Neymar ka një kontratë deri në 2025, por në fund të këtij sezoni pritet që sulmuesi të dalë në “ankand”, pasi në garë për të siguruar shërbimet e tij janë futur shumë klube nga Premier League.

Sipas 90min: Liverpool, Man.City, Man.United, Chelsea dhe Newcastle janë të gatshëm të investojnë për të siguruar shërbimet e Neymar. PSG nuk kërkon më shumë se 60 milionë euro për kartonin e tij, por “beteja” do të bëhet kush ofron më shumë për lojtarin.