Connect with us

Botë

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb letër për Escobar: Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi!

Published

on

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar një letër të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes kësaj letre, Kamberi i ka kërkuar Escobarit që Lugina e Preshevës të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti shqiptar shkruan se kjo ishte mundësia e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.“Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e quan si mundësi e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriel Escobar. Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ja përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”-shkruan ndër të tjera Kamberi.

Botë

Këto janë pajisjet që përdorin më shumë energji kur janë të fikur

Published

on

By

Një ekspert i kursimit të parave ka zbuluar se cilat pajisje përdorin më shumë energji kur janë të fikur.

Ne të gjithë po kërkojmë të kursejmë para ku të mundemi dhe të shkurtojmë përdorimin e energjisë sa më shumë që të jetë e mundur.

Fikja e pajisjeve që ju harxhojnë energjinë kur lihen në prizë mund t’ju kursejë para.

Ekspertët kanë paralajmëruar se lënia e sendeve të përditshme si kompjuterët dhe dritat e sigurisë ndezur mund  të shkaktojë rritje të kostove.

Ben Gallizzi  tregon pajisjet që mund të rrisin kostot edhe kur janë të fikur.

Ai tha: Ka një sërë pajisjesh rreth shtëpisë tuaj që mund të shtojnë faturat tuaja të energjisë. Kjo mund të përfshijë pajisjet e mbetura për t’u karikuar, si laptopët, tabletët dhe telefonat celularë, si dhe televizorët.

Continue Reading

Botë

Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit e telefonave Samsung: Ky aplikacion lejon hakerat të marrin të dhënat personale

Published

on

By

Një paralajmërim është lëshuar për pronarët e pajisjeve Samsung Galaxy, duke i nxitur ata të kontrollojnë telefonat e tyre Android sa më shpejt.

Miliona përdoruesve të pajisjeve celulare u është bërë një thirrje për t’u siguruar nëse kanë instaluar në telefonat e tyre versionin më të fundit të “Galaxy App Store”.

Ekspertët kanë zbuluar një dobësi brenda këtij aplikacioni që mund të bëjë që hakerët të instalojnë softuer në telefonat e Samsung pa lejen e përdoruesve.

Ky vjen si paralajmërimi i fundit nga ekspertët e sigurisë, pasi ata thanë se hakerat që instalojnë këtë softuer në pajisje mund të vjedhin të dhëna personale, si emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.

Kërcënimi u zbulua nga ekipi i NCC Group, i cili njoftoi Samsung për dobësinë në fund të vitit të kaluar

Continue Reading

Botë

Ali Ahmeti reagon për përfshirjen e Aleancës në qeveri

Published

on

By

Bisedime zhvillohen por jo për poste. Ky është qëndrimi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti i pyetur nëse Aleanca për Shqiptarët është ftuar t’i bashkohet pushtetit. Ai këmbëngul se akoma nuk është biseduar për detajet duke mos theksuar se nga sa poste ministrore është i gatshëm të heqë dorë për t’i bërë vend partnerit të ri eventual.

“E gjithë kjo nuk ndodh për të shpëtuar qeverinë. E gjithë kjo nuk ndodh për të shpëtuar BDI-në. E gjithë kjo ndodh për procese, janë procese të rëndësishme. Janë procese që duhet të kontribuojmë që të gjithë.

Anëtarësimi në BE është rrugëdalja e vetme që të ndalim pakësimin e njerëzve në vend, njerëzit po na ikin, si t’i ndalim këta dhe si të krijojmë kushte për t’i kthyer ata që janë jashtë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të intensifikohen takimet e partnerëve të koalicionit qeveritar për zgjerimin eventual. LSDM-ja tashmë ka dëgjuar qëndrimet e partive të koalicionit parazgjedhor si Lidhjes Demokratike, Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë, Partisë Liberal Demokrate, etj. Pavle Trajanov vlerëson se parimi i përfaqësimit të drejtë etnik duhet të pasqyrohet edhe në përbërjen e kabinetit qeveritar.

“Përfaqësim i drejtë i të gjithë bashkësive etnike në qeveri dhe në të gjitha institucione e tjera… Unë angazhohem për këtë parim dhe nëse qeveria e re kompozohet në atë mënyrë do ta mbështes. Në të kundërtën, nuk jemi të gatshëm si parti të pranojmë shantazhe. Ajo parti e cila ka problem me grupin parlamentar duhet ta paguaj çmimin. Tani BDI-ja ka gjashtë vende ministrash, nëse duan partner të ri, duhet të heqë dorë nga dy ministri dhe ajo do të ishte në rregull”, u shpreh Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Aleanca për Shqiptarët do të formojë grup negociator i cili do t’i zhvillojë takimet me partitë në pushtet. Më pas, nga partia e Arben Taravarit do të drejtohen me referendum strukturave dhe degëve për të marrë vlerësimin e tyre për përfshirjen e mundshme në qeveri.

Aktualisht ka zëra se kjo parti mund të marrë tre pozita ministrash, disa zv.ministra dhe disa drejtori. /Alsat.mk

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares