Bayern ishte superior në pjesën e parë, por goli i avantazhit erdhi me fillimin e pjesës së dytë, me Coman që goditi fluturimthi duke kapur të pa përgatitur dhe Donnarumma-n. Me Messi-n dhe Neymar shumë pak aktiv në fushë, trajneri Galtier aktivizoi menjëherë kartën Mbappe, me të në fushë, PSG kishte një marsh më shumë, por ishte sërish Bayern që i shkoi pranë golit të dytë, goditja e Coupo-Moting u ndal në shtyllë.

Mbappe u ndal fillimisht nga VAR, ndërsa në minutën e 72-të, Sommer bëri mrekullinë përballë yllit francez duke mbajtur portën të paprekur. Bayern e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë, Pavard u ndëshkua më karton të kuq në fund, i dyti i verdhë pasi një ndërhyrje ndaj Lionel Messi-t.

Bayern shijon këtë sukses, por nuk festojnë plotësisht, të vetëdijshëm se gjithçka vendoset në Mynih. Coman u shpall lojtari i ndeshjes duke vendosur dhe një rekord, bëhet lojtari i parë në historinë e Champions që fiton 39 ndeshje nga 50 ku ka marrë pjesë, si askush tjetër më parë.