Futboll
Interesi i lartë për miqësoren e luksit

Zëvendësimet e Messi e Ronaldos sollën dëm të madh financiar për organizatorët
Një nga takimet më të pritura të vitit erdhi në javët e para të 2023. Ishte pikërisht miqësorja mes PSG-së dhe një ekipi të kombinuar lojtarësh nga Al Nassr dhe Al Hilal, që vendosi kundër njëri-tjetrit Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Interesi ishte shumë i madh, madje kishte nga ata tifozë që blenë për 2.5 milionë dollarë një biletë të vetme. Por me siguri një episod që me siguri ka inatosur organizatorët dhe sheikët u shënua në minutën e 60-të.
Dy teknikët vendosën që të ulnin në stol, Messin dhe Ronaldon, diçka që solli pasoja të rënda ekonomike. Zëvendësime që shkaktuan rënie të madhe në ndjekjen e sfidës në Youtube, duke u larguan 350 mijë shikues. Me pak fjalë një shumë e madhe dhe monetare që humbi për shkak të vendimit të trajnerëve të të dy skuadrave.
Sipas shifrave zyrtare në Youtube, për gjysmë milioni shikime, mund të gjenerohen rreth 3500 dollarë. Megjithatë ndikimi kryesor është tek sponsorët e ndeshjes dhe promotorët. Nga kjo sfidë, PSG ishte ajo që përfitoi më shumë, afro 10 milionë euro. Messi dhe Ronaldo shënuan emrat e tyre në listat e golashënuesve, argjentinasi realizoi 1 gol ndërsa portugezi dopietë në fitoren 5-4 që PSG realizoi ndaj lojtarëve më të mirë që aktivizohen në kampionatin arab.
Futboll
Tomas Myler i lindur për të thyer tabu ja cilët jan lojtarët

Bajerni do të “peshkojë” në javën e 23-të në Bundesligën gjermane Shtutgartin në transfertë, me qëllimin e vetëm, suksesin dhe mbajtjen e kreut. Përtej këtij faktori, Myler do të ketë shansin të barazojë rekordin e Oliver Kahn në aspektin e numrit të fitoreve në ligën vendëse.
33-vjeçari aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në këtë renditje, e përkthyer me 309 suksese, 1 më pak se Kahn, i cili mban shkallën e dytë më të ulët të podiumit. Ndërsa “rekordmeni” i kësaj kategorie ndodhet në Mynih dhe është Nojeri.
Kapiteni i Bajernit ia ka dalët të korrë suksese në 322 raste përgjatë kuotës së 478 sfidave. “Plakushi” nga Mynihu po përjeton formë të mirë dhe realizimi i ndonjë goli të mundshëm do të ishte mënyra më e mirë për ta kurorëzuar arritjen brenda “familjes”, pasi edhe Kahn ka luajtur me bavarezët.
Futboll
Ylli i zikaltërve i rikthen buzëqeshjen Interit

Kontrata e Hakan Çalhanoglusë me Interin skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, por në Milanon zikaltër nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë nisur tashmë tratativat për rinovimin e tij.
Palët kanë rënë dakord për kohëzgjatjen e akordit të ri mes tyre, një akord 4-vjeçar deri në 2027-ën që pritet të zyrtarizohet pas sfidës me Porton më 14 mars.
Me vullnetin e klubit dhe vetë lojtarit për të vazhduar bashkë, për të zbuluar ngelet vetëm shuma e rinovimit, pasi mesfushori pritet të ketë një rritje të ndjeshme në pagën prej 5 milionë eurosh që përfiton aktualisht, me pretendimin për të shkuar në 6 milionë euro, ashtu si liderët Barela e Lautaro.
Futboll
Mjete shpërthyese të hedhura nga tifozët e Lacios, e pëson keq një fëmijë

Lacio triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Napolit, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, teksa raportohet se tifozët kryeqytetas kanë hedhur fishekzjarre dhe mjete shpërthyese në drejtim të mbështetësve të Napolit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 25-të.
Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë ndeshjes pati shumë shpërthime të forta fishekzjarrësh në drejtim të tifozëve të Napolit, ku një fëmijë e pësoi keq dhe u dërgua në spital pas lëndimeve të marra.