Televizioni Alsat pret për dy ditë me radhë përgjigjen e qeverisë për të mësuar se cilat janë arsyet të cilat bënë që ekzekutivi të ndryshon vendimin e 24 nëntorit të vitit 2020 dhe ta abrogon të njëjtin për t’i mundësuar kompanisë “EPTISA” që ajo sot të jetë pjesë e kompanive mbikëqyrëse të punimeve në Korridorin 8 dhe 10-d i cili do të ndërtohet nga konzorciumi turko-amerikan “Bechtel&Enka”. Vendimi i sjellë në mbledhjen e Qeverisë më 9 shkurt 2021 nuk jep asnjë arsye pse “EPTISA” duhet të zhbllokohet për tenderë me vlerë mbi 1 milion euro. “Qeveria vendosi që pika nga seanca e 24 e mbajtur më 24 nëntor të vitit 2020 e cila thotë: “Të gjitha institucionet shtetërore dhe komunat të cilat realizojnë investime kapitale mbi 1.000.000 euro të mos angazhojnë kompaninë EPTISA për arsye jo etike, jo ligjore dhe të papërgjegjshme në mbikëqyrjen e fazës së parë të punimeve në ndërtimin e hekurudhës Kumanovë-Belakovce”, TË ABROGOHET”, thuhet në Vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 44 e mbajtur më 09.02.2021, pika 49./Alsat.mk
Maqedoni
Arben Taravari dhuron 500 libra për bibliotekën shqiptare në Manastir

Arben Taravari dhuron 500 libra për iniciativën për themelimin e bibliotekës shqiptare në manastir, këtë e ka bërë të ditur Ermira Selimi, njëra nga iniciatoret e kësaj iniciative:
“Komuna e Gostivarit, kryesishtë zoti Arben Taravari më dhuroi ndimë për bibliotekën shqiptare në qytetin e Manastirit me 500 libra.
Poashtu, pas Haraçinës, Shkupit dhe Manastirit, tubimin kombëtar të radhës me Marinin e kemi në qytetin e Gostivarit.
Kryetarin e falënderoj shumë për kontributin e dhënë për bibliotekën shqiptare në Manastir.” shkruan Ermira Selimi në profilin e saj në facebook duke e shoqëruar me një foto së bashku me Taravarin.
Lajme
Qeveria hesht për tenderin e kompanisë “EPTISA”

Qeveria akoma nuk ka një arsyetim mbi argumentet e Ministrisë së Financave e cila kërkoi largimin e kompanisë “EPTISA” nga e ashtuquajtura lista e zezë e kompanive me të cilat nuk guxojnë të bashkëpunojnë institucionet dhe komunat në projekte me vlerë prej mbi 1 milion euro.
Lajme
Mot i vranët dhe me reshje shiu

Moti sot do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut që vende-vende do të jenë të dendura (mbi 20 l/m2) dhe të përcjella me shtrëngata të rralla, sidomos në pjesët jugperëndimore. Në malet më të larta reshjet do të jenë bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë -1 deri 11 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 5 deri në 8 gradë.
Maqedoni
Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, posaçërisht pasdite dhe në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 14 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryj dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë. /Alsat.mk