Connect with us

Receta

E shijshme dhe e shëndetshme, mësoni si të gatuani Granolën në shtëpi në pak minuta

Nëse jeni duke kërkuar një recetë të shpejtë, të shijshme dhe pa kalori, jeni në vendin e duhur!

Renamour” është bloggu i gatimit në Instagram, i krijuar nga një çift që adhurojnë gatimin, Amantia dhe Renisi. Me ushqimet e tyre tepër të shijshme ata bëjnë që bloggu të jetë “shpëtimtari” i ditëve të shumë njerëzve që nuk dinë se çfarë të gatuajnë për mëngjes, drekë apo darkë.

Mbrëmjen e djeshme “Renamour” publikoi një recetë super të shijshme dhe të shëndetshme: Granola me patate të ëmbël, drithëra, fara të ndryshme, kos të trashë, mjaltë dhe boronica.

Po, po është fiks pjata që shikojmë më së shumti tek bloggerët e njohur, në filma apo dhe në YouTube.

Granola është përgatitja, kombinimi dhe tharja në furrë e ushqimeve si drithërave, farat, mjalti e të tjera që më së shumti konsumohet në mëngjes apo dhe mes vakteve.

Renamour” përveç përgatitjes, ka dhënë dhe informacione të detajuara në lidhje me këtë ushqim. Faqja e gatimit shkruan se Granola është një nga ushqimet më të shëndetshme, që mund të konsumohet në shtëpi, por mund dhe mund të merret me vete. Nuk e rëndon sistemin tretës të trupit, pasi farat që janë përbërës i kësaj recete japin një efekt pozitiv për organizmin.

Nëpërmjet fotove dhe udhëzimeve të meposhtme, “Renamour” na tregon hap pas hapi se si mund ta bëjmë një pjatë të tillë në shtëpi.

Udhëzimet i morët, përbërësit i mësuat, çfarë prisni? Përvishjuni punës dhe realizoni këtë pjatë kaq të bukur e të shijshme falë “Renamour

Receta

Specialitete nga buka bajat: Pite spanjolle me hajvar

Mos e hidhni bukën bajat, por përdoreni për përgatitjen e racioneve të shijshme familjare

Ky është njëri ndër propozimet tona! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 500 g bukë bajat;
– 4 vezë;
– 4 lugë hajvar;
– 3 lugë ajkë të thartë;
– 2 kastravecë të grirë turshi;
– 100 g suxhuk;
– 1 lugë majdanoz të grirë të freskët;
– 1 grusht misër të ëmbël;
– kripë;
– piper:
– parmezan

Përgatitja:

Priteni bukën bajat në kube dhe qiteni në një enë rezistuese ndaj zjarrit të vajosur.

Pritni 100 g suxhuk dhe përzieni me kubet e bukës. Kastravecët turshi kulloni nga teprica e ujit dhe grini imët.

Misrin e ëmbël zieni në ujë në të cilin keni hedhur kripë, grijeni dhe hiqeni nga zjarri që të ftohet.

Në një enë të veçantë tundni vezët dhe pastaj shtoni ajkën.

Të gjitha bashkoni me bukën, shtoni hajvarin dhe erëzat, përzieni dhe piqeni në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius rreth gjysmë ore.

Pasi të piqet, shërbejeni të ngrohtë.

Continue Reading

Receta

Recetë: Pasta me spinaq dhe djath

Përbërësit:

500 gr pasta
3 lugë gjelle buter
3 gota djath mocarella
1 lugë e vogël hudhër pluhur
1 gotë e gjysmë qumësht
1 lugë e vogël krip
pak piper i zi
4 gota spinaq

Përgatitja:

Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin, shtoni djathin mocarella të grirë, kripën, piperin, hudhrën pluhur dhe qumështin. Zieni në temperaturë mesatare duke e përzier shpesh.

Pasi sosi të bëhet masë e trashë, shtoni spinaqin, zieni edhe për 5 min. Largoni nga nxehtësia, dhe këtë masë futeni në blender.

Shtoni sosin në pastat e ziera. Përzieni mire, dhe shtoni ende krip dhe piper nëse keni dëshirë

Continue Reading

Receta

Brumë pice për 2 minuta, i butë pambuk

Të gjithë duam brumë pice të butë, të shijshëm dhe që përgatitet shpejtë – ngjashëm si e bëjnë shefat më të mirë të kuzhinës italiane, aty ku pica ka origjinën.

Por, mos u brengosni. Ne në pergatit kemi vendosur që sot t’ju tregojmë recetën më të mirë për brumë pice, i cili përgatitet shumë shpejtë, mund të ndahet në gjysmë dhe pjesa tjetër e tij të ruhet në frigorifer për ndonjë ditë tjetër – dhe mbi të gjitha, bëhet i butë si pambuk!

Krejt përbërësit që ju duhen për këtë brumë pice janë:

2,5 gota (gota të ujit) ujë të ngrohtë

1 lugë të mesme sheqer

2 lugë të mesme maja buke

7 gota miell

1,5 lugë e mesme kripë

6 lugë të mesme vaj ulliri

Përgatitja:

Në një enë të thellë derdhim 2,5 gota ujë të ngrohtë, 1 lugë të mesme sheqer dhe 2 lugë të mesme maja buke. Të gjitha këto i përziejmë mirë bashkë për 2-3 minuta. Në një enë tjetër, vendosim 7 gota miell të situr dhe 1,5 lugë të mesme kripë.

E përziejmë miellin me kripë. Hapim një vrimë në miell dhe ia hedhim 6 lugë të mesme vaj ulliri dhe më pas hedhim ujin e ngrohtë me maja buke. Përziejmë mirë me lugë, sipas nevojës nëse brumi mbetet shumë i lagët, i shtoni pak miell kohë pas kohe.

Pasi të fitohet masa homogjene, e ngjeshim mirë me dorë për 5 minuta, duke e shtypur mirë. Pastaj, brumin e vendosim në një enë plastike të lyer me vaj ulliri, duke e rrotulluar brumin në të gjitha anët për t’u bërë me vaj.

Enës me topin e brumit e mbuloni me qeskë llastiku dhe e lini të pushojë 3-4 orë, në mënyrë që brumi të bëhet sa më i butë. Por, edhe nëse ju duhet për shpejtë, mund ta lini të pushojë një orë nëse temperatura e dhomës nuk është e ulët.

Pastaj, pasi ta hiqni nga ena kur të fryhet brumi mirë, e nxirrni nga aty, e bëni me miell dhe e ngjeshni edhe pak. Nëse ju duhet t’i bëni katër pica të mëdha, ky brumë është ideal. Nëse dëshironi vetëm dy pica, ndajeni brumin në gjysmë me thikë, dhe gjysmën tjetër lëreni për herën tjetër./Gazeta Express/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares