ShowBiz
Aktorja rrëfen traumën e ngacmimeve në rrjetet sociale: Ndihem sikur po sulmohem seksualisht 100 herë në ditë

Por ka edhe postime më të këqija, ku një burrë e ka kërcënuar me vrasje. “Ai shkroi në Twitterin tim se do më priste me thikë, do më pinte gjakun dhe më pas do më përdhunonte”, tregoi Emily. 33-vjeçarja, e cila është beqare dhe jeton në Londër pohon se ndihet e kërcënuar. “Kur jam në shtrat natën dhe dëgjoj ndonjë zë, tmerrohem. Ndihem fizikisht e kërcënuar. Njerëzit thonë: ‘bllokoji dhe fshiji”. OK, por ata mund të vijnë në derën time.”
Përveç kësaj, media sociale – ku ajo ka 1.8 milionë ndjekës në Instagram dhe gati 400,000 në Twitter. “Është një pjesë shumë reale e punës sime.”, tha ajo. Aktorja dhe komediani, e cila luajti Charlotte në serialin kult ‘The Inbetweeners’ dhe ishte nënkampione në edicionin 2018 të ‘I’m A Celebrity… Get Me Out of Here!’, tani ka programin e saj ITV2, The Emily Atack Shoë, duke përzier skica me materiale nga shfaqjet e saj live të komedisë. Të thuash të heqësh dorë nga rrjetet sociale – ku ajo lidhet me fansat dhe shfaq punën e saj – për të shmangur ngacmimet “është si të thuhet se nuk mund të shkosh në shtëpi natën”, thotë ajo.
Pasi bota ‘ndali’ për shkak të pandemisë, aktorja u përball me një lumë mesazhesh të tilla. “Më bëri të ndihem dhjetë herë më i izoluar, e pambrojtur dhe e vetmuar. Sepse papritmas po shikoja përreth meje, duke menduar: ‘Nuk kam njeri që të më mbrojë këtu. Madje, nuk kam askënd për të qeshur me të.’ Më erdhi shumë keq për këtë. Sulmi më bëri të ndihesha “e vetmuar, e neveritshme, e turpëruar, e dhunuar. Ndihet si sulm seksual, dhe mua më duket sikur po sulmohem seksualisht qindra herë në ditë.”, tha ajo.
ShowBiz
VIDEO/ “Nuk është e lehtë të jetosh me mua”, Olta Gixhari përlotet teksa flet për bashkëshortin: Më pranoi siç jam

Pas sqarimit rreth dy orë dhe rrëfimit të Efi Dhedhes, edhe Olta Gixhari ka treguar detaje nga jeta e sa personale. Aktorja e njohur është ndalur edhe te marrëdhënia e ngushtë që ka me partnerin e saj.
Madje Olta tha se sa herë përmend atë përlotet. Ajo u shpreh se ai i ka falur një qetësi shpirtërore, që ajo nuk e ka patur më parë. Ajo u shpreh se Dorin nuk e ndërron me asgjë në botë dhe se dashuria e saj për të është ekstreme.
Banorja e “Big Brother VIP2” tha se e kishte shumë të vështirë të bindej për njeriun e jetës së saj, sepse kërkonte dikë ta donte ashtu siç ishte ajo. Më pas Olta shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të gjente dikë që do ta donte aq shumë.
ShowBiz
Luizi flet për hyrjen e Butrintit në BBV: Mua më nxjerr jashtë loje komplet

Jashtë ambienteve të Big Brother Vip ndjekësit e kanë hedhur dhe pritur me mijëra herë tezën se “Butrint Imeri do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri”.
Dikush ka thënë se këngëtari do të bëhej pjesë e shtëpisë e dikush tjetër se do të hynte të suprizonte për ditëlindje ish-të dashurën e tij, moderatoren Kiara Tito.
Mirëpo, deri më tani asnjëra nuk ndodhi. Duke mos ditur se çfarë ndodh jashtë, Luizi si duket i ka ndjerë këto thashetheme dhe ka vendosur të bisedojë me banorët.
Gjatë një bisede me Mastron, Kiarën dhe Efin, këngëtari u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në “BBV” do ta nxirrte jashtë loje atë.
“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, ka shtuar Luizi.
Mirëpo në këtë moment ia pret Efi dhe Kiara duke i kërkuar të mos përmendë emra tëpersonave që nuk ndodhen aty.
Magazina
Çfar diskutuan gjatë darkës Efi dhe Olta

Përveç të gjitha hatërmbetjeve dhe debateve për çështje të ndryshme, një pikë tjetër që Olta dhe Efi kanë debatuar ka qenë Luizi.
Efi i tha Oltës se afrimi i saj me Luizin, ka ndodhur pas debatit të tij me Kejvinën. Ajo edhe një herë theksoi faktin se, qëndrimi i saj me Luizin ka ndodhur vetëm për shkak të Kiarës dhe se nuk ka asnjë pikë tjetër, që i lidh ata të dy.
Efi shtoi se ajo nuk ecën me shumicën dhe se nuk bën strategji në shtëpi. E vetmja gjë që ajo po përpiqet të tregojë brenda në shtëpi, janë vlerat e saj.
You must be logged in to post a comment Login