Connect with us

Shqipëri

Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022 në Zvicër

Published

on

ShowBiz

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Luizi bisedon me Efin, Kiara e dëgjon: Le të bëjë çfarë të dojë, boll më! Ndihmë për mua s’ka

Published

on

By

E teksa të gjithë në shtëpi e sulmojnë duke thënë se është “sekretari i Kiarës”, Luizi ditën e sotme ka bërë deklaratën që shumica e shqiptarëve me zor po e prisnin.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e shtëpisë, Luizi është shprehur se nuk do të ndërhyjë më në bisedat e Kiarës me konkurentët e tjerë.

Duke përforcuar më tej atë që ai tha, Luizi theksoi se ajo është e zonja e vetes dhe nëse do të ketë nevojë për ndihmën e tij mjafton t’ja kërkojë.

Reagime të shumta ka pasur në rrjet lidhur me sjelljen e këngëtarit ndaj Kiarës. Të shumtë janë ata ndjekës të cilët shprehen se Luizi duhet të distancohet sadopak nga moderatorja dhe mos qëndrojë gjatë gjithë kohës si çadra e saj mbrojtëse.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Të flasë vetë, të bëjë çfarë të dojë vetë. Ndihmë për mua s’ka.

Efi: Mir bën o burr se nga nnjë anë shumë je munduar.

Luizi: Boll. E zonja e vetes është, të bëjë çfarë të dojë. Mua këtu më ka. Kur të jetë në siklet vetëm të më bëjë një shikim. Për sa kohë nuk ka nevojë për mua t’i bëjë ballë vetë. S’ka pasur nevojë për mua ndonjëherë, edhe mos pastë o Zot. Unë nuk jam sekretari i Kiarës.

Continue Reading

Botë

Konkurs kombëtar për gjuhën shqipe për nxënësit e klasave të 9-ta

Published

on

By

Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se pikërisht në këtë ditë është vendosur që të prezantohet nisma më e re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”. Siç shkruan kreu i qeverisë qëllimi do të jetë mbrojtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe brez pas brezi.

“Dhe në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit sot prezantojmë nismën më të re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”, një sprovë e bukur mes nxënësve që i shërben mbrojtjes e kultivimit të gjuhës shqipe brez pas brezi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Konkursi do të zhvillohet midis klasave të nënta nga të gjitha shkollat e vendit. Konkursi do të zhvillohet në dy faza, e para në nivel zyrash arsimore dhe e dyta në nivel kombëtar. Faza e dytë do të transmetohet në televizionin publik në 13 episode dhe 1 finale të madhe./tvklan.al

Continue Reading

Botë

Joe Biden Emëron ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë

Published

on

By

Presidenti amerikan Joe Biden do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik, në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, për të zëvendësuar në këtë detyrë Yuri Kim, të cilës i përfundoi mandati.

Kostelancik ka shërbyer edhe më herët në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike. Aktualisht, ai mban detyrën e Këshilltarit për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.

Gjithashtu, diplomati Kostelancik ka punuar dhe si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit. Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë si dhe në misionet e SHBA në OSBE dhe NATO.

I lindur në Ilinois, Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northëestern të këtij shteti. Ai ka dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës dhe Universiteti i Miçiganit.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares