Connect with us

Futboll

Tomas Myler i lindur për të thyer tabu ja cilët jan lojtarët

Published

on

Rekordi/ Lojtarët me më shumë fitore në Bundesligë, Tomas Myler i lindur për të thyer tab

Bajerni do të “peshkojë” në javën e 23-të në Bundesligën gjermane Shtutgartin në transfertë, me qëllimin e vetëm, suksesin dhe mbajtjen e kreut. Përtej këtij faktori, Myler do të ketë shansin të barazojë rekordin e Oliver Kahn në aspektin e numrit të fitoreve në ligën vendëse.

33-vjeçari aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në këtë renditje, e përkthyer me 309 suksese, 1 më pak se Kahn, i cili mban shkallën e dytë më të ulët të podiumit. Ndërsa “rekordmeni” i kësaj kategorie ndodhet në Mynih dhe është Nojeri.

Kapiteni i Bajernit ia ka dalët të korrë suksese në 322 raste përgjatë kuotës së 478 sfidave. “Plakushi” nga Mynihu po përjeton formë të mirë dhe realizimi i ndonjë goli të mundshëm do të ishte mënyra më e mirë për ta kurorëzuar arritjen brenda “familjes”, pasi edhe Kahn ka luajtur me bavarezët.

Futboll

Ylli i zikaltërve i rikthen buzëqeshjen Interit

Published

on

By

Kontrata e Hakan Çalhanoglusë me Interin skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, por në Milanon zikaltër nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë nisur tashmë tratativat për rinovimin e tij.

Palët kanë rënë dakord për kohëzgjatjen e akordit të ri mes tyre, një akord 4-vjeçar deri në 2027-ën që pritet të zyrtarizohet pas sfidës me Porton më 14 mars.

Me vullnetin e klubit dhe vetë lojtarit për të vazhduar bashkë, për të zbuluar ngelet vetëm shuma e rinovimit, pasi mesfushori pritet të ketë një rritje të ndjeshme në pagën prej 5 milionë eurosh që përfiton aktualisht, me pretendimin për të shkuar në 6 milionë euro, ashtu si liderët Barela e Lautaro.

Continue Reading

Futboll

Mjete shpërthyese të hedhura nga tifozët e Lacios, e pëson keq një fëmijë

Published

on

By

Lacio triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Napolit, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, teksa raportohet se tifozët kryeqytetas kanë hedhur fishekzjarre dhe mjete shpërthyese në drejtim të mbështetësve të Napolit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 25-të.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë ndeshjes pati shumë shpërthime të forta fishekzjarrësh në drejtim të tifozëve të Napolit, ku një fëmijë e pësoi keq dhe u dërgua në spital pas lëndimeve të marra.

Continue Reading

Futboll

Reali triumfon edhe pa Benzemanë, madrilenët i shkojnë -5 kryesuesve të Barcelonës

Published

on

By

Reali feston edhe pa Karim Benzemanë. Madrilenët arritën të triumfonin me rezultatin 0-2 ndaj Osasunës në duelin e vlefshëm për javën e 22-të të La Ligës. Falë këtij triumfi kryeqytetasit kanë ngushtuar përkohësisht në -5 diferencën e pikëve nga kryesuesit e Barcelosës

 

Për sa i përket duelit të sotëm, ishte një sukses që erdhi me vuajtje, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Për golin e avantazhit duhet të vinte minuta e 78-të, teksa Valverde, pas një asisti të Vinicius Zhunior, arriti të mposhte portierin kundërshtar, duke bërë që te Reali të shpërthejë festa.

Për golin e dytë mendoi Asensio në minutën 90+2, ndërkohë që në minutën e 89-të, VAR-i i anuloi golin për pozicion jashtë loje Viniciusit.

Ndërkohë ditën e nesërme, do të zbresë në fushë Barcelona që do të përballet me Kadizin. Për sa i përket duelit të javës së 23-të të La Ligës, Realin e pret një sfidë tepër delikate, bëhet fjalë për derbin ndaj Atletiko Madridit.

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares