Televizioni Alsat pret për dy ditë me radhë përgjigjen e qeverisë për të mësuar se cilat janë arsyet të cilat bënë që ekzekutivi të ndryshon vendimin e 24 nëntorit të vitit 2020 dhe ta abrogon të njëjtin për t’i mundësuar kompanisë “EPTISA” që ajo sot të jetë pjesë e kompanive mbikëqyrëse të punimeve në Korridorin 8 dhe 10-d i cili do të ndërtohet nga konzorciumi turko-amerikan “Bechtel&Enka”. Vendimi i sjellë në mbledhjen e Qeverisë më 9 shkurt 2021 nuk jep asnjë arsye pse “EPTISA” duhet të zhbllokohet për tenderë me vlerë mbi 1 milion euro. “Qeveria vendosi që pika nga seanca e 24 e mbajtur më 24 nëntor të vitit 2020 e cila thotë: “Të gjitha institucionet shtetërore dhe komunat të cilat realizojnë investime kapitale mbi 1.000.000 euro të mos angazhojnë kompaninë EPTISA për arsye jo etike, jo ligjore dhe të papërgjegjshme në mbikëqyrjen e fazës së parë të punimeve në ndërtimin e hekurudhës Kumanovë-Belakovce”, TË ABROGOHET”, thuhet në Vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 44 e mbajtur më 09.02.2021, pika 49./Alsat.mk
Lajme
PDSH-ja kërkon paga dyfish më të larta për personelin mjekësor

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kërkoi paga dyfish më të mëdha për personelin mjekësor dhe ulje të të ardhurave
personale vetëm tek funksionarët e lartë. Këtë e theksoi në konferencën e sotme për shtyp së bashku me Komisionin partiak për shëndetësi rreth gjendjes aktuale me koronavirusin.
“Mendoj se situata ekonomike nga dita në ditë do të bëhet dramatike. Rekomandimi ynë është që të gjitha pagat e funksionarëve të lartë, udhëheqës të institucioneve, deputetëve dhe ministrave etj, të ulen për 50
për qind. Pagat e administratës dhe mësimdhënësve dhe profesorëve të mos ulen. Pagat e mjekëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësorë të rriten dy herë më shumë, sepse duhet të stimulohen sa më shumë mjekë dhe lista
mjekësore të cilët nuk punojnë të paraqiten për të punuar”, theksoi Thaçi.
Në emër të Komisionit partiak për shëndetësi ai e kritikoi punën e Spitalit klinik të Tetovës dhe Qendrës për shëndet publik.
“Drejtori i Spitalit klinik në konferencë pati sjellje joserioze. Ne si parti dhe kryetar dhe koleg jam i brengosur, nuk kemi informacione të mjaftueshme, nuk kemi dëgjuar se cili është Shtabi i krizës, cilët janë mjekët, cilët janë
specialistët. I bëjmë thirrje ministrit të Shëndetësisë ta vizitojë spitalin sepse është Qendër klinike universitare në Tetovë, në repartin për sëmundje infektive që të shihet sa krevate dhe shtretër ka, sa dhoma kemi të gatshme
për kujdes intensiv, sa respiratorë kemi për 270 mijë banorë në rajonin e Tetovës. Sipas informacioneve tona ka një respirator. Mendoj se kjo është shqetësuese”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, PDSH-ja ka potencial kadrovik të personave mjekësorë të cilët janë të gatshëm t’i ndërmarrin të gjitha përgjegjësitë derisa zgjatë situata e krijuar.
Lajme
Qeveria hesht për tenderin e kompanisë “EPTISA”

Qeveria akoma nuk ka një arsyetim mbi argumentet e Ministrisë së Financave e cila kërkoi largimin e kompanisë “EPTISA” nga e ashtuquajtura lista e zezë e kompanive me të cilat nuk guxojnë të bashkëpunojnë institucionet dhe komunat në projekte me vlerë prej mbi 1 milion euro.
Botë
Tharja e Venecias: E shkaktuar nga kinezët

Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, po diskutohet për një mister i cili ka ndodhur ditët e fundit në Venecia.
Qyteti që ndodhet nën ujë, ka filluar të thahet dhe për këtë të ftuarit në studio Alfred Cako dhe Ilir Kulla ndajnë mendime të ndryshme.
Cako shprehet se këtë e kanë shkaktuar kinezët duke goditur me armë të teknologjisë së lartë për të marrë hak ndaj asaj që shkaktoi SHBA në Turqi dhe Siri në lidhje me tërmeti.
“Pasi u godit Turqia nga dora e njeriut, u godit Venecia. Kinezët e kanë goditur me armë të teknologjisë së lartë. Kanë goditur dhe kanë krijuar çarje.
Pasi harpi i SHBA goditi Turqinë dhe Sirinë, këta goditën Venecian”, tha Cako.
Ndërsa Ilir Kulla shprehet se kjo është shkaktuar sepse bashkia dhe qeveria kanë investuar një super projekt, i cili nuk lë Venecian të përmbytet kur ka reshje, por për shkak të kësaj ujërat e detit nuk futen.
Po ashtu Kulla shton se kjo ka ndodhur edhe për shkak të tërheqjes së detit në të gjithë mesdheun.
“E para duhet të shohim kushtet dhe rrethanat. Italia po vuan një thatësirë të jashtëzakonshme. Por dora e njeriut në Venecia lidhet me faktin që bashkia dhe qeveria italiane kanë investuar një projekt, i cili mbron Venecian nga përmbytja. Në momentin që ngrihet niveli i ujit, del një mur i cili ndalon përmbytjet.
Kjo ka shkaktuar një problem, mosfutjen e ujerave të detit dhe tani që ka një tërheqje të detit, nuk janë ata ujëra dhe kanë dalë këto kanale”, tha Kulla. abcnews.al
Botë
Gjendet i vrarë shkencëtari që projektoi vaksinën ruse

Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i vdekur me shenja mbytëtëse nga një rrip.
Trupi u gjet të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.
Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë. Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V.
Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e ofrimit të shërbimeve seksuale.
Sputnik-V ishte vaksina ruse për COVID-19, e cila u përdor gjerësisht, përtej Rusisë, në vendet aleatet, përfshirë Turqinë./abcnews.al