Connect with us

ShowBiz

VIDEO/ Banorja e Big Brother rrëfen betejën me tumorin, largohet nga shtëpia për kontroll mjekësor

Published

on

Këngëtarja Nita Latifi ka rrëfyer ditën e sotme betejën e saj me tumorin dhe shqetësimet që ka pasur ditët e fundit.

Nita tregoi se pas hyrjes në shtëpi ishin shfaqur disa shqetësime që lidheshin me të njëjtin problem.

Si pasojë e këtyre shqetësimeve në koordinimin me produksionin ajo është larguar nga shtëpia ditën e sotme përkohësisht për të kryer një kontroll mjekësor.

Teksa u rikthye në shtëpi Nita i tregoi banorëve se nga analizat e kryera ka ende diçka, por nuk është shqetësuese.

“Dua të ndaj me ju një ngjarje që ka ndodhur këto ditë me mua dhe që në fund të gjithë kësaj është një mesazh, një shqetësim, një sukses, të gjitha i ka brenda. Vitin e kaluar, unë kam pasur tumor në gji dhe jam operuar dhe doli gjithçka me sukese. Në momentin që kam hyrë këtu në shtëpi, ka disa ditë që kam pasur shtrëngime, shqetësime, disa dhimbje, gjatë ditës.

Disa banorë e kanë vënë re shqetësimin tim, Nuk kam treguar sepse kam qenë sot me produksionin në kontroll, kam qenë jashtë sot. Brësa një kontroll tjetër dhe doli që ka ende diçka, por nuk është shqetësuese, është nën mbikqyrje. Dua ta them sepse ekzistojnë njerëz këtu brenda që nuk sillen kot rreth pishinës, sepse po e pres një përgjigje për një stres që e kam pasur që nuk e kam pasur për detyrë të ngarkoj askënd me problemet e mia. Për lojën që bëj këtu brenda, nuk kam nevojë as të viktimizohem, as të më shihni për gjynah. Kjo nuk do të ndikojë aspak në lojë” tha Nita, ku të gjithë banorët më pas të përlotur shkuan ta përqafojnë.

ShowBiz

VIDEO/ “Nuk është e lehtë të jetosh me mua”, Olta Gixhari përlotet teksa flet për bashkëshortin: Më pranoi siç jam

Published

on

By

Pas sqarimit rreth dy orë dhe rrëfimit të Efi Dhedhes, edhe Olta Gixhari ka treguar detaje nga jeta e sa personale. Aktorja e njohur është ndalur edhe te marrëdhënia e ngushtë që ka me partnerin e saj.

Madje Olta tha se sa herë përmend atë përlotet. Ajo u shpreh se ai i ka falur një qetësi shpirtërore, që ajo nuk e ka patur më parë. Ajo u shpreh se Dorin nuk e ndërron me asgjë në botë dhe se dashuria e saj për të është ekstreme.

Banorja e “Big Brother VIP2” tha se e kishte shumë të vështirë të bindej për njeriun e jetës së saj, sepse kërkonte dikë ta donte ashtu siç ishte ajo. Më pas Olta shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të gjente dikë që do ta donte aq shumë.

Continue Reading

ShowBiz

Luizi flet për hyrjen e Butrintit në BBV: Mua më nxjerr jashtë loje komplet

Published

on

By

Jashtë ambienteve të Big Brother Vip ndjekësit e kanë hedhur dhe pritur me mijëra herë tezën se “Butrint Imeri do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri”.

Dikush ka thënë se këngëtari do të bëhej pjesë e shtëpisë e dikush tjetër se do të hynte të suprizonte për ditëlindje ish-të dashurën e tij, moderatoren Kiara Tito.

Mirëpo, deri më tani asnjëra nuk ndodhi. Duke mos ditur se çfarë ndodh jashtë, Luizi si duket i ka ndjerë këto thashetheme dhe ka vendosur të bisedojë me banorët.

Gjatë një bisede me Mastron, Kiarën dhe Efin, këngëtari u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në “BBV” do ta nxirrte jashtë loje atë.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, ka shtuar Luizi.

Mirëpo në këtë moment ia pret Efi dhe Kiara duke i kërkuar të mos përmendë emra tëpersonave që nuk ndodhen aty.

Continue Reading

Magazina

Çfar diskutuan gjatë darkës Efi dhe Olta

Published

on

By

Përveç të gjitha hatërmbetjeve dhe debateve për çështje të ndryshme, një pikë tjetër që Olta dhe Efi kanë debatuar ka qenë Luizi.

Efi i tha Oltës se afrimi i saj me Luizin, ka ndodhur pas debatit të tij me Kejvinën. Ajo edhe një herë theksoi faktin se, qëndrimi i saj me Luizin ka ndodhur vetëm për shkak të Kiarës dhe se nuk ka asnjë pikë tjetër, që i lidh ata të dy.

Efi shtoi se ajo nuk ecën me shumicën dhe se nuk bën strategji në shtëpi. E vetmja gjë që ajo po përpiqet të tregojë brenda në shtëpi, janë vlerat e saj.

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares