Connect with us

Femra

Horoskopi 23/01/2023

Published

on

Dashi

Ky është momenti juaj, ju do të kuptoni se s’keni nevojë t’i ngjani askujt por thjesht të jeni vetvetja. Mos bëni asgjë që nuk ju sjell gëzim. Ju nuk duhet ta jetoni jetën tuaj me frikën e gjykimit, me frikën e refuzimit. Dhe sigurisht që nuk keni nevojë të zbehni dritën tuaj për t’i bërë njerëzit e tjerë rehat.

Demi

Është koha për të thirrur fuqinë tuaj. Është koha për të rimarrë frerët e jetës suaj duke e ditur thellë brenda jush se meritoni të shkëlqeni. Nuk ken ipse bëni një jetë mediocre. Ju erdhët këtu për të qenë versioni më i ndritur, më i guximshëm i vetes dhe për t’u rritur në mënyra që dikur i konsideronit të pamundura. Të gjithë planetët janë zyrtarisht jashtë retrogradit dhe se asgjë nuk ju pengon tani.

Binjakët

Nuk duhet të bëni gjithçka vetë. Stresi dhe tensioni nuk po ju shërbejnë, Binjakë. Pra, merrni frymë. Merrni frymë të gjitha dhe hiqni energjitë negative. Kërkoni dhe mbështetjen e miqve tuaj. Nuk ka asgjë që nuk mund ta kaloni për sa kohë ju punoni në të njëjtin ekip.

Gaforrja

Përshëndetje dhe mirë se vini në sezonin e Ujorit! Një kohë për të udhëhequr me zemrën tuaj dhe për t’u lidhur me miqtë tuaj. Një kohë për të ëndërruar një botë të re dhe për të ndërmarrë veprime të frymëzuara. PS: Diçka na thotë se do të kesh shumë për të festuar në javët në vijim, Gaforre!

Luani

Nëse duhet të zgjidhni mes të panjohurës dhe lënies pas të historive të vjetra, zgjidhni këtë të fundit. Zgjidhni atë që ju bën të lumtur. Dijeni se ajo për të cilën po krijoni hapësirë ​​është shumë më magjike se ajo që po lini pas.

Virgjëresha

Mos pyesni se çfarë do të merrni, por si mund t’i shërbeni kolektivit. Mendoni se si mund t’u vini në ndihmë miqve tuaj në këto kohë të vështira. Sigurohuni që të paguani faturat në kohë dhe të mos keni detyrime financiare. Merruni me joga, do t’ju bëjë mirë.

Peshorja

Rilidhja me anën tuaj altruiste është një temë e madhe për ju gjatë sezonit të Ujorit. Mos u turpëro të bësh punën tënde. Dijeni se çdo grimcë mirësie që vendosni në Univers do t’ju kthehet dhjetëfish.

Akrepi

Vetëm për shkak se është e lehtë nuk do të thotë se është e mirë për ju. Mos harroni, se koha dhe energjia juaj janë asi nën mëngë. Në vend që t’i thoni po çdo gjëje që ju del përpara, jini selektiv. Hëna e re në Ujor po ju kujton se është koha të ndiqni pasionin tuaj dhe t’i kushtoni energjinë tuaj asaj që zgjon këngën e shpirtit tuaj.

Shigjetari

Ju jeni kthyer në lojë, Shigjetar! Ju po e ndjeni veten dhe jeni gati të bëni gjëra të mëdha të ndodhin për ju, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Pra, përditësoni tabelën tuaj të vizionit, vendosni qëllimet tuaja me qartësi dhe ndërmerrni veprime të frymëzuara. Duke qenë se të gjithë planetët kanë dalë nga retrograde, gjithçka është e mundur për momentin!

Bricjapi

Gjithçka ka të bëjë me shtëpinë dhe familjen. Sezoni i Ujorit ju sheh duke iu dhënë atyre energji pozitive dhe duke u lidhur më shumë me ta.

Ujori

Kur jemi të lidhur me forcën  brenda nesh ne jemi më të qetë me rrjedhën e jetës. Ne jemi në gjendje të përjetojmë një ndjenjë uniteti me ciklet dhe ritmet e natyrës, që është pikërisht ajo që po përjetoni sot.. Mos harroni, ritualet dhe praktikat janë thellësisht personale. Në vend që të ndiqni rregulloren, eksploroni.

Peshqit

Peshqit, ju jeni gëzim. Ju jeni të qeshur. Ju jeni kreativitet. Ju jeni tashmë gjithçka që dëshironi të jeni. Gjithçka që duhet të bëni është të hapni sytë. E hëna po sjell me vete kujtimin se drita në fund të tunelit nuk është thjesht një trillim i imagjinatës suaj./tvklan.al

Botë

Shqipëria me kampione bote në ski

Published

on

By

Në garën për Kupën e Botës, event që po zhvillohet në Sant’Anton të Austrisë, skiatorja Laura Colturi skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, zuri vendin e parë në këtë garë klasike të skijimit Super Gjiganti, duke merituar vendin e parë dhe titullin e lartë të kampiones së Botës për të reja.

Pa dyshim, ky sukses i parë dhe i madh i sportit të skive, njëherësh është edhe një sukses i konsiderueshëm edhe për sportin shqiptar, i cili tashmë ka në gjirin e tij edhe një kampione të Botës, në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.

Një ditë më parë, Laura Colturi u rendit e katërta në kategorinë Down Hill, të cilën e zhvillonte për herë të parë në karrierë dhe kampione bitën për moshën deri në 18 vjec.

Ditën e shtunë, sportistja shqiptare merr pjesë në garën e fundit të kategorisë Giant Slalom që është edhe sfida e tretë për këtë javë Botërore në Austri.

Continue Reading

Femra

Gratë në biznes, përtej paragjykimeve dhe sfidave

Published

on

By

Edhe pse viteve të fundit është rritur numri i grave sipërmarrëse, ato vazhdojnë të përballen ende më sfida të shumta në mjedisin e biznesit.

Për t’u dalë në ndihmë atyre, shpesh ndërmerren iniciativa të ndryshme qoftë nga institucionet shtetërore apo organizatat vendore dhe ndërkombëtare, të cilat përpiqen t’i inkurajojnë dhe mbështesin në synimet e tyre për të nisur një biznes.

Por, pavarësisht mbështetjes, ende ekziston një dallim i madh në mes numrit të bizneseve që drejtohen nga burrat dhe atyre që drejtohen nga gratë në Kosovë.

Këtë e tregojnë edhe statistikat zyrtare. Sipas platformës elektronike “Bizneset e Hapura”, vetëm 11 për qind e bizneseve aktive në Kosovë, ose 23,416 biznese udhëhiqen nga gratë.

Ajo që vërehet në këtë platformë është se aktivitetet biznesore me numrin më të madh që udhëhiqen nga gratë janë; sallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë me mbi 3000 biznese, pasuar nga tregtia më pakicë në dyqane jo të specializuara ku mbizotëron ushqimi dhe tregtia me pakicë e veshjeve.

Ndryshe nga këto aktivitete afariste, në Kosovë disa gra kanë filluar biznese edhe në fushën e teknologjisë informative. Një ndër sipërmarrëset e para grua në këtë sektor është Zana Tabaku. Ajo thotë se në kompaninë e saj ka të punësuar 20 persona.

Zana për Radion Evropa e Lirë, tregon se në fillimet e të bërit biznes në vitin 2009, ka pasur paragjykime se një grua mund të udhëheq një biznes të tillë, por me kalimin e kohës, sipas saj, paragjykimet janë eliminuar.

“Disa sfida fillimisht kanë qenë në nivelin institucional. Kur kemi shkuar në takime unë dhe disa kolegë meshkuj, nuk u drejtoheshin nga unë, por nga kolegët meshkuj. Kjo ka qenë pak më sfiduese për mua sa i përket profesionit tim. Por, më vonë edhe meshkujt tjerë u adaptuan se edhe femrat mund të jenë të afta në profesionin e teknologjisë informative”, thotë Zana Tabaku.

Përveç paragjykimeve, problem tjetër i të qenit grua në fushën e të bërit biznes është mungesa e kapitalit.

Mirlinda Kusari- Purrini, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE-ERA”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se problem kryesor për fillimin e një biznesi të ri, është mungesa e regjistrimit të pronave në emër të grave.

Mosregjistrimi i pronave në emër të grave, u pamundëson atyre marrjen e kredive në bankat komerciale për rritjen e veprimtarisë së tyre, e madje edhe nëse kanë të drejtë të marrin kredi, normat e interesit janë shumë të larta.

“Për këtë arsye gratë edhe hezitojnë të marrinë kredi, për shkak se nuk janë të sigurta se a mund t’ia dalin që ta mbulojnë kamatën e kredive dhe paralelisht tërrisin veprimtarinë e tyre”, thotë Kusari-Purrini.

Edhe Zana Tabaku, pohon se deri më tani nuk ka fituar ndonjë grant apo subvencion nga institucionet qeveritare apo jo qeveritare. Ajo thotë se për fillimin e biznesit ka gjetur investitorë në diasporë.

“Fatmirësisht, në fillim të themelimit të biznesit nuk kemi pasur nevojë të marrim kredi. Por, më vonë kur kemi pasur kriza jemi drejtuar tek institucionet financiare për kredi, por ka qenë shumë problematike sepse qasja në financa është shumë e vështirë si biznes i ri. Deri më tani nuk kemi marrë as kredi dhe as grant apo subvencione. E kemi filluar me investime nga Anglia (diaspora). Tash kemi arritur një qëndrueshmëri të kompanisë dhe gjenerojmë vetë të ardhura”, tha Tabaku.

Pavarësisht numrit të vogël të grave në biznes në platformën elektronike, “Biznese të Hapura”, në top 10 bizneset sipas vlerës së kapitalit, në rend të parë radhitet një biznes në sektorin e transportit ajror, që drejtohet nga një grua.

Në anën tjetër, zyrtarë të qeverisë vazhdimisht kanë premtuar fuqizimin e pjesëmarrjes dhe performancës së gruas në biznes.

Continue Reading

Femra

Kur “dhimbja” e grave nuk dëgjohet!

Published

on

By

Sipas Rrjetit Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, që nga nëntori 2020, ka pasur katër vrasje të grave. Në të gjitha këto raste paraprakisht është raportuar dhunë, por nuk ka pasur reagim adekuat për mbrojtjen e viktimave nga ana e institucioneve

Zenel MIFTARI

Shkup, 30 nëntor – Në vendin tonë, sipas statistikave çdo e treta grua është viktimë e dhunës në familje. Ndërsa pas gjendjes me virusin korona, situata dhe pozita e grave është shumë më shqetësuese. Numrat e dhunës në familje janë bërë publike nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, me rastin e ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.

Statistikat e fundit të publikuar nga institucionet shtetërore janë një tregues se në vendin tonë kemi një dhunë sistematike në familje, sidomos ndaj grave dhe fëmijëve. Sipas Rrjetit Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, që nga nëntori 2020, ka pasur katër vrasje të grave. Në të gjitha këto raste paraprakisht është raportuar dhunë, por nuk ka pasur reagim adekuat për mbrojtjen e viktimave nga ana e institucioneve.

PARA TRAJTIMIT TË PARANDALOHET DHUNA

Ministri Spasovski, gjatë një konference deklaroi se që nga fillimi i vitit deri në tetor, policia ka regjistruar 809 vepra penale në fushën e dhunës në familje, nga këta 836 persona janë denoncuar penalisht, ndërsa janë regjistruar 863 viktima, prej tyre 669 gra, kryesisht bashkëshorte, nëna dhe vajza. “Këtyre treguesve për të njëjtën periudhë duhet t’u shtohen edhe 290 kundërvajtje të konstatuara dhe sanksionuara dhe 3.131 parashtresa ndaj familjarëve, ku 68 për qind e viktimave të keqtrajtimit mendor, fizik apo ekonomik janë gra”, tha Spasovski.

Ai konsideron se përmes prizmit të praktikës policore janë arritur rezultate të mira në “çrrënosjen” e problemit dhe sanksionimin e këtyre krimeve, por edhe se ka ende shumë punë për parandalimin dhe zgjidhjen e tij. “Represioni ligjor nuk mund të jetë një zgjidhje bazë dhe përfundimtare e problemit, por vetëm një hallkë, pjesë e një mozaiku më të madh mekanizmash, roli i të cilëve është zbulimi dhe zgjidhja e gjenezës, dhe paralelisht me atë, risocializimi i viktimave dhe rehabilitimi i dëmin e bërë”, thotë ministri.

Nga ana tjetër, aktivistja për të drejtat e njeriut dhe kryetarja e “Mollëkuqes”, Rita Behadini, për gazetën KOHA, ka deklaruar se rritja e numrit të raportimeve të dhunës në familje nuk do të thotë domosdoshmërish rritje e dhunës, përkundrazi ndonjëherë kjo rritje do të thotë që njerëzit po vetëdijesohen që ta raportojnë dhunën. “Problemi thelbësor në institucionet tona është mos-trajnimi i stafit për atë se si të ballafaqohen me raportime të dhunës në familje. Duhet me patjetër së pari të trajnohen policët të cilët dalin në terren, personat që pranojnë raportimet e dhunës në polici dhe personat që punojnë nëpër linjat e raportimit”, deklaroi Beadini. Sipas saj, dhuna në familje ka ekzistuar dhe ekziston, ne duhet të mësojmë se si të përballemi në kohën tonë me të dhe si të krijojmë mekanizma për parandalimin e saj.

Sipas saj, nuk duhet trajtuar vetëm viktimën, por edhe dhunuesin që nesër do të gjejë një tjetër viktimë. “Kultura e dhunës është e zhytur thellë në mendësinë patriarkale të Ballkanit, andaj duhet punuar fort për ndërgjegjësim, në mënyrë që këto raste të mos trajtohen si ‘raste tradhtie’, ‘e ka lyp’, ‘çka ka pas veshur’, ‘kush e di çka i ka thënë’”, nënvizoi Behadini. 

NUMRAT “GRI” MUND TË JENË MË SHQETËSUESE

Ndryshe, nga gjithsej 26 vrasje të grave, të kryera në vendin tonë nga viti 2017 deri në vitin 2020, 22 janë cilësuar si vrasje femicide, duke qenë se autorët kanë qenë partnerë aktual ose ish-partnerë ose anëtarë të tjerë të familjes së viktimës. 

Statistikat nuk tregojnë rritje të rasteve të reja të regjistruara në lidhje me dhunën në familje gjatë pandemisë, por ekziston frika se ka një “numër gri” rastesh, të cilat nuk raportohen fare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në vitin 2020 nuk ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të krimeve të lidhura me dhunën në familje krahasuar me vitin 2019. Nëse në vitin 2019 janë regjistruar 989 krime, kurse në vitin 2020 janë regjistruar 992 raste. Përqindja e lartë e grave viktima të dhunës në familje mbetet në 81% ose 85%. E rëndësishme është rritja e numrit të ankesave për dhunë në familje në vitin 2020, veçanërisht në gjysmën e parë të vitit, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe ditët e karantinës. Është shënuar një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2019.

Për të njëjtën periudhë të vitit 2020, policia ka regjistruar 1935 denoncime dhe në vitin 2019 numri i ankesave për dhunë në familje ka qenë 1541. Në nivel të gjithë vitit 2020 janë regjistruar 3761 ankesa, ndërsa në vitin 2019 – 3196 raste, që paraqet një rritje prej 18% në nivel vjetor.

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares