Futboll
Sulmuesi Shqiptar dhuron “show” në Bundesligën gjermane

Sulmuesi Mërgim Berisha i ka dhënë fitoren Augsburgut përballë Borusia Mynshengladbah.
Në minutën e 82-të të ndeshjes, shqiptari realizoi një supergol me thembër duke i dhënë ekipit të tij një 3 pikësh shumë të vlefshëm.
Gjatë këtij sezoni Berisha është aktivizuar në 11 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe dhënë 4 asiste.
Augsburgu pozicionohet në vendin e 14-të me 18 pikë në klasifikimin e Bundesligës gjermane.
Futboll
Tomas Myler i lindur për të thyer tabu ja cilët jan lojtarët

Bajerni do të “peshkojë” në javën e 23-të në Bundesligën gjermane Shtutgartin në transfertë, me qëllimin e vetëm, suksesin dhe mbajtjen e kreut. Përtej këtij faktori, Myler do të ketë shansin të barazojë rekordin e Oliver Kahn në aspektin e numrit të fitoreve në ligën vendëse.
33-vjeçari aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në këtë renditje, e përkthyer me 309 suksese, 1 më pak se Kahn, i cili mban shkallën e dytë më të ulët të podiumit. Ndërsa “rekordmeni” i kësaj kategorie ndodhet në Mynih dhe është Nojeri.
Kapiteni i Bajernit ia ka dalët të korrë suksese në 322 raste përgjatë kuotës së 478 sfidave. “Plakushi” nga Mynihu po përjeton formë të mirë dhe realizimi i ndonjë goli të mundshëm do të ishte mënyra më e mirë për ta kurorëzuar arritjen brenda “familjes”, pasi edhe Kahn ka luajtur me bavarezët.
Futboll
Ylli i zikaltërve i rikthen buzëqeshjen Interit

Kontrata e Hakan Çalhanoglusë me Interin skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, por në Milanon zikaltër nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë nisur tashmë tratativat për rinovimin e tij.
Palët kanë rënë dakord për kohëzgjatjen e akordit të ri mes tyre, një akord 4-vjeçar deri në 2027-ën që pritet të zyrtarizohet pas sfidës me Porton më 14 mars.
Me vullnetin e klubit dhe vetë lojtarit për të vazhduar bashkë, për të zbuluar ngelet vetëm shuma e rinovimit, pasi mesfushori pritet të ketë një rritje të ndjeshme në pagën prej 5 milionë eurosh që përfiton aktualisht, me pretendimin për të shkuar në 6 milionë euro, ashtu si liderët Barela e Lautaro.
Futboll
Mjete shpërthyese të hedhura nga tifozët e Lacios, e pëson keq një fëmijë

Lacio triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Napolit, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, teksa raportohet se tifozët kryeqytetas kanë hedhur fishekzjarre dhe mjete shpërthyese në drejtim të mbështetësve të Napolit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 25-të.
Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë ndeshjes pati shumë shpërthime të forta fishekzjarrësh në drejtim të tifozëve të Napolit, ku një fëmijë e pësoi keq dhe u dërgua në spital pas lëndimeve të marra.