Connect with us

shqiperi|slider-post

Colombo “zbulon” Shqipërinë/ Sekretari i përgjithshëm i Ligave Europiane të futbollit, takime në Tiranë

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Ligave Europiane, Alberto Colombo, zhvilloi një vizitë në Shqipëri, ku u takua me drejtuesit më të lartë të FSHF-së dhe me anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit në vendin tonë.

Në këtë takim ai u njoh me zhvillimet e futbollit shqiptar, projektet e FSHF-së si edhe me mbrojtjen e të drejtave të futbollit vendas, klubeve, lojtarëve dhe të tifozerisë. Në vijim vizita u spostua në stadiumin “Air Albania”, aty ku Alberto Colombo zhvilloi një takim edhe me  përfaqësuesit e 10 klubeve anëtare të ligës.

“Qëllimi kryesor i FSHF-së, i LPF-së dhe gjithkujt që merret me futbollin është zhvillimi i futbollit, i futbollit të fëmijëve, sigurimi i të ardhmes, por gjithsesi hapi i parë krijimit të Ligës padyshim që ka qenë bashkimi i klubeve të ‘Abissnet Superiore’. E mira dhe perspektiva do të ishte bashkimi i të gjithë klubeve profesioniste, sepse të gjithë duhet të bashkojnë forcat për të pasur më shumë të ardhura”, u shpreh Armand Duka.

Shoqata e Ligës Profesioniste Europiane është e përbërë nga 40 anëtarët më të rëndësishëm të futbollit europian dhe në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n.

“Ishte një takim interesant, mundësia e parë për Ligat Europiane që të zhvillonim këtë vizitë në bashkëpunim me Ligën Profesioniste të Futbollit shqiptarë. Kemi përgëzuar iniciativën për krijimin e kësaj lige, pasi është një hap thelbësor në procesin e zhvillimit të futbollit profesionist. Jemi shumë të lumtur që Ligën Profesioniste e Futbollit ka vendosur të bëhet anëtare e Ligave Europiane”, tha Alberto Colombo.

Më tej Alberto Colombo më tej vizitoi kompleksin Partizani, ku u prit nga drejtuesit e klubit kryeqytetas të cilët i prezantuan një nga investimet më të mëdha të futbollit në kryeqytet.

Shqipëri

Pas përfundimit të luftës për Ukrainën, njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë hapi i dytë

Published

on

By

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov teksa iu është bashkuar urimeve për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pohoi se hapi i radhës pasi të përfundoi lufta, do të jetë njohja e këtij shteti. Ne e dimë këtë çështje, e dimë këtë situatë, dimë gjithçka në lidhje me Kosovën, por unë dua të theksoj se Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe ju kërkoj të na lini të dalim nga zjarri i luftës dhe pasi të fitojmë, në fund t’i kthehemi temave të tjera. Sot për sot, gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr i luftës që po ndodh në Ukrainë. Kosova do të jetë hapi i dytë.

Nga Korça, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shukrov, gjithashtu foli për situatën e luftës që po zhvillohet në frontet mes Ukrainës dhe Rusisë, ku theksoi se shumica e territoreve tashmë janë çliruar nga pushtimi rus.

Ambasadori foli dhe për formulën e paqes, e cila është propozuar nga presidenti Zelensky me 10 pika, por konsideroi situatën aktuale të luftës shumë të ndërlikuar.

“Zona e frontit është 1500 kilometra, një zonë tepër e gjerë ku po përplasen fuqitë ushtarake të Rusisë dhe Ukrainës tha ambasadori Shukrov. Diplomati Shukrov deklaratat i bëri gjatë një dite me aktivitete të ndryshme të organizuara nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri dhe Bashkia e Korçës.

Continue Reading

Shqipëri

“Gëzuar Kosovë”, Meta në 15 vjetorin e pavarësisë: Në pak vite u kthye në një frymëzim për Shqipërinë!

Published

on

By

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar pavarësinë e Kosovës. Në një status në “Facebook”, Meta shkruan se në pak vite Kosova u kthyer në një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin.

Statusi

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur!

Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin!

Urimet më të përzemërta!

Continue Reading

Shqipëri

Politika shqiptare uron Pavarësinë e Kosovës

Published

on

By

Politikanët shqiptarë kanë uruar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Edi Rama ka uruar pavarësinë përmes një pikture të një fëmije që mban një balonë me flamurin e Kosovës.

“MIRËMËNGJES Gëzuar Pavarësinë”, shkruan Rama.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e quan një ditë që I bën të ndihen krenarë të gjithë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës  vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar gjithçka për Kosovën  e pavarur”<, shkruan Xhaçka.

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares