Connect with us

Maqedoni

FOTO/ Jeton Shaqiri shoqëron Isen Shabanin në Strugë! Sekretarit i mjafton ministri dhe nuk takon Degën e ASH-së

Published

on

Shqiptari e ka traditë që të mos pështyjë aty ku ka ngrënë dhe vazhdon të hajë bukë. Familja politike është po aq e rëndësishme sa nëna dhe baba dhe respektohet deri në fund. Këto janë dy parimet që politikanët shqiptarë njihen dhe vecohen, një virtyt I rrallë ky për shoqërinë në të cilën jetojmë.

Mirëpo, ky nuk është aspak rasti për sekretarin organizativ të Aleancës për Shqiptarët, Isen Shabani, i cili së fundmi në shoqërinë e Jeton Shaqirit të BDI-së, ka shkuar në Strugë për të parë ndjeshjen.

Ndonëse ka shkuar deri në Strugë, Shabani nuk është kthyer në degën e ASH-së, minimumi për të përshëndetur dhe i dhënë dorën kolegëve të tij me të cilët kanë kaluar një sërë sfidash, shkruan news33.

 

 

 

Maqedoni

Pendarovski: Aleanca s’do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

Published

on

By

Aleanca Veri-atlantike nuk do të lejojë që tensionet në Veriun e Kosovës të zgjerohen në vendet përreth, por as brenda Kosovës, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Vlerësimet e Aleancës janë se situatat atje nga koha në kohë kanë ardhur dhe do të vijnë deri në ndonjë pikë vlimi – flas për veriun e Kosovës, megjithatë forcat e Aleancës, të cilat ndërkohë do të përforcohen me një numër plotësues ushtarësh, janë të mjaftueshme që mos të lejojnë shtrirjen e jostabilitetit në pjesët tjera të Kosovës, jo vetëm në veri, do të thotë të mbeten të lokalizuara, aq më pak të shtrihen drejt nesh, ose drejt pjesëve tjera të rajonit”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Ai ka theksuar se kontributi i vendit të tij si një vend fqinj me Kosovën paraqet kontribut për stabilitetin edhe të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit më gjerë.

Continue Reading

Maqedoni

A do të kemi reshje shiu? Ja si parashikohet të jetë moti sot

Published

on

By

Moti sot, 2 qershor, do të jetë nën ndikimin masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin Shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperature relativisht të larta gjatë orëve të paradites.

Orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vëndin, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri. Sipas MetetoAlb, parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Continue Reading

Kosovë

Miq apo armiq të shqiptarisë? Pse Zana Avdiu, Berat Buzhala , Baton Haxhiu , Halil Matoshi “kryqzohen” nga shqiptarët

Published

on

By

Shqipëria dhe Kosova njihen për gazetarët profesionalistë dhe të gatshëm për të raportuar dhe për të ndarë opinionet e tyre ashtu si dhe janë, të vërteta. Mirëpo, ka dhe disa prej tyre të cilët, në zhargon popullor thuhet “ndryshe janë dhe ndryshe hiqen”  ose përpiqen të tërheqin vëmendje duke qënë kundër rrymës dhe duke shkelur mbi gjakun e tyre.

Këtu kemi analisten Zana Avdiu e cila arriti të tërheqë vëmendje me deklaratat e saj “ pa kripë”. Të gjithë e mbani mend kritikat e saj ndaj futbollistit Granit Xhaka, i cili në ndehsjen Zvicër-Serbi kapi organin gjenital para tifozave serbë.

Sipas Avdiut ky gjest i Xhakës ishte prej rrugaçi dhe i turpshëm. Ky veprim ju duk i pahijshëm, duke harruar kështu vuajtjet e popullit kosvar ngah serbët, përdhunimet e nënave dhe motrave të tyre, vrasjet e fëmijëve në djep.

“Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpërndarë atë foto. Pra, zero nivel”, tha ajo asoj kohe.

Le të kalojmë te gazetari i “mirënjohur” Berat Buzhala, i cili në çdo dalje të tij “ ndjell vrer”  ndaj shqiptarëve.

Jo më larg se dje një “propozim brilant”  i Berat Buzhalës nnxiti revoltë në rrjet. Analisti në mes të tensioneve të ashpra në Veri të Kosovës, ku prej pesë ditësh grupe ekstremistësh serbë po ushtrojnë dhunë ndaj policisë, KFOR dhe mediave, Buzhala e gjen problemin te flamuri kuq e zi.

Ai thotë se për sa kohë flamuri kombëtar shqiptar do të valëvitet krah atij të Kosovës, në institucionet e vendit, Kosova nuk do të mundë ta ulë kurrë flamurin e Serbisë.

“Postimi jopopullor: Nëse e ngremë flamurin tonë kombëtar, flamurin e Shqipërisë, në rreth në hyrje të Prishtinës, nëpër institucione, kurrë nuk do të mund t’ua heqim flamurin e Serbisë serbëve të Kosovës. Mirë, shkoni përpara dhe bërtisni”, tha ai.

Një tjetër gazetar është Baton Haxhiu i cili mban krahët e ngrohta sa Shqipëri dhe sa në Kosovë me tendera. Kur i leverdis është kundër Kurtit dhe kur jo i fërkon shpatullat atij. Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Halil Matoshi ndërkohë u kryqëzua për vlerësimin e tij rreth deklaratave për bashkimin Kosovë-Shqipëri, për të cilat tha se bëhen vetëm për interesa politike dhe si të tilla janë tërësisht boshe.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares