Connect with us

Lajme

Fillojnë hetimet e para të qeverisjes së Ragmi Mustafës në Preshevë (video)

Përfaqësues të Institucionit Revizor Shtetëror të Serbisë janë takuar me udhëheqësit e komunës së Preshevës, të cilët do të kontrollojnë për shpenzimet e parasë publike.

Gjatë diskutimeve që zhvilluan në sallën e kuvendit komunal janë akorduar që revizori të fillojë kontrollimet për periudhën e vitit 2015/2016.

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës është shprehur se revizori do të kontrollojë shpenzimet e bëra në administratën dhe ndërmarrjet publike komunale.

Këto janë hapat  e parë të kryetarit Arifi për të sqaruar se a janë barë keqpërdorime gjatë qeverisjes së Ragmi Mustafës gjithashtu mbetet të shihet se a do të përfshihen dhe periudha të mëhershme të qeverisjes lokale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

AAK-ja insiston që Haradinaj të jetë president i Kosovës, përmend dy opsione në rast se dështon zgjedhja e tij

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të insistojë se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i ardhshëm i vendit. AAK-ja vlerëson se Haradinaj është person unifikues, ashtu siç e kërkon mandati i presidentit.

Kanë mbetur edhe pak muaj kur presidentit aktual, Hashim Thaçi, i skadon mandati kushtetues si president i vendit, por në publik kanë filluar kalkulimet politike se kush mund të zëvendësojë atë.

Pak muaj më parë në koalicionin LVV e LDK me kryeministër Albin Kurti, posti i presidentit gati sa ishte bërë mollë sherri për mosarritjen e koalicionit se kujt do të duhej t’i takonte ky post i rëndësishëm në Kosovë.

Por, sot kemi një koalicion tjetër ndërmjet LDK-së, AAK-së, NISMA Socialdemokrate dhe komuniteteve në Kosovë dhe tashmë edhe në këtë koalicion ka filluar “lufta” se kush duhet ta ketë postin e presidentit në të ardhmen.

AAK-ja që është partneri i dytë i koalicionit beson që propozimi i tyre do të mbështetet edhe nga partitë tjera që nuk janë në koalicion qeverisës, teksa paralajmëron se vendi duhet të jetë i gatshëm për zgjedhje të reja në rast se dështon zgjedhja e presidentit.

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se për zgjedhjen e Haradinajt në pozitën e presidentit duhet një marrëveshje më e madhe sesa e koalicionit aktual.

“Ne e kemi propozuar kryetarin Ramush Haradinaj për president, pasi që është person unifikues dhe ka bashkëpunim gati me të gjitha partitë politike, ashtu siç e kërkon mandati i presidentit. Mirëpo, siç e dini për t’u zgjedhur president duhet një marrëveshje më e madhe sesa koalicioni aktual, besoj që këto tema në ditët në vazhdim do të diskutohen më shumë”, deklaroi ajo.

Kadriaj përmendi edhe dy opsione në rast së dështon zgjedhja e Haradinajt për president.

“Nëse nuk pajtohen partitë politike për Haradinajn president atëherë janë dy opsione: duhet një president konsensual ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje sepse nëse dështon zgjedhje e presidentit atëherë me Kushtetutë vendi shkon në zgjedhje. Ne nuk kemi thënë që do të prishet koalicioni, ne kemi dhënë një propozim dhe kemi menduar që është propozimi më i duhur që Haradinaj të jetë president në këtë situatë që gjendet vendi”, pohoi ajo.

Më tej, nënkryetarja e AAK-së tha se beson që propozimi i tyre të marrë përkrahje edhe të partive tjera.

“Unë besoj që do ta kemi përkrahjen edhe të partive tjera jo vetëm të koalicionit. Këto mbesin të diskutohen në ditët në vazhdim sepse presidenti ka një mandat, dhe shpresojmë që Gjykata nuk do të jap një verdikt ku do të detyrohet të japë dorëheqje dhe të paraqitet në Hagë, por të vazhdojë mandatin deri në datën të cilën e ka. Përndryshe, vendi duhet me qenë i përgatitur për zgjedhje dhe të shohim ditët në vijim, ku liderët politikë do të diskutojnë për këtë çështje”, tha ndër tjera Kadrijaj.

Ndryshe, presidentit Hashim Thaçi do t’i përfundojë mandati në prill të vitit 2021. Thaçi ka paralajmëruar se pas përfundimit të mandatit, ai do të largohet na politika.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë. Zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

“Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidat për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.

Më tej në Kushtetutë thuhet se “Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës”.

Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë ditësh.

Continue Reading

Kosovë

Milaim Zeka hedh akuza të rënda mbi avokatin e veteranëve Tomë Gashi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka po çuditet se pse Organizata e Veteranëve të Luftës vendosi që ta angazhojë Tomë Gashin si avokat të saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Zeka ka përshkruar momentin e debatit mes zyrtarëve të Speciales dhe atyre të OVL-së.

Ai thotë se debati që bëhej aty, ishte në atë formë sikurse të ishin ata personat që do të zhbënin Specialen.

“Skandali dhe loja me dosje doli akoma me keq i menagjuar dje, kur zyrtaret e Prokurorise Speciale kishin ardhur per t’i marre ato. Une kam qendruar per rreth 30 minuta ne takim, dhe sinqerisht me ka ardhure teper keq per menyren e dialogut se si eshte zhvilluar. Perfaqesuesit e OVL flisnin me hetuesit, sikur ata te ishin personat te cilet e zhbenin Gjykaten. Pastaj u tha “qe nuk do te dorezoheshin materialet pa prezencen e organeve shteterore te Kosoves, dhe avokatit”! Dihet qe avokat i kesaj Organizate eshte Gafurr Elshani, ish i burgosur dhe i perndjekur politik, dhe njeherit njeri nga themeluesit e UÇK se”, ka shkruar ai.

Zeka thotë madje se Tomë Gashi shtrembëroi faktet, duke thënë se materialet kanë rrjedhur nga Haga.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, dhe se zyrtarët e Speciales kanë thënë se po e hetojnë rastin.

“Tomqe rrejti edhe mbrame kur tha qe “gjoja dosjet nuk mi kane dhane”. Une eshte e vertete qe nuk i kam marre, po nuk kam menduar qe dosje aqe senzitive trajtohet sikur me kane krunde qe ua qesin lopeve”, tha Zeka.

Postimi i plotë i Zekës:

Pse Organizata e Veterave e zevendesoj avokatin Elshani me tomqen?

Skandali me dosjet eshte i jashtezakonshem. Pas Ëikiliksit, ky eshte skandali me i madh nderkombetar. Se kah kane dale, askush nuk e dine me saktesi. Se munde te kthehet ne bumerang per Kosoven dhe disa individ, kjo nuk ka fije dyshimi.

Duke e njohur mentalitetin ballkanik, qe bajraktari politik qendron mbi shtetin, mbi policine, mbi prokurorin e gjykatate, kjo eshte shume normale. Efekti ne raport me Gjykaten Speciale, nuk e di se cili do jet, ama menagjimi i kesaje situate eshte bere krejtesisht i pamenduar mire dhe si duhet. Po e lame kete pjese.

Skandali dhe loja me dosje doli akoma me keq i menagjuar dje, kur zyrtaret e Prokurorise Speciale kishin ardhur per t’i marre ato. Une kam qendruar per rreth 30 minuta ne takim, dhe sinqerisht me ka ardhure teper keq per menyren e dialogut se si eshte zhvilluar. Perfaqesuesit e OVL flisnin me hetuesit, sikur ata te ishin personat te cilet e zhbenin Gjykaten. Pastaj u tha “qe nuk do te dorezoheshin materialet pa prezencen e organeve shteterore te Kosoves, dhe avokatit”! Dihet qe avokat i kesaj Organizate eshte Gafurr Elshani, ish i burgosur dhe i perndjekur politik, dhe njeherit njeri nga themeluesit e UÇK se.

Por, krejte befas, ne loje hyri Tomqe gashi, i cili rrejti me bollek. Shtremberoje faktete juridike. Keqeinterpretoje biseden e zhvilluar ne mes hetueseve dhe OVL. Asnjeri nga hetuesit nuk ka deklaruar se materialet kane rrjedhur nga Haga. Ne po e hetojme rastin, thoshin hetuesit, ne menyren me njerezore.

Prandaj linde pyetja: Ku ishte qellimi qe te zevendesohej nje jurist siq eshte Gafurr Elshani, me nje magafon propogandues, i cili ka qene, eshte dhe do mbetete strumbullari i krejte faqeve te zeza ne kete vend. Kush e largoi dhe pse, Gafurr Elshanin?! Mos valle ka menduar dikush qe nje avokat duhet te shenderrohet ne taturanxhe propogandistike.

Tomqe rrejti edhe mbrame kur tha qe “gjoja dosjet nuk mi kane dhane”. Une eshte e vertete qe nuk i kam marre, po nuk kam menduar qe dosje aqe senzitive trajtohet sikur me kane krunde qe ua qesin lopeve.

Kjo puna e dosjeve, qysh po menagjohen, dmth me ja fute vetit. Ishalla jam i gabuar…!!!.

Continue Reading

Botë

A ju kujtohet nëna e famshme e 13 fëmijëve në Britani, sot ajo u gjet e vdekur në pyll

Mandy Gardner, 43 vjeçarja britanike nënë e 13 fëmijëve, e përfshirë në disa programe televizive për “shtatzanitë e saj të jashtëzakonshme”, raportohet se ka vrarë veten në një park pranë shtëpisë së saj.

Gardner ishte gjetur e vdekur në një park pyjor pranë shtëpisë së saj në West Sussex në fund të prillit dhe është varrosur në qershor.

Hetimet thanë se 43-vjecarja ishte parë e gjallë pesë ditë më herët dhe mjeku ligjor përcaktoi vdekjen si vetëvrasje.
Bija e saj Natasha shkruante asokohe në Instagram: “Sot i dhamë lamtumirën e fundit nënës tonë prej engjelli.”

Në vitin 2016, Mandy dhe bashkëshorti i saj Nathan kishin 11 fëmijë dhe po prisnin të 12-in.

Nëna e jashtëzakonshme thoshte se lindja e fëmijëve e bënte të dëshironte më shumë. Vetëm dy vjet më parë ajo kishte lindur fëmijën e 13-të.

Në programin televiziv për të Mandy thoshte: “Nganjëherë mund të kthehet në një kaos absolut; qentë vrapojnë në shtëpi, fëmijët ndjekin qentë, të rriturit ndjekin fëmijët, të cilët po ndjekin qentë”.

“Jo të gjitha shtatzanitë e mia ishin të planifikuara por të gjithë ne ikemi mirëpritur ardhjet e reja.”

Ajo tha më tej: “Çmenduria është normale në këtë shtëpi. A do ta këmbeja këtë me një jetë të qetë? Jo”.

Duke folur për tufën e fëmijëve të saj ajo shtonte: “Më duket se ka një element me varësinë ndaj lindjes së bebeve, por shpresoj të ndaloj te 12-ta”.

Continue Reading

Recent Posts