ShowBiz
E shtrirë mbi krevat dhe e zhveshur, Icardi i nxjerr foton “e nxehtë” Wanda Narës: E gjithë bota të bën “like”…

Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka qenë gjithmonë shumë e stuhishme. Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku nuk kanë munguar përplasjet dhe pajtimet, por së fundmi duket se dyshja janë përsëri bashkë.
Sulmuesi argjentinas ka publikuar disa foto me Wandën me rastin e 10-vjetorit të lidhjes:
“Ajo, gruaja ime, dashuria ime e vetme, Mbretëresha ime në këtë fushë të jetës, nëna e vajzave të mia… Të dua. 10 vite dashuri, na u desh të përjetonim miliona gjëra të bukura.
Të tjera jo aq të mira, duke luftuar zilinë, fyerjet, dallgët e larta të jetës, shumë ‘kllounët’ që donin të hipnin në këtë tren që vetëm ne e dimë se sa kushtoi, sa dhamë nga vetja për të pasur dhe për të qenë këta që jemi sot. Të dua dhe do të të dua gjithë jetën, Mbretëresha ime e bukur!”, ka shkruar ai por pas një kohe të shkurtër i ka fshirë të gjitha fotot.
Icardi ka postuar në Instastory një foto të Wandës, ku modelja shfaqet përmbys mbi shtrat dhe pothuajse e zhveshur. Ajo që tërheq vëmendjen është pikërisht komenti i tij.
ShowBiz
Adrola Dushi rrëfen vështirësitë e të qenit nënë e vetme

Modelja bukuroshe Adrola Dushi është nënë single. Duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijët “Në Kurthin e Piter Pan”, Adrola tha se nuk është e lehtë të rrisësh një fëmijë vetëm, megjithatë ajo rrëfeu se një ndihmë të madhe i kanë dhënë edhe prindërit e saj.
Adrola Dushi: Është shumë e vështirë. Është e vështirë që sot të rrisësh faktikisht fëmijë, nuk është aspak e lehtë në asnjë kuptim. Është ë vështirë psikologjikisht, emocionalisht, ekonomikisht. Por kur shikon një fëmijë para syve të tu, që të bën pafundësisht shumë krenare dhe ti e balancon dhe nuk e ndjen atë sakrificën, apo dhimbjen, apo frikën që ke për dhimbjen e tij. Nuk është aspak e lehtë dhe nuk do jetë kurrë e lehtë, por që merr një dashuri që nuk ka çmim.
Alketa Vejsiu: Të ndihmon nëna dhe babai apo jo për të rritur djalin?
Adrola Dushi: Mami dhe babi im janë dy njerëz që më kanë shpëtuar. Madje një ditë po u thoja po sikur t’ua marr Troin dhe babi më tha “ky po na jep jetë, ky po na mban në jetë”.
Alketa Vejsiu: Kështu që ti nëse vendos të zhvendosesh për shembull në Tiranë, në Prishtinë, kur të shohim të udhëtosh shpesh, çfarë do ndodhë me Troin, është pyetja kureshtare?
Adrola Dushi: Troi do të jetë me mamin e tij gjithmonë, deri kur ai të vazhdojë jetën e tij sigurisht. Troin nuk dua kurrë ta heq nga vetja. Realisht këto udhëtimet e mia për punë nuk janë aspak të lehta, as për mua, as për Troin, por të dy e dimë që të dy po bëjmë një sakrificë për të mirën tonë./tvklan.al
ShowBiz
Leonardo DiCaprio kapet nga paparacët në Paris me ish-in e Kylian Mbappe

Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të njohur dhe më të famshëm në Hollywood, por ai është gjithashtu i apasionuar pas modës dhe grave.
Kjo është arsyeja pse ai është parë në Javën e Modës në Paris, e cila po mbahet në kryeqytetin francez nga 27 shkurt deri më 7 mars.
Aktori nuk ka ndjekur vetëm sfilata, por ka mundur të shijojë edhe natën pariziane dhe në njërën prej tyre është parë me ish-partneren e përfolur të Kylian Mbappe, Rose Bertram.
Këtë e ka bërë të ditur prestigjiozja Daily Mail, e cila të premten ka publikuar imazhe të modeles belge me aktorin amerikan. Të dy morën pjesë në një festë të organizuar nga DiCaprio dhe miku i tij Richie Akiva në një restorant të njohur në Paris, Kuku.
Në mediat britanike thonë se në festë kanë mbërritur njëkohësisht ylli i ‘Titanic’ dhe modelja 28-vjeçare. Aktori ishte veshur në një stil casual, i gjithi në të zeza, me një kapele për të kaluar pa u vënë re nga paparacët, por edhe kështu kamerat arritën ta fotografonin para se të hynte në restorant.
Ajo është një modele nga Belgjika e njohur për të punuar me marka si H&M apo L’Oreal. Përveç se ishte me yllin e PSG-së, ajo ishte me një futbollist holandez, Gregory van der Wiel, me të cilin kishte një vajzë të quajtur Naleya, e cila tani është pesë vjeç. Pasi i dha fund lidhjes me këtë lojtar, me të cilin kaloi tetë vite, ajo u lidh me Mbappen, por që kur nisën thashethemet, ata nuk bënë deklarata për këtë dhe nuk u shprehën. Bertram hodhi poshtë të gjitha thashethemet duke thënë se ata nuk ishin bashkë.
ShowBiz
“Nuk e prisja fare”/ Kristi puth papritur Keisin

Pas daljes së Evës, Kristi u çiftua me Keisin për të performuar në “Dancing With Big Brother”. Gjatë ditës së sotme, ata të dy herë pas here bënë prova, për tu përgatitur për gjysmë finalen.
Teksa ishin në dhomën e gjumit, pak orë para natës gjysmë finale, Kristi papritur i dha një puthje në buzë Keisit, pasi ata mbaruan provat e kërcimit.
Në dhomë ishte edhe Armaldo me Kiarën, të cilët më pas u larguan dhe dyshja u ulën dhe nisën të bisedonin.