Connect with us

Futboll

 Karton i bardhë në Portugali, mësoni funksionin e rregullit më të ri në futbollin luzitan

Published

on

Një risi ka ndodhur në futbollin portugez, aty ku u luajt derbi i Lisbonës midis Benfikës dhe Sportingut në Kupë, ku gjyqtari nxori për herë të parë kartonin e bardhë, i cili është rregulli më i ri në Portugali.

Ndryshe nga i verdhi dhe i kuqi, kartoni i bardhë do të ketë një funksion krejt ndryshe në fushën e lojës, e cila i tregohet për të vlerësuar për “fair-play”.

Në fundin e pjesës së parë, dikush në stol është ndjerë keq dhe stafet e të dyja ekipeve shkuan për ta ndihmuar. Pas qetësimit të situatës gjyqtari i drejtoi kartonin e bardhë, me tifozët që e brohoritën këtë gjest.

Futboll

Sulmuesi Shqiptar dhuron “show” në Bundesligën gjermane

Published

on

By

Sulmuesi Mërgim Berisha i ka dhënë fitoren Augsburgut përballë Borusia Mynshengladbah.

Në minutën e 82-të të ndeshjes, shqiptari realizoi një supergol me thembër duke i dhënë ekipit të tij një 3 pikësh shumë të vlefshëm.

Gjatë këtij sezoni Berisha është aktivizuar në 11 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe dhënë 4 asiste.

Augsburgu pozicionohet në vendin e 14-të me 18 pikë në klasifikimin e Bundesligës gjermane.

Continue Reading

Futboll

Transportimi në kohë rekord i ndaloi gjakderdhjen”, zbulohen detajet e frikshme të aksidentit që pësoi Nojeri

Published

on

By

 

 

 

Dilema e portës në “Allianz Arena” ka mar rë fund, ashtu si edhe shqetësimi i tifozëve të Bajernit, mbi bazë të pretendimeve në piedestal lidhur me fatet e sezonit.

 

Gjithë kjo amulli u krijua si rezultat i dëmtimit të Manuel Nojerit në sportin e rrezikshëm të skisë. Edhe pse ende nuk ka një diagnozë të qartë mbi shkallën e dëmtimit, nëse ka thyer këmbën apo ka plagë të thellë në pjesën e tibusë dhe fibulës, çka do të ndikonte në fazën e rikuperimit. Së fundmi prestigjiozja gjermane “Sport Bild” ka prezantuar fakte tronditëse në lidhje me aksidentin e kapitenit të bavarezëve.

SHKAKU-Dështimi me përfaqësuesen në Kupën e Botës me “Pancerat” në Katar ndikoi në horizontin e Nojerit, i cili donte ta kalonte këtë dhimbje profesionale në një mënyre ndryshe. Skijimi mbetet sport me popullaritet të lartë në Gjermani, si rezultat edhe i kushteve të favorshme relievo-klimatike. Manueli u përfshi në aktivitetin në fjalë pranë “Bavarien Spitzingsee”, aty ku të gjitha faktorët të japin të drejtën e një skijimi perfekt.

PASOJA-Shpati malor i pjerrët i Roskopf dhe dëbora në sasi të vogël e shoqëruar me pjesë të akullta, krijuan kushtet e këtij aksidenti famëkeq për gjigantin. Thyerja e këmbës mori përmasa tragjike, aty ku gjakderdhja nuk kishte të ndalur. Pavarësisht gjithë skenës tragjike të prezantuar nga “Sport Bild”, fati do të ishte në radhët e Nojerit, pasi ndihma në kohë rekord i dha të drejtën jo vetëm t’i shpëtohej jeta, madje edhe shpresa e një rikthimi sa më të afërt me Bajernin në fushën e blertë.

SHPËTIMI-“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, do të ishte fraza perfekte në përkufizimin e aksidentit nga Nojer dhe se çfarë i ndodhi më pas. Sipas burimit të përmendur më sipër, ndihma mjekësore me helikopter në kohë rekord e ndaloi gjakderdhjen dhe mbërritjen në spitalin me të afër për të realizuar operacionin sa më shpejt të ishte e mundur, çka do t’i jepte më tepër shanse jetës dhe shpëtimit të karrierës. Sot këto përmasa të frikshme të kalojnë si iluzion, ndërsa portieri u përball me vdekjen në mes të shpateve malore i vetmuar. Vlen të përmendet se ende nuk është e qartë nëse kapiteni i kampionëve të Bundesligës ka vendosur vida në këmbë, pasi ato janë e vetmja alternativë e mbylljes së plagës në kohë sa më të shpejtë dhe ruajtjen e vazhdimësisë, me qëllim moslejimin e hapjes së lëndimit në të ardhmen. Nga raporti i Bajernit, bëhet me dije se numri “1” i klubit më të titulluar në tokën gjermane do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë vetëm pas përfundimit të sezonit aktual.

Continue Reading

Futboll

UEFA ndryshon kualifikueset e Europianit dhe Botërorit, mini-grupe dhe format i ri

Published

on

By

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot të bëjë ndryshime drastike për ndeshjet e kombëtareve. Ai ka vendosur që të bëhen ndryshime si në formatin e Ligës së Kombeve, ashtu edhe në formatin e kualifikueseve të Europianëve dhe Botërorëve, që do të hyjnë në fuqi pas Euro 2024.

UEFA ka ndryshuar turnetë për t’i bërë më konkurrues, duke pasur parasysh se në situatën aktuale, një ekip i fortë mund të ndeshej me 2 skuadra shumë të dobëta nëse binte në një grup me 6 ekipe në kualifikueset e Europianti apo Botërorit. Ndryshimet janë si më poshtë:

Liga e Kombeve
Turneu do të shtojë ndeshjet, por vetëm me një raund më shumë play-off që od të luhet në muajin mars, ndaj duke i shtuar vazhdimësi fazës së grupeve që mbaron në nëntor dhe finaleve për trofeun që luhet në qershor. Fituesit dhe skuadrat e vendeve të dyta në grupet e Ligës A, do të marrin pjesë në këto ndeshje play-off për të përcaktuar pjesëmarrësit në Final Four.

Skuadrat e treta të grupeve të Ligës A ndaj ekipeve të dyta në grupet e Ligës B, si dhe skuadrat e treta të Ligës B dhe vendet e dyta të Ligës C, do të luajë gjithashtu ndeshje play-off për ngjitjen dhe rënien. Të gjithë këto ndeshje do të zhvillohen në muajin mars.

Kualifikueset për Europianë apo Botërorë
Formati i ri do të jetë më i konsoliduar me skuadra që do të ndahen në 12 grupe me nga 4 apo 5 ekipe, për ta bërë turneun kualifikues më pak të parashikueshëm dhe më shumë dinamik. Sipas vetë UEFA-s, formati do të ketë më shumë konkurrencë duke shmangur shumë ndeshje me disnivel mes skuadrave. Skuadrat që janë në grup me 5 ekipe do të fillojnë në mars apo në qershor fazën e tyre kualifikuese, ndërsa skuadrat në grupe me nga 4 ekipe, do të nisin ndeshjet në muajin shtator.

Fituesit e grupeve të mësipërme shkojnë direkt në Europian apo në Botëror, ndërsa vendet e dyta mund të shkojnë direkt, apo nëpërmjet play-off në këto turne, bashkë me skuadrat që fitojnë këtë të drejtë nga Liga e Kombeve.

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares