biznes|lajme
Arsovska thotë se Qyteti i Shkupit mund të funksionojë edhe pa transportuesit privatë

Danella Arsovska thotë se Qyteti i Shkupit mund të funksionojë edhe pa transportuesit privatë ndërsa fakti që askush nuk është paraqitur tek shpallja publike, sipas saj flet shumë. Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, ku Arsovska paralajmëroi padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje” për shkak se gjatë kontrollit inspektues është konstatuar se është tejkaluar kufiri I ndotjes së grimcave PM10, tre herë nga kufiri i lejuar. Arsovska, e cila për momentin po shfrytëzon pushimin mjekësor, refuzoi të përgjigjet ndaj shumë pyetjeve të gazetarëve, duke rekomanduar që pyetjet të dërgohen përmes postës elektronike.
“Qyteti i Shkupit mundet edhe pa transportuesit privatë, e organizojmë transportin publik. Bëjmë reforma në transportin publik, do të hyjmë në procedurë për blerje të autobusëve të rinj ekologjik, diçka që është mbështetur edhe nga Këshillit për vitin e ardhshëm… Qyteti I Shkupit nuk ka asnjë borxh, Qyteti i Shkupit jep leje për kryerjen e transportit publik, këta persona e kanë shkelur atë marrëveshje, nëse donin të punojnë me nder, nëse s’janë paraqitur kjo tregon shumë”, deklaroi Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit. /Alsat.mk
Biznes
Paditet në gjykatë fabrika e çimentos “Titan Usje”

Danella Arsovska dorëzon padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje” për shkak të ndotjes së ajrit. Arsovska tha se iniciativa përfshinë shkeljen e neneve 218, 230 dhe 234 të kodit penal që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, ujërave, tokës dhe rrezikim të shëndetit të qytetarëve.
“Bëhet fjalë për fabrikën e çimentos ‘Titan Usje’ ku gjatë kryerjes së matjeve të ajrit ambiental në fabrikë janë vërejtur shumë grimca të dëmshme që dukshëm ndikojnë në prishjen e kualitetit të ajrit në të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit. Për shkak të kësaj si kryetare e Qytetit të Shkupit ndërmora iniciativë për ngritje të procedurës penale”, u shpreh Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.
Fabrika e çimentos “Titan Usje” hodhi poshtë akuzat e Arsovskës. Sipas tyre, gjatë kontrollit është konstatuar se grimcat e ndotjes janë nën kufirin e lejuar.
“Kontrolli i jashtëzakonshëm nga ana e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësorë e zbatuar me 3 dhe 4 janar 2023, në prezencë edhe të inspektorëve të Qytetit të Shkupit, ka konfirmuar se misionet e procesit prodhues në Fabrikën ‘Usje’ janë më të ulëta se vlerat e kufirit të lejuar. Procesi i prodhimit në Fabrikën e çimentos ‘Usje’ zhvillohet sipas kornizave të përcaktuara ligjore dhe sipas standardeve ekologjike”, thonë nga Fabrika e çimentos “Titan Usje”.
Për rezultatet mbrëmë njoftoi edhe Inspektorati Shtetëror për ambientin ku thuhet se kishte tejkalim të parametrave të oksideve të azotit, nga 350 miligramë të lejuar, në 711 të numëruara. Arsovska paralajmëroi se deri në fund të javës do ta publikojë listën e të gjithë ndotësve në kryeqytet. /Alsat.mk
biznes|lajme
Emigrantët nuk e kanë të lehtë për punë në Gjermani

Gjermania është një shoqëri në plakje, ku mungojnë forcat e kualifikuara. Kaq shumë refugjatë që erdhën, duket sikur është një dhuratë, apo jo? Kaq e thjeshtë nuk është, arrin në përfundim një studim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Pa njohuri të gjermanishtes, pa arsimim: edhe siriani Beniyan Bachar ashtu si shumë refugjatë të tjerë nuk e kishte të lehtë, kur erdhi në Gjermani si i ri refugjat. Sot ai është 23 vjeç dhe përfundoi në verën e vitit të kaluar në Osnabrück shkollimin si parukier.
“Jam thjesht shumë i lumtur”, tha ai gjatë marrjes së certifikatës si më i miri i kursit.
Një histori suksesi e një shembull konkret, se si mund të zhvillohen gjërat – në rastin më të mirë.
“Ndërmarrjet tona janë kryesisht përvojë pozitive me refugjatët që ndjekin shkollimin profesionale. Por kjo nuk do të thotë që një shkollim profesional është gjëja më normale”, thotë Holger Schwannecke, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanatçinjve Gjermanë (HDZ).
Në këtë konkluzion arrin edhe OECD në një studim të fundit, në të cilin hulumtohen pengesat që ndeshin ata që duan të arsimohen në Gjermani.
Pengesa kryesore është mungesa e njohurive të gjuhës, por edhe një mungesë arsimimi e shkaktuar nga gjendja e luftës. Sipas OECD-së, janë shumë të rëndësishme masat shoqëruese profesionale për emigrantët. Nga ana tjetër mësimi i gjuhës kushton kohë, po ashtu edhe përfundimi i një shkolle profesionale, duhet të shkruash aplikime, të shkosh nëpër zyra apo të kërkosh një apartament, paralajmëron OECD.
Garë kohe me procedurën e azilit
Kohë, të cilën nuk e kanë shumë refugjatë, sepse ata duan të fitojnë shpejt para apo kanë frikë, se dëbohen nga vendi, sepse nuk kanë punë. Nga ana tjetër në Gjermani varet nga vendi ku banon, se në cilën moshë dhe sa kohë ke të drejtë për kurset e përgatitjes profesionale. Në shtatë lande gjermane, të rinjtë nga mosha 16-18 vjeç kanë të drejtën për përgatitje profesionale, në disa lande të tjerë edhe emigrantët nga mosha 21 deri në 25 apo 27 vjeç. Kjo duhet të njësohet, kërkon OECD.
Krahasuar me të rinjtë që janë lindur e rritur në Gjermani, emigrantët fillojnë më rrallë një shkollim profesional.
Schwannecke nga HDZ thotë se i vjen keq për këtë, por e kupton pse ndodh.
“Për shkak të parave. 450 euro merr një praktikant në kohën e shkollimit si parukier në vitin e parë, 550 euro në vitin e dytë dhe 700 euro në vitin e tretë. Kjo është shumë më pak, se mund të marrësh në një punë si fuqi punëtore e pakualifikuar”, thotë Schwannecke.
Pas shkollimit situata ndryshon.
“Vlera e shkollimit profesional në Gjermani nënvlerësohet”, thotë ajo.
Kjo u duhet bërë e qartë të rinjve. Megjithatë pa emigrantët, shumë sipërmarrje në Gjermani nuk do t’ia dilnin dot. Në vitet 2015-2018 është dyfishuar numri i nxënësve në shkollat profesionale pa pasaportë gjermane, aktualisht në 18,680 vetë. E megjithatë vitin e kaluar çdo i dhjeti vend profesional mbeti i pazënë.
Numri i lartë i atyre që ndërpresin shkollimin
Por nuk mjafton vetëm që të rinjtë refugjatë të jenë gati për të filluar shkollimin profesional. Parë në numrin e përgjithshëm të nxënësve, është shumë i lartë numri i atyre që ndërpresin shkollimin profesional. Në studimin e OECD-së thuhet, se refugjatët kanë nevojë për më shumë mbështetje gjatë shkollimit profesional.
“Kemi nevojë për shkollimin e asistuar, më shumë komunikim mes shkollave, sipërmarrjeve, zyrave sociale dhe një sistem të hershëm paralajmërimi që të reagohet shpejt, me qëllim që nxënësit të vazhdojnë shkollën”, kërkon Schuknecht.
Deficite ka edhe tek punëdhënësit që nuk marrin refugjatët si nxënës.
“Aty ka edhe një lloj diskriminimi pa sfond racist apo diçka tjetër, por për shkak të një llogarie që bën punëdhënësi, duke e parë këtë si rrezik më të madh, dhe se të dyja palët nuk arrijnë të kuptohen”, thotë ai.
Rreziku më i madh është sigurisht gjendja e pasigurisë ligjore. Ka disa kohë që një rregullore i mbron refugjatët që ndodhen në shkollim profesional, nëse kërkesa për azil është refuzuar. Nëse ata e kanë një kontratë për shkollën profesionale, mund ta përfundojnë shkollimin dhe të punojnë dy vjet. Por e ashtuquajtura rregullore “3+2” interpretohet ndryshe nga autoritetet në Gjermani. Ndërmarrjet gjermane presin përmirësimin e situatës më 1 mars 2020. Ato shpresojnë më shumë siguri ligjore.
biznes|lajme
Nga ky muaj rritje të pensioneve për 700 denarë

Pensionistët me pensionet e janarit do të marrin 722 denarë më shumë. Zëvendëskryeministrja e ekonomisë, Milla Carovska tha se rritja është si rezultat i të ardhurave të shumta në Fondin Pensional nga ana e të punësuarve. Vendimi i Qeverisë për ti rritur pensionet dy muaj para zgjedhjeve nuk duhet të kuptohet si përpjekje për blerjen e votave nga pensionistët, por se kjo është si rezultat i reformës në fondin pensional, thotë Carovska.
Raporti mes të punësuarve dhe pensionistëve për momentin sipas drejtorit Shaip Zeneli është 1.8 të punësuar që sigurojnë të ardhura mujore për një pensionist. Vrima buxhetorë ne Fondin Pensional do zhduket vetëm nëse ky raport do ishte tre të punësuar për një pensionist.
Pak më shumë se 300 mijë pensionistë do marrin rritje prej 700 denarëve në pensionet e tyre. Llogaritë thonë se për këtë rritje të pensioneve nga buxheti do duhet të ndahen rreth 4 milionë euro shtesë në muaj, ndërsa në nivel vjetor kjo shumë shkon në 46 milionë euro. Paraprakisht rritje të pensioneve kishte ka mesi i vitit të kaluar kur pensioni minimal u rrit për 36 denarë, ndërsa ajo mesatare me 63 denarë. Për momentin pensioni mestarë në vend është 15.500 denarë.
-
Botë4 days ago
E RËNDË/ Autobusi i shkollës me 20 fëmijë del nga rruga
-
ShowBiz6 days ago
Luiz Ejllit dhe Kiara Titos i ndodh e papritura mes Tiranës, pamet virale (VIDEO)
-
ShowBiz4 days ago
Si Luizi dhe Kiara gënjyen shqiptarët/ Publikohet FOTO që vërteton se martesa ishte MASHTRIM
-
Botë3 days ago
E RËNDË/ Të shtëna me armë zjarri në drejtim të dy nënave, plagosen tre fëmijët e mitur
-
Shqipëri20 hours ago
Tronditet vendi, 46-vjeçari i fut thikën të vëllait (EMRAT)
-
Botë5 days ago
U bllokua nga freza teksa punonte tokën, vdes 16-vjeçari
-
Shqipëri5 days ago
Tronditet Shqipëria, tërmeti i fortë godet vendin
-
Shqipëri4 days ago
VIDEO E TMERRSHME/ “O Klodi, mos të lutem” I riu shqiptar filmon përdhunimin e një vajze dhe publikon pamjet