Connect with us

Futboll

Saviç: Nëse mundëm Milanin meritojmë titullin

Published

on

Lacio i tregon vendin Milanit me një “poker” shumë të rëndë në stadiumin “Olimpico” në Romë. Kështu skuadra e Mauricio Sarrit doli nga tapeti i gjelbër me tri pikë shumë të çmuara për atë që përfaqëson gara për një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

Në fund të ndeshjes për mikrofonat e “Dazn” Sergei Milinkoviç-Saviç që u zgjodh edhe lojtari më i mirë.

“Mund të themi arritëm një fitore të bukur para tifozëve tanë. Bëmë një lojë të shkëlqyer dhe e merituam suksesin. Tani kokën poshtë dhe këmbët në tokë, le të ecim përpara me punë. Nëse luajmë si në tri ndeshjet e fundit, mund të shkojmë lart, shumë lart, gjithmonë ka momente që rivalët bien, por sa më shpejt t’i parakalojmë, aq më lart do të jemi. Titulli? Pse jo, nëse kemi luajtur një ndeshje të tillë kundër kampionëvenë fuqi pse jo?”, përfundoi serbi.

Futboll

Tomas Myler i lindur për të thyer tabu ja cilët jan lojtarët

Published

on

By

Rekordi/ Lojtarët me më shumë fitore në Bundesligë, Tomas Myler i lindur për të thyer tab

Bajerni do të “peshkojë” në javën e 23-të në Bundesligën gjermane Shtutgartin në transfertë, me qëllimin e vetëm, suksesin dhe mbajtjen e kreut. Përtej këtij faktori, Myler do të ketë shansin të barazojë rekordin e Oliver Kahn në aspektin e numrit të fitoreve në ligën vendëse.

33-vjeçari aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në këtë renditje, e përkthyer me 309 suksese, 1 më pak se Kahn, i cili mban shkallën e dytë më të ulët të podiumit. Ndërsa “rekordmeni” i kësaj kategorie ndodhet në Mynih dhe është Nojeri.

Kapiteni i Bajernit ia ka dalët të korrë suksese në 322 raste përgjatë kuotës së 478 sfidave. “Plakushi” nga Mynihu po përjeton formë të mirë dhe realizimi i ndonjë goli të mundshëm do të ishte mënyra më e mirë për ta kurorëzuar arritjen brenda “familjes”, pasi edhe Kahn ka luajtur me bavarezët.

Continue Reading

Futboll

Ylli i zikaltërve i rikthen buzëqeshjen Interit

Published

on

By

Kontrata e Hakan Çalhanoglusë me Interin skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, por në Milanon zikaltër nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë nisur tashmë tratativat për rinovimin e tij.

Palët kanë rënë dakord për kohëzgjatjen e akordit të ri mes tyre, një akord 4-vjeçar deri në 2027-ën që pritet të zyrtarizohet pas sfidës me Porton më 14 mars.

Me vullnetin e klubit dhe vetë lojtarit për të vazhduar bashkë, për të zbuluar ngelet vetëm shuma e rinovimit, pasi mesfushori pritet të ketë një rritje të ndjeshme në pagën prej 5 milionë eurosh që përfiton aktualisht, me pretendimin për të shkuar në 6 milionë euro, ashtu si liderët Barela e Lautaro.

Continue Reading

Futboll

Mjete shpërthyese të hedhura nga tifozët e Lacios, e pëson keq një fëmijë

Published

on

By

Lacio triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Napolit, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, teksa raportohet se tifozët kryeqytetas kanë hedhur fishekzjarre dhe mjete shpërthyese në drejtim të mbështetësve të Napolit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 25-të.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë ndeshjes pati shumë shpërthime të forta fishekzjarrësh në drejtim të tifozëve të Napolit, ku një fëmijë e pësoi keq dhe u dërgua në spital pas lëndimeve të marra.

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares