Connect with us

Kosovë

Kujtim Kurti: Vjosa po vjen me parti të re politike me 9 deputet!

Vjosa Osmani mbas 2 jave do të formojë partin e saj LËVIZJA DEMOKRATIKE… me 9 deputet nga LDK dhe disa antarë tjerë nga Diaspora.

Këtë e ka konfirmuar Kujtim Kurti në faqen e tij të facebookut.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Kushdo që i shihni këta tre persona, lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia Rajonale e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin tre personave gjatë këtij muaji. Ata po kërkohen për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia dje ka kërkuar bashkëpunim për arrestimin e Labinot Zeqajn nga Deçani.

32-vjeçari nga Deçani po kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Në kërkim për këtë vepër është edhe Kushtrim Haliti nga Peja. Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të 37-vjeçarit nga Peja, me qëllim arrestimin e tij.

Policia ka kërkuar ndihmë edhe për arrestimin e një personi tjetër nga Peja. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin, Fidan Kelmendin.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë, shkruan Express.

Ndryshe, falë bashkëpunimit me qytetarë, Policia Rajonale e Pejës ka arritur të arrestojë 12 persona të kërkuar.

“Duke iu falenderuar bashkёpunimit me qytetarёt dhe aktivitetit tё Policisё, nё Drejtoinё Rajonale tё Policisё nё Pejё, kёsaj jave e deri me sot ёshtё arritur tё arrestohen gjithsejtё dymbёdhjetё (12) persona, me urdhёrarrest tё kёrkuar pёr vepra tё ndryshme penale”, ka njoftuar dje Policia./Gazeta Express

Më poshtë gjeni fotografitë me shënime të tjera të personave në kërkim:

Continue Reading

Kosovë

Aksion i madh në Karaçevë – rrënohen objekte të kazinove

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth mesnatës ka realizuar një aksion të madh në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, ku u arrestuan 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, si dhe u sekuestruan aparate të lojërave të fatit dhe prova materiale që dyshohet se ishin përdorur në aktivitete kriminale.

Po ashtu, në këtë aksion, njoftohet se u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit, transmeton REL.

“Operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale”, thuhet në komunikatë.

Ky aksion u realizua me bashkëpunim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor, njoftohet mes tjerash.

Në mars të vitit 2019, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshëm, duke shfuqizuar edhe Ligjin e deritashëm për lojërat e fatit.

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit, kishte ardhur, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, ishin vrarë dy persona.

Edhe pas vendimit të qeverisë në atë kohë, Policia e Kosovës, ka njoftuar se në aksione të ndryshme, ka hasur dhe arrestuar persona të cilët ishin dyshuar se me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, kanë organizuar lojëra të fatit.

Continue Reading

Kosovë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Hyseni më kërkoi që ta bindi Thaçin të mos dalë nga koalicioni

Diplomati amerikan tani i pensionuar, Christopher Dell i cili ka shërbyer si ambasador në Kosovë gjatë viteve 2009-2012 në një intervistë për Oral History Kosova ka treguar për përplasjet e politikanëve në Kosovë sa ai ishte në shërbim.

Dell ka rrëfyer rastin kur Hashim Thaçi ishte kryeministër në vitin 2009 dhe PDK kishte paralajmëruar se do ta prishte koalicionin me LDK’në.

“E kujtuj një incident në nëntor 2009, kur Thaçi paralajmëroi prishjen e koalicionit. Ishte natë, dhe Skender Hyseni më telefonon duke më thënë duhet të flasësh me Thaçin. Unë iu thashë kjo është politikë e koalicionit dhe nuk ju duhem unë dhe refuzova të ndihmoj”, ka treguar Dell.

Ish-ambasadori ka folur edhe për kohën kur është bërë demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Dell ka përmendur një rast kur e ka telefonuar ish-presidentin Fatmir Sejdiu për ta pyetur se pse nuk po e aprovon zgjidhjen e çështjes së kufirit, teksa Sejdiu iu kishte përgjigjur se nuk e kanë njoftuar për asgjë.

“Kur u bë demarkimi, dhe palët u pajtuan unë isha duke udhëtuar për në Pejë, tani nuk më kujtohet se kush më kishte telefonuar dhe më tha se po presim që të zgjidhim këtë problem por presidenti nuk është këtu. I thashë si po mendon nuk është këtu. E thirra presidentin Sejdiu dhe I thashë çfarë po ndodhë, më tha se askush nuk më ka treguar. Zoti president duhet të shkosh në shkollë sot dhe në klasë dhe duhet të bësh çfarë duhet të bësh”, ka thënë Dell në Oral History Kosovo.

Ai ka rrëfyer edhe një rast kur Hashim Thaçi kishte vizituar sëbashku me të një fermer serb në Lipjan, dhe pas kësaj Thaçi kishte kërkuar që t’ia siguronin atij një traktor.

“E mbaj mend së bashku me Hashim Thaçin vizituam një fermer serb në Lipjan të cilët e mikpritën me raki dhe pas vizitës Thaçi u tha sigurojani një traktor. Ishte politikë sikur shitblerje me pakicë”, ka thënë ai.

Continue Reading

Recent Posts