Connect with us

ShowBiz

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Luizi bisedon me Efin, Kiara e dëgjon: Le të bëjë çfarë të dojë, boll më! Ndihmë për mua s’ka

Published

on

E teksa të gjithë në shtëpi e sulmojnë duke thënë se është “sekretari i Kiarës”, Luizi ditën e sotme ka bërë deklaratën që shumica e shqiptarëve me zor po e prisnin.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e shtëpisë, Luizi është shprehur se nuk do të ndërhyjë më në bisedat e Kiarës me konkurentët e tjerë.

Duke përforcuar më tej atë që ai tha, Luizi theksoi se ajo është e zonja e vetes dhe nëse do të ketë nevojë për ndihmën e tij mjafton t’ja kërkojë.

Reagime të shumta ka pasur në rrjet lidhur me sjelljen e këngëtarit ndaj Kiarës. Të shumtë janë ata ndjekës të cilët shprehen se Luizi duhet të distancohet sadopak nga moderatorja dhe mos qëndrojë gjatë gjithë kohës si çadra e saj mbrojtëse.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Të flasë vetë, të bëjë çfarë të dojë vetë. Ndihmë për mua s’ka.

Efi: Mir bën o burr se nga nnjë anë shumë je munduar.

Luizi: Boll. E zonja e vetes është, të bëjë çfarë të dojë. Mua këtu më ka. Kur të jetë në siklet vetëm të më bëjë një shikim. Për sa kohë nuk ka nevojë për mua t’i bëjë ballë vetë. S’ka pasur nevojë për mua ndonjëherë, edhe mos pastë o Zot. Unë nuk jam sekretari i Kiarës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ShowBiz

VIDEO/ “Nuk është e lehtë të jetosh me mua”, Olta Gixhari përlotet teksa flet për bashkëshortin: Më pranoi siç jam

Published

on

By

Pas sqarimit rreth dy orë dhe rrëfimit të Efi Dhedhes, edhe Olta Gixhari ka treguar detaje nga jeta e sa personale. Aktorja e njohur është ndalur edhe te marrëdhënia e ngushtë që ka me partnerin e saj.

Madje Olta tha se sa herë përmend atë përlotet. Ajo u shpreh se ai i ka falur një qetësi shpirtërore, që ajo nuk e ka patur më parë. Ajo u shpreh se Dorin nuk e ndërron me asgjë në botë dhe se dashuria e saj për të është ekstreme.

Banorja e “Big Brother VIP2” tha se e kishte shumë të vështirë të bindej për njeriun e jetës së saj, sepse kërkonte dikë ta donte ashtu siç ishte ajo. Më pas Olta shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të gjente dikë që do ta donte aq shumë.

Continue Reading

ShowBiz

Luizi flet për hyrjen e Butrintit në BBV: Mua më nxjerr jashtë loje komplet

Published

on

By

Jashtë ambienteve të Big Brother Vip ndjekësit e kanë hedhur dhe pritur me mijëra herë tezën se “Butrint Imeri do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri”.

Dikush ka thënë se këngëtari do të bëhej pjesë e shtëpisë e dikush tjetër se do të hynte të suprizonte për ditëlindje ish-të dashurën e tij, moderatoren Kiara Tito.

Mirëpo, deri më tani asnjëra nuk ndodhi. Duke mos ditur se çfarë ndodh jashtë, Luizi si duket i ka ndjerë këto thashetheme dhe ka vendosur të bisedojë me banorët.

Gjatë një bisede me Mastron, Kiarën dhe Efin, këngëtari u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në “BBV” do ta nxirrte jashtë loje atë.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, ka shtuar Luizi.

Mirëpo në këtë moment ia pret Efi dhe Kiara duke i kërkuar të mos përmendë emra tëpersonave që nuk ndodhen aty.

Continue Reading

Magazina

Çfar diskutuan gjatë darkës Efi dhe Olta

Published

on

By

Përveç të gjitha hatërmbetjeve dhe debateve për çështje të ndryshme, një pikë tjetër që Olta dhe Efi kanë debatuar ka qenë Luizi.

Efi i tha Oltës se afrimi i saj me Luizin, ka ndodhur pas debatit të tij me Kejvinën. Ajo edhe një herë theksoi faktin se, qëndrimi i saj me Luizin ka ndodhur vetëm për shkak të Kiarës dhe se nuk ka asnjë pikë tjetër, që i lidh ata të dy.

Efi shtoi se ajo nuk ecën me shumicën dhe se nuk bën strategji në shtëpi. E vetmja gjë që ajo po përpiqet të tregojë brenda në shtëpi, janë vlerat e saj.

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares