Connect with us

Ekonomi

Rritja e pagës minimale në muajin mars mbi 21 mijë denar

Published

on

Rritja e paralajmëruar e pagës minimale në pranverë do të barazojë pagat në shumë veprimtari. Paga minimale në muajin mars duhet të jetë pak mbi 21 mijë denarë, kështu që sipas vlerësimeve, të punësuarit nga profesione të ndryshme do të kenë përafërsisht të njëjtën pagë. Që të mos ndodhë kjo dhe të ketë revoltë te punëtorët, është e nevojshme që rritjen ta ndjekë edhe pjesa tjetër e pagave. Autoritetet thonë se këtu nuk mund të reagojnë dhe e lënë këtë në marrëveshjen mes punëdhënësit dhe punëtorit.

“Nuk guxon të ketë pagë më të ulët se paga minimale. Gjithçka tjetër është marrëveshje mes punëdhënësit dhe punëtorit”, tha Jovana Trençevska Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Në Ligjin për pagën minimale është neni 8-a ku thuhet se punëdhënësit në afat prej gjashtë muajsh janë të obliguar t’i rrisin pagat tjera pas rritjes së pagës minimale, por ministrja Trençevska thotë se ky nen ka qenë i vlefshëm vetëm në vitin 2012 kur është miratuar zgjidhja ligjore dhe nuk vlen më shumë. Profesori i së drejtës së punës, Lazar Jovevski thotë për Alsat se rregullat e lojës mund të ndryshohen lehtësisht nëse autoritetet konsiderojnë se zgjidhja ligjore nuk vlen më. Ligjvënësit duhet të marrin masa për të parandaluar kaosin në sektorin privat, shton profesori.

“Shikojeni përmbajtjen e atij neni 8, për çfarë është ai. Dhe nëse e interpretojmë kështu, vërtet mendoj se… a duam të dëgjojmë atë që na përshtatet, apo duam të dëgjojmë të vërtetën“, tha Lazar Jovevski, profesor universitar.

Sektori privat është i vendosur se nuk e ka problem rritjen e pagës minimale, por do të ketë vështirësi në sigurimin e mjeteve për pjesën tjetër të pagave.

“Ngushtohet shumë dallimi mes atyre që punojnë për pagën minimale dhe atij të radhës, dhe tani duhet t’ia rrisim rrogën tjetrit, edhe atij të radhës, edhe atij të radhës, dhe kjo tashmë i bën shpenzimet shumë më të larta për kompanitë se ato për pagën minimale”, u shpreh Zoran Jovanovski, oda ekonomike.

Sindikata, nga ana tjetër, vlerëson se rritja e pagës minimale në muajin mars, në fakt është vetëm barazim i mjeteve në buxhetin e brendshëm në bazë të inflacionit të lartë në Maqedoni. Jo vetëm minimalja, sindikalistët apelojnë të rriten të gjitha pagat për të rikthyer fuqinë blerëse të punëtorëve./Alsat.mk

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Biznes

Paditet në gjykatë fabrika e çimentos “Titan Usje”

Published

on

By

Danella Arsovska dorëzon padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje” për shkak të ndotjes së ajrit. Arsovska tha se iniciativa përfshinë shkeljen e neneve 218, 230 dhe 234 të kodit penal që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, ujërave, tokës dhe rrezikim të shëndetit të qytetarëve.

“Bëhet fjalë për fabrikën e çimentos ‘Titan Usje’ ku gjatë kryerjes së matjeve të ajrit ambiental në fabrikë janë vërejtur shumë  grimca të dëmshme që dukshëm ndikojnë në prishjen e kualitetit të ajrit në të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit. Për shkak të kësaj si kryetare e Qytetit të Shkupit ndërmora iniciativë për ngritje të procedurës penale”, u shpreh Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Fabrika e çimentos “Titan Usje” hodhi poshtë akuzat e Arsovskës. Sipas tyre, gjatë kontrollit është konstatuar se grimcat e ndotjes janë nën kufirin e lejuar.

“Kontrolli i jashtëzakonshëm nga ana e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësorë e zbatuar me 3 dhe 4 janar 2023, në prezencë edhe të inspektorëve të Qytetit të Shkupit, ka konfirmuar se misionet e procesit prodhues në Fabrikën ‘Usje’ janë më të ulëta se vlerat e kufirit të lejuar. Procesi i prodhimit në Fabrikën e çimentos ‘Usje’ zhvillohet sipas kornizave të përcaktuara ligjore dhe sipas standardeve ekologjike”, thonë nga Fabrika e çimentos “Titan Usje”.

Për rezultatet mbrëmë njoftoi edhe Inspektorati Shtetëror për ambientin ku thuhet se kishte tejkalim të parametrave të oksideve të azotit, nga 350 miligramë të lejuar, në 711 të numëruara. Arsovska paralajmëroi se deri në fund të javës do ta publikojë listën e të gjithë ndotësve në kryeqytet. /Alsat.mk

Continue Reading

biznes|lajme

Arsovska thotë se Qyteti i Shkupit mund të funksionojë edhe pa transportuesit privatë

Published

on

By

Danella Arsovska thotë se Qyteti i Shkupit mund të funksionojë edhe pa transportuesit privatë ndërsa fakti që askush nuk është paraqitur tek shpallja publike, sipas saj flet shumë. Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, ku Arsovska paralajmëroi padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje” për shkak se gjatë kontrollit inspektues është konstatuar se është tejkaluar kufiri I ndotjes së grimcave PM10, tre herë nga kufiri i lejuar. Arsovska, e cila për momentin po shfrytëzon pushimin mjekësor, refuzoi të përgjigjet ndaj shumë pyetjeve të gazetarëve, duke rekomanduar që pyetjet të dërgohen përmes postës elektronike.

“Qyteti i Shkupit mundet edhe pa transportuesit privatë, e organizojmë transportin publik. Bëjmë reforma në transportin publik, do të hyjmë në procedurë për blerje të autobusëve të rinj ekologjik, diçka që është mbështetur edhe nga Këshillit për vitin e ardhshëm… Qyteti I Shkupit nuk ka asnjë borxh, Qyteti i Shkupit jep leje për kryerjen e transportit publik, këta persona e kanë shkelur atë marrëveshje, nëse donin të punojnë me nder, nëse s’janë paraqitur kjo tregon shumë”, deklaroi Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit. /Alsat.mk

Continue Reading

Ekonomi

Anketë e BEI: Bankat në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore presin rritje të kërkesës për kredi

Published

on

By

Bankat në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore presin një rritje të kërkesës për kredi në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas një ankete të kryer nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).

Në raportin e publikuar nga BEI thuhet se pritjet e bankave janë që kërkesa e përgjithshme për kredi do të rritet më tej gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, megjithëse me një ritëm më të moderuar, me kërkesat për mjete qarkulluese të firmave për të mbuluar nevojat për likuiditet si shtytësi kryesor. Segmentet e investimeve fikse dhe të shitjes me pakicë, përfshirë kredinë konsumatore dhe strehimin, pritet të bien.

Kushtet për ofertën e kredive, sipas pritshmërive të bankave, do të përkeqësohen ndjeshëm.

“Standardet e kredisë janë shtrënguar, veçanërisht në tregun e hipotekave, veçanërisht për shkak të efekteve të luftës në Ukrainë, inflacionit më të lartë dhe normave të interesit dhe një ngadalësimi të përgjithshëm të ekonomive. Prandaj, kërkesa e fuqishme për kredi do të përballet me kushte më të shtrënguara oferte. Pavarësisht parashikimeve, cilësia e kredisë ka evoluar pozitivisht gjatë gjashtë muajve të fundit. Megjithatë, duke pasur parasysh perspektivën e pafavorshme ekonomike, bankat presin një rritje të kredive me probleme sërish në gjashtë muajt e ardhshëm”, thonë nga BEI.

Nga atje, ata theksojnë se grupet bankare ndërkufitare shfaqin synime pozitive ndaj punëve të tyre në rajon, ku më shumë se gjysma synojnë të ruajnë nivelin aktual të punëve, ndërsa pothuajse një e treta synojnë të zgjerohen në mënyrë selektive. Megjithatë, 10 për qind e grupeve bankare synojnë të ulin në mënyrë selektive aktivitetin e tyre në rajon.

“Pavarësisht pasigurisë dhe rreziqeve në rritje, shumica e grupeve bankare ndërkombëtare mbeten të sigurta në potencialin e rajonit”, thuhet në raportin e BEI-së.

Anketa zbatohet në çdo gjashtë muaj, duke anketuar rreth 15 grupe bankare ndërkombëtare dhe 85 filiale lokale ose banka të pavarura lokale në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares