Trajneri Zaharievski mbas dite ka paraparë të zhvillojë edhe një seancë stërvitore, që do shërbejë si parapërgatitje për ndeshjen e nesërme kundër Lokomotiv Tashkent nga Uzbekistani.
Ekipi strugan në tokën turke do të qëndrojë deri me datë 5 shkurt, ku pritet të zhvillojë gjithsej 4 ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të huaj, që gjithashtu po përgatiten në Turqi.
Përveç me ekipin e Lokomotiv Tashkent, Struga ka caktuar miqësore edhe me ukrainasit e Kryvbas (27 janar), danezët e Vejle (29 janar) dhe moldavët e Petrocub Hincesti (04 shkurt).
I vetmi kundërshtarë i panjohur, është ai i datës 31 janar, të cilin drejtuesit e Struga Trim Lum shpresojnë që ta përcaktojnë pas akomodimit në tokën turke.