Gjatë një bisede me Tanin, këngëtari u shpreh se mund të vij një zarf i zi për shkak të debatit që pati me ish-banoren e shtëpisë Eva Alikajn.
Kujtojmë se kjo e fundit u përjashtua nga Vëllai i Madh dy ditë më parë, pasi ofendoi Krist Aliajn si dhe iu kthye Luizit duke i thënë “ta çaj kafkën”
Pjesë nga biseda:
Luizi: Më ka kapur një siklet
Tani: Për ça?
Luizi: Se mund të iki të shtunë.
Tani: Kush?
Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën
Tani: Seriozisht e ke?
Luizi: Për Zotin po
Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.
Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.
Tani: Nuk ka shanse
Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër
Tani: Nuk ka shanse