Televizioni Alsat pret për dy ditë me radhë përgjigjen e qeverisë për të mësuar se cilat janë arsyet të cilat bënë që ekzekutivi të ndryshon vendimin e 24 nëntorit të vitit 2020 dhe ta abrogon të njëjtin për t’i mundësuar kompanisë “EPTISA” që ajo sot të jetë pjesë e kompanive mbikëqyrëse të punimeve në Korridorin 8 dhe 10-d i cili do të ndërtohet nga konzorciumi turko-amerikan “Bechtel&Enka”. Vendimi i sjellë në mbledhjen e Qeverisë më 9 shkurt 2021 nuk jep asnjë arsye pse “EPTISA” duhet të zhbllokohet për tenderë me vlerë mbi 1 milion euro. “Qeveria vendosi që pika nga seanca e 24 e mbajtur më 24 nëntor të vitit 2020 e cila thotë: “Të gjitha institucionet shtetërore dhe komunat të cilat realizojnë investime kapitale mbi 1.000.000 euro të mos angazhojnë kompaninë EPTISA për arsye jo etike, jo ligjore dhe të papërgjegjshme në mbikëqyrjen e fazës së parë të punimeve në ndërtimin e hekurudhës Kumanovë-Belakovce”, TË ABROGOHET”, thuhet në Vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 44 e mbajtur më 09.02.2021, pika 49./Alsat.mk
Lajme
Bullgaria largon ambasadorin nga Shkupi

Ftohja e marrëdhënieve RMV-Bullgari arriti kulminacionin me tërheqjen e Ambasadorit bullgar në Shkup dhe paralajmërimet se do të “ngrihen” të gjitha projektet me RMV-në. Mundësinë e këtillë, sic njofton KlanM, e paralajmëroi Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolaj Milkov, I cili kishte raportuar në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme.
Ai tha se ambasadori bullgar në Shkup, Angel Dimitrov, do të mbetet jashtë RMV-së derisa Sofja nuk sheh shenja të ndryshimeve. Gjithashtu, Bullgaria, do t`i ndërpres të gjitha projektet ndërshtetërore me RMV-në për shkak të rahjes së Hristijan Pendikov – Sekretar i Klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër.
Ministri I Jashtëm bullgar, ka deklaruar se Sofja pret hapa pozitiv në praktikë, respektivisht të dënohen personat që kanë shkaktuar dhunë nga urrejtja ndaj bullgarëve në RMV.
Milkov ka sqaruar se Sofja nuk do ta ndalojë integrimin evropian të Shkupit, pasi, sipas tij, RMV-ja asnjëherë nuk i ka nisur negociatat.
Ministri i Jashtëm bullgar Nikolaj Milkov dhe Ambasadori bullgar në Shkup, Angel Dimitrov, sic njofton KlanM, kishin raportuar në Komisionin e jashtëm parlamentar.
Në deklaratën për mediat, Milkov ka thënë se Bullgaria do të ndërmerr hapa vendimtarë nëse vazhdon gjuha e urrejtjes ndaj njerëzve me identitet bullgar në RMV. Pas raportimit dyorësh para deputetëve, Milkov tha se Hristijan Pendikovi vazhdon të kërcënohet derisa është në spital.
Lidhur me shënimin e 4 Shkurtit – Ditëlindjes së Goce Dellçevit, ai ka theksuar se nëse Bullgarët ndalohen në kufirin e RMV-së dhe nuk u lejohet të shkojnë në Shkup për ta shënuar këtë ditë, Bullgaria do të reagojë negativisht.
Lajme
Qeveria hesht për tenderin e kompanisë “EPTISA”

Qeveria akoma nuk ka një arsyetim mbi argumentet e Ministrisë së Financave e cila kërkoi largimin e kompanisë “EPTISA” nga e ashtuquajtura lista e zezë e kompanive me të cilat nuk guxojnë të bashkëpunojnë institucionet dhe komunat në projekte me vlerë prej mbi 1 milion euro.
Botë
Tharja e Venecias: E shkaktuar nga kinezët

Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, po diskutohet për një mister i cili ka ndodhur ditët e fundit në Venecia.
Qyteti që ndodhet nën ujë, ka filluar të thahet dhe për këtë të ftuarit në studio Alfred Cako dhe Ilir Kulla ndajnë mendime të ndryshme.
Cako shprehet se këtë e kanë shkaktuar kinezët duke goditur me armë të teknologjisë së lartë për të marrë hak ndaj asaj që shkaktoi SHBA në Turqi dhe Siri në lidhje me tërmeti.
“Pasi u godit Turqia nga dora e njeriut, u godit Venecia. Kinezët e kanë goditur me armë të teknologjisë së lartë. Kanë goditur dhe kanë krijuar çarje.
Pasi harpi i SHBA goditi Turqinë dhe Sirinë, këta goditën Venecian”, tha Cako.
Ndërsa Ilir Kulla shprehet se kjo është shkaktuar sepse bashkia dhe qeveria kanë investuar një super projekt, i cili nuk lë Venecian të përmbytet kur ka reshje, por për shkak të kësaj ujërat e detit nuk futen.
Po ashtu Kulla shton se kjo ka ndodhur edhe për shkak të tërheqjes së detit në të gjithë mesdheun.
“E para duhet të shohim kushtet dhe rrethanat. Italia po vuan një thatësirë të jashtëzakonshme. Por dora e njeriut në Venecia lidhet me faktin që bashkia dhe qeveria italiane kanë investuar një projekt, i cili mbron Venecian nga përmbytja. Në momentin që ngrihet niveli i ujit, del një mur i cili ndalon përmbytjet.
Kjo ka shkaktuar një problem, mosfutjen e ujerave të detit dhe tani që ka një tërheqje të detit, nuk janë ata ujëra dhe kanë dalë këto kanale”, tha Kulla. abcnews.al
Botë
Gjendet i vrarë shkencëtari që projektoi vaksinën ruse

Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i vdekur me shenja mbytëtëse nga një rrip.
Trupi u gjet të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.
Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë. Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V.
Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e ofrimit të shërbimeve seksuale.
Sputnik-V ishte vaksina ruse për COVID-19, e cila u përdor gjerësisht, përtej Rusisë, në vendet aleatet, përfshirë Turqinë./abcnews.al