Connect with us

lajme|magazina

Kiara flet për dashurinë e parë: Prej vëmendjes nisnin debate kot

Published

on

Kiara Tito ka rrëfyer historinë e dashurisë me Butrint Imerin. Në një bisedë me Armand Kllogjerin në Big Brother VIP, u shpreh se stepet për të nisur diçka me Luizin për shkak të vëmendjes që mund të marrë në media. Për këtë i referohet edhe historisë së shkuar me këngëtarin.

“Ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe kam qenë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. E kam njohur në punë. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe më ka prishur punë se nisnin debate kot.

Ka pasur momente që kam dashur që të bëhej publike. U ndanë u lidhën, u panë këtu e aty bashkë. Më mundon kjo gjë. Të dhëmb kur zihesh për një lajm e portal”, tha Kiara.

Të dy kanë qenë në qendër të faqeve rozë për romancën e tyre që kulmin e pati kur Kiara u shfaq në një klip muzikor të Butrint Imerit.

lajme|magazina

Sharon Stone dëshmon se xhinset e mira ia vlejnë të peshohen me ar

Published

on

By

Aktorja dhe producentja Sharon Stone është një nga divat më të mëdha të Hollywoodit në çdo mënyrë, përfshirë edhe modën

Ajo e tregoi edhe një herë kur doli për darkë me një mike.

Sharon ishte me një mike në restorantin e njohur italian “Toscana” në Los-Angeles, ndërsa ajo erdhi në darkë në një kombinim të mrekullueshëm, transmeton Telegrafi.

Ajo kombinoi xhinse rastësore të zbukuruara me një zinxhir, një këmishë të bardhë, një triko shumë të hollë dhe një xhaketë në një nuancë të butë rozë.

Sharon i shtoi atlete të bardha kombinimit, dhe në vend të një çante më të zakonshme që të tjerët do të zgjidhnin me atlete dhe këto xhinse, ajo zgjodhi një çantë të vogël elegante rozë saten me një pullë të madhe kristali.

Ajo tregoi se sa e lehtë është të kombinosh copa veshjesh të stileve të ndryshme dhe rezultati është një kombinim i lezetshëm dhe komod.

Sharon nuk është skllave e tendencave dhe nuk lodhet nga rregullat e imponuara të modës. Kjo është e qartë nga pjesët e veshjeve që ai zgjedh, ndër të cilat janë prerje të ndryshme, me kusht, rinore të xhinseve.

/Telegrafi/

Continue Reading

lajme|magazina

Arrestohet në Greqi bashkëshorti i Angela Martini, pasi modelja zbuloi përmes rrjeteve sociale se ku ndodheshin çifti

Published

on

By

Ka përfunduar nën pranga burri i modeles së njohur shqiptare, Angela Martini, rumuni Dragos Savulescu.

Një gabim i rëndë i gruas së tij zbuloi milionerin e kërkuar ndërkombëtarisht, shkruan mediumi rumun Stirile Pro TV.

I dënuar përfundimisht me pesë vjet e gjysmë burg në Rumani, biznesmeni u arrestua mbrëmjen e së dielës në Greqi.

Foto: Angela Martini/Instagram

“Ai ishte atje me pushime, kur partnerja e tij e jetës, një modele zvicerane me origjinë shqiptare, ndjeu nevojën për të publikuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale”, shkruan tutje mediumi rumun.

Thjesht, autoritetet në Bukuresht që po kërkonin Savulescun panë fotografitë e Angelës në Instagram dhe zbuluan vendndodhjen.

Ndjekësi i arratisur dhe i kërkuari ndërkombëtar Dragoș Savulescu u arrestua të dielën në mbrëmje në Mykonos, Greqi. I dënuar përfundimisht, që nga shkurti i vitit 2019, me pesë vjet e gjysmë burg, biznesmeni ishte me pushime me gruan e tij.

Modelja me origjinë nga Shkodra, Angela Martini mburrej në rrjetet sociale dhe kështu dha të dhëna për punonjësit e policisë duke treguar ku ajo është.

“Si është jeta?” E përsosur! ”, kishte shkruar Angela në mbishkrimin e një prej fotografive në Instagram, e cila zbuloi lokacionin ku ajo dhe bashkëshorti i saj ndodheshin.

Bashkëshorti i saj është i dënuar në Rumani për krime ekonomike. /Telegrafi/

Continue Reading

lajme|magazina

I ftohti polar pritet të ‘shpërthejë’ në muajin shkurt, i prekur edhe Ballkani

Published

on

By

Sipas trendit statistikor të parashikimeve të motit, muaj shkurt pritet të sjellë një ulje të ndjeshme temperaturash disa gradë nën minus në pothuajse të gjithë Europën.

I ftohti polar sipas sinoptikanëve pritet të përfshijë Ballkanin por edhe Italinë mes datave 5 dhe 13 shkurt.

Sinoptikanët shpjegojnë se vorbulla e të ftohtit polar që është krijuar në veri është e detyruar të lëviz si pasojë e rrymave të ajri dhe ajo konkretisht po shpërthen në tre segmente.

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares