Connect with us

Shqipëri

Meta: “Misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë

Published

on

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta një ditë para protestës kombëtare të 3 marsit, të organizuar nga opozita, ka kujtuar manifestin e 2 Marsit.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se “Misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit”.

REAGIMI I METËS
Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit që tre vite më parë ju përgjigj thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin!
Misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek ardhmja duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare!

Të gjithë së bashku nesër në 3 Mars në mbrojtje të pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës! ✌️🇦🇱

Botë

Tharja e Venecias: E shkaktuar nga kinezët

Published

on

By

Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, po diskutohet për një mister i cili ka ndodhur ditët e fundit në Venecia.

Qyteti që ndodhet nën ujë, ka filluar të thahet dhe për këtë të ftuarit në studio Alfred Cako dhe Ilir Kulla ndajnë mendime të ndryshme.

Cako shprehet se këtë e kanë shkaktuar kinezët duke goditur me armë të teknologjisë së lartë për të marrë hak ndaj asaj që shkaktoi SHBA në Turqi dhe Siri në lidhje me tërmeti.

Pasi u godit Turqia nga dora e njeriut, u godit Venecia. Kinezët e kanë goditur me armë të teknologjisë së lartë. Kanë goditur dhe kanë krijuar çarje.

Pasi harpi i SHBA goditi Turqinë dhe Sirinë, këta goditën Venecian”, tha Cako.

Ndërsa Ilir Kulla shprehet se kjo është shkaktuar sepse bashkia dhe qeveria kanë investuar një super projekt, i cili nuk lë Venecian të përmbytet kur ka reshje, por për shkak të kësaj ujërat e detit nuk futen.

Po ashtu Kulla shton se kjo ka ndodhur edhe për shkak të tërheqjes së detit në të gjithë mesdheun.

E para duhet të shohim kushtet dhe rrethanat. Italia po vuan një thatësirë të jashtëzakonshme. Por dora e njeriut në Venecia lidhet me faktin që bashkia dhe qeveria italiane kanë investuar një projekt, i cili mbron Venecian nga përmbytja. Në momentin që ngrihet niveli i ujit, del një mur i cili ndalon përmbytjet.

Kjo ka shkaktuar një problem, mosfutjen e ujerave të detit dhe tani që ka një tërheqje të detit, nuk janë ata ujëra dhe kanë dalë këto kanale”, tha Kulla. abcnews.al

Continue Reading

ShowBiz

Luizi në ankth se mos del nga BBVIP

Published

on

By

Luiz Ejlli ka shprehur sërish frikën se mund të largohet gjatë spektaklit të sotëm nga shtëpia e “BBVIP”.

Gjatë një bisede me Tanin, këngëtari u shpreh se mund të vij një zarf i zi për shkak të debatit që pati me ish-banoren e shtëpisë Eva Alikajn.

Kujtojmë se kjo e fundit u përjashtua nga Vëllai i Madh dy ditë më parë, pasi ofendoi Krist Aliajn si dhe iu kthye Luizit duke i thënë “ta çaj kafkën”

Pjesë nga biseda:

Luizi: Më ka kapur një siklet

Tani: Për ça?

Luizi: Se mund të iki të shtunë.

Tani: Kush?

Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën

Tani: Seriozisht e ke?

Luizi: Për Zotin po

Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.

Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.

Tani: Nuk ka shanse

Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër

Tani: Nuk ka shanse

Continue Reading

ShowBiz

VIDEO/ “Kryeministri i ardhshëm”, ngrihet mbi protestuesit demokratë droni me Luizin

Published

on

By

E teksa protesta ka nisur të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë përzgjedhur banderola të ndryshme.

Pjesë e kësaj protestë është bërë edhe “Luizi i Big Brother”. Disa protesues kanë ngirtur dronin me një banderolë ku shkruhet “Luizi kryeministër i ardhshëm”.

Ndërkohë, një tjetër banderolë e cila po përdoret në protestën e sotme është ajo e cila po mbahej nga të rinjtë e FRPD-së ku shkruhej “Mjaft është mjaft”.

Gjithashtu ata kanë krijuar edhe imazhin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtorit të FBI Charles McGonigal, të veshur me rroba burgu, një kostum karakteristik me vija të bardha e të zeza.

 

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares