Connect with us

Auto Info

Lincoln mund t’i largojë disa modele dhe të fokusohet në makinat SUV

Published

on

Për disa modele që nuk po kërkohen shumë, nuk pritet të jenë ende në linjat e prodhimit

Vitin e kaluar, Ford ka bërë të ditur se do të largojë nga prodhimi Fusion, Focus, Fiesta dhe Taurus, në mënyrë që të fokusohet në makinat SUV, që janë shumë më të kërkuara në treg.

Njëjtë ndodhë edhe me Lincoln që është në kompani të Ford, modelet e së cilës MKZ dhe Continental, nuk janë aq të kërkuar.

Asnjë prej tyre nuk është shitës i madh në Lincoln, pasi janë shitur për 23.3 për qind nga veturat tjera gjatë këtij vitit, derisa 27.6 për qind në vitin e kaluar.

Të dy këto modele mund të largohen nga prodhimi, apo të pësojnë vetëm përditësime të lehta, nëse mbesin në treg për më gjatë.

“Do të punojmë, ashtu si e kërkon tregu dhe makinat SUV, për momentin janë kryesoret dhe më të kërkuarat”, ka thënë një nga zyrtarët në Lincoln Michelle Crebs.

Sipas tij, këto makina do ta ruajnë nivelin e luksit që ka Lincoln, pasi është treguar se është i pëlqyer dhe shumë i mirë.

Auto Info

Kapet nga policia me arsenal armësh një person nga Kopanica

Published

on

By

Arrestohet një person nga Kopanica e Sarajit, i konfiskohen armë dhe municion

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 57-vjeçar nga Kopanica e Shkupit pasi tek i njëjti është gjetur një armë që ka lidhje me një krim të kryer nga një person tjetër në Strumicë.

Nga MPB thonë se pas arrestimit janë kryer kontrolle edhe në burgun e Idrizovës, ku janë gjetur fakte për tregti të paligjshme me armë.

“Është privuar nga liria I.B.(57) nga fshati Kopanicë, Shkup. Zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e I.B., me ç’rast kanë gjetur një pistoletë tip “Staer” me dy karikatorë dhe 61 fishekë të kalibrit 9 mm. Nga hetimi i kryer, u konstatua se arma e kishte origjinën nga një vjedhje e kryer më 20 janar 2023 në shtëpinë e M.B. në Strumicë nga i afërmi i saj P.I.(25) nga Strumica, e cila më 23.01.2023 është privuar nga liria dhe tashmë është në paraburgim prej 30 ditësh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Auto Info

Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi Maqedonas

Published

on

By

Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë është gjetur në banesë me qira në Bujanoc, konfirmon Prokuroria e Lartë Publike nga Vranja. Bëhet fjalë për një 30 vjeçar nga Shkupi.

“Policia në Bujanoc e ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë se në Bujanoc është gjetur trupi i pajetë i N.N. Pas hetimit nga ekipi inspektues i Stacionit Policor Bujanoc, në prani të mjekut ligjor, është konstatuar se bëhet fjalë për A.R (30) nga Shkupi”.

“Nga ana e ekspertit mjeko-ligjor është kryer hetimi dhe ekspertiza e trupit dhe është konstatuar se nuk ka gjurmë që të tregojnë se vdekja është shkaktuar nga dhuna”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Auto Info

Minus 3 gradë celsius dhe borë që arrin deri në 26 cm

Published

on

By

Deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, shtresa e borës në Kodrën e Diellit ka arritur në 26 centimetra, ku edhe është matur temperatura më e ftohtë -3 gradë Celsius.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, mëngjesin e sotëm janë matur -2 gradë në Lazaropolë, 0 në Mavrovë, 1 në Krushevë, 3 në Ohër dhe Pretor, 4 në Kriva Pallankë, 5 në Tetovë, Berovë, Manastir, Prilep dhe Vinicë, 7 në Shkup, Petrovec dhe Kumanovë, 8 në Shtip, Strumicë dhe Gjevgjeli, 9 në Dojran dhe 10 gradë në Demir Kapi.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Berovë – 34 litra për metër katror, pastaj në Dojran, në Gjevgjeli 22 litra, në Vinicë 14 litra, në Kriva Pallankë dhe Ohër 12, në Mavrovë 11 litra për metër katror, në Tetovë dhe Lazaropol 10 litra për metër katror, në Manastir 9, në Prilep dhe Krushevë 8, në Pretor dhe Kumanovë 6 litra për metër katror, kurse në Shkup Petrovec, Shtip dhe Demir Kapi 3 litra për metër katror.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares