përpjekur që asnjëherë të mos shpifë dhe të mos thotë fjalë të pamatura.

    “Dëgjo shumë mirë unë nuk di të jem drejtuar me ofendime skemë politike për sa kohë jam kryetar partie dhe realisht kur skam qenë nuk kam pasur qëllim dhe skam thënë fjalë të pamatura. Në fund të ditës jemi njerëz dhe politika bën të sajën. Unë kam patur kujdes dhe nuk dua të përdor shifje. Kam pasur kujdes, kam pasur kujdes mos shpif. Në këtë drejtim unë skam shpifur.  Për sa kohë nuk është problem me pi kafe me njerëz sidomos me figura politike”, tha Sela.