Këshilla
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çokollatë çdo ditë

Nëse jeni adhurues i çokollatës ndoshta është konfuze fakti që ndonjëherë rekomandohet si pjesë e dietës dhe ndonjëherë dietologët na thonë të mos e konsumojmë fare.
Pra, cila është e vërteta? Më poshtë lexoni rezultatet e hulumtimit më të fundit se si konsumimi i përditshëm i çokollatës ndikon në organizmin tonë.
Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
Çokollata e zezë dhe qumështi përmbajnë flavonoide, antioksidantë, të cilët kanë përfitime të ndryshme shëndetësore. Me konsum të rregullt, niveli i yndyrës dhe presioni i gjakut në trup stabilizohen, por hulumtimet kanë treguar se kjo vlen vetëm për çokollatën e zezë me bajame.
Mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale
Çokollata përmban magnez, çokollata e zezë përmban pak më shumë se qumësht, por në të dyja rastet është një substancë që ndihmon në relaksimin e muskujve.
Për këtë arsye, konsumimi i një sasie të moderuar të çokollatës së zezë ose me qumësht mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale, dhe disa shkencëtarë mendojnë se kjo është pikërisht arsyeja pse gratë hanë çokollatë gjatë ciklit të tyre menstrual.
Mund të rrisë nivelet e hekurit
Mungesa e hekurit në organizëm mund të shkaktojë lodhje, dobësi dhe thonjtë e ndjeshëm dhe niveli i tij mund të rritet duke konsumuar çokollatë.
Çokollata e zezë përmban më shumë hekur se çokollata e qumështit dhe për përthithje më të mirë të hekurit, shkencëtarët rekomandojnë të konsumoni manaferrat ose ushqime të tjera të pasura me vitaminë C së bashku me çokollatën.
Mund të përmirësojë funksionet njohëse
Një studim i vitit 2019 zbuloi se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë mund të përmirësojë funksionin njohës, i cili besohet të jetë për shkak të pranisë së teobrominës dhe kafeinës. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për ta konfirmuar këtë.
Mund të rrisë rrezikun e kolesterolit të lartë
Përveç përfitimeve, ekziston edhe një efekt i dëmshëm i mundshëm i konsumimit të rregullt të çokollatës, veçanërisht çokollatës së bardhë dhe qumështit.
Ato janë të larta në acide yndyrore të ngopura dhe sheqerna të shtuara, të cilat mund të çojnë në rritjen e kolesterolit dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Këshilla
Jeni të shqetësuar për shëndetin e zemrës? Ja disa rregulla

Jeni të shqetësuar për shëndetin e zemrës
Nëse jeni të ndërgjegjshëm se duke ndryshuar disa zakone të jetës së përditshme mund ta përmirësoni atë, lexoni dhe vini në praktikë këto dhjetë këshilla!
1. Forma fizike – Bëni rregullisht ushtrime fizike, të paktën tre herë në javë nga 30 minuta. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë: notin, vrapimin apo pedalimin në biçikletë.
2. Ecja – Ecja është e shëndetshme dhe ekonomike. Kur keni për të shkuar nga një vend në tjetrin, më mirë shkoni në këmbë se sa me makinë apo autobus.
5. Ushqime të freskëta – Përdorni mundësisht ushqime të freskëta, pasi ushqimet e përpunuara (e gatshme apo në konserva) në përgjithësi, kanë shumë kripë.
6. Kripa me masë – Në rast se keni hipertension arterial, ulni përdorimin e kripës. Në vend të saj, mund të përdorni erëza apo bimë aromatike, për t’i dhënë shije ushqimit.
7. Mënyrë të shëndetshme të ngrëni – Hani ngadalë, duke pritur 1 minutë midis kafshatave. Hidh në pjatë sasinë e nevojshme të ushqimit dhe jo më shumë.
8. Hidratim i mirë – Pini ujë rregullisht. Pini nga 1,5 deri në 2 litra ujë.
9. Më pak alkool – Kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur konsumin e alkoolit, për shkak të përmbajtjes së tij të lartë kalorike.
10. Lini duhanin – Një nga këshillat kryesore është të lini duhanin, nëse pini. Lënia e duhanit do të jetë shumë e shëndetshme për zemrën.
Këshilla
Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini parasysh këto këshilla

Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini parasysh këto këshilla
Tani që thuajse mbaruat me gjithë reflektimet e 2022-shi dhe jeni gati për të nisur një tjetër kapitull, kini parasysh që lumturinë tuaj e bëni vetëm ju. Neurologët kanë disa “porosi” specifike kur vjen puna tek rruga drejt gjetjes së gëzimit dhe lumturisë. Rituale që jo vetëm s’do t’ju lodhin, por do t’ju ndryshojnë komplet mënyrën sesi mendoni.
Bëjini vetes tuaj pyetje sa herë ndiheni të mërzitur
Ndonjëherë ju duket sikur mendja juaj nuk do që ju të jeni të lumtur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten : “Pse?” Të paktën në këtë mënyrë jeni duke hedhur një hap drejt zgjidhjes së problemeve tuaja, në vend që të rini të mërzitur dhe të mos bëni asgjë.
Vendosini një emër konkret ndjenjave tuaja
Çfaredolloj ndjenje të keni, duhet të përpiqeni ta përcaktoni me një emër konkret. Kjo do të tregojë edhe shkallën e rëndësisë të asaj ndjenje për ju.
Merrni vendime
Është më mirë ta merrni atë vendimin që po ju mundon sesa të rrini të mendoni pafund për të. Vërtetë mund të jetë e vështirë të merrni disa vendime, por sa më shumë të kalojë koha aq më të vështirë do t’a kini.
Krijoni kontakt me njerëzit
Të gjithë kemi nevojë të ndjejmë afrimitet dhe të ndihemi të pranuar nga të tjerët. Kontakti fizik me personat që ju rrethojnë, ndikon drejtpërdrejt në trurin tuaj, duke zvogëluar stresin. Mjafton një kapje dore, përqafim apo puthje dhe truri juaj do të ndihet më I lehtësuar.
Burimi: Bustle
Këshilla
Ndjesia e depresionit direkt pas festave: Si të përgatiteni që tani!

Tingëllon e çuditsme se si një periudhë e lumtur dhe festive, fill pas mbarimit të saj, mund të na lërë një ndjenjë boshllëku, mërzie.
Nëse kjo ju ndodh dhe ju, duhet të dini se nuk jeni vetëm dhe e gjithë ndjesia që keni është më e zakonshme sesa mendoni.
Mjekët amerikanë i quajnë “post-holiday blues” dhe fatmirësisht ka disa mekanizma që ta përballoni më mirë këtë periudhë dhe të ndiheni po aq mirë edhe pas datës 1 janar.
Fillimisht, njihuni me disa nga simptomat më tipike të “mërzitjes” pas pushimeve.
Zakonisht, ndjesia që merrni është e ngjashme me atë të zhgënjimit, ndonëse ju nuk e kuptoni se nga vjen ky zhgënjim. Ju mund të:
– Pendoheni për gjërat që keni bërë ose nuk keni thënë/bërë
– Ndjeni zbrazëti për shkak të një orari të gjatë punë që ju ka lënë të festoni më pak
– Ndjeni vetmi, nëse nuk keni pranë vetes dikë të dashur
– Ndjeni trishtim që pushimet mbaruan ose që nuk ishin ashtu siç mendonit
– Keni probleme me gjumin për shkak të stresit ose emocioneve të vështira
Si të përgatiteni që ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë
Mund të mendoni se është ende herët të mendoni për këtë, po do bëni mirë t’i dinit disa gjëra që mund t’ju ndihmojnë në afatgjatë.
Vendosni kufij për festat
Ndjenja e detyrimit për të marrë pjesë në çdo ngjarje me anëtarët e familjes me të cilët keni probleme ose pjesëmarrja në tradita që nuk ju pëlqejnë mund të çojë në ndjenja zhgënjimi.
Ju gjithashtu mund të shihni postimet e lumtura të miqve të tjerë në rrjetet sociale dhe të ndjeni zili.
Ajo që ju mbetet të bëni është të vendosni kufij. Kufijtë mund të nënkuptojnë anashkalimin e disa vizitave familjare apo vendosjen e disa kompromiseve/marrëveshjeje me njerëzit tuaj të dashur.
Ndryshoni mënyrën se si mendoni
Njerëzit mund ta kalojnë sezonin e festave duke pasur frikë për atë që vjen më pas. Kur e gjeni veten të frikësuar dhe pesimist, përpiquni të riformuloni mendimin tuaj. Për shembull, në vend që të thoni: “janari do jetë një muaj i tmerrshëm”, mund të thoni: “edhe pse do më mungojnë pushimet, do përqendrohem në atë që është e rëndësishme për mua tani dhe do të jem mirënjohës për kohën që kam patur gjatë këtyre festave”.
Vendosni një rutinë të vetë-kujdesit
Qëndrimi në një rutinë mund të jetë i vështirë gjatë festave, por është thelbësore që ju të keni një moment gjatë ditës, ku thjesht kujdeseni për veten.
Kjo qëndrueshmëri mund të ndihmojë me “post-holiday blues”.
Nuk ka pse të jetë diçka madhështore, mund të jetë një shëtitje, pak minuta meditim etj.
Mbështetuni te miqtë
Asgjë nuk është më terapeutike se një bisedë e sinqertë me një mik të mirë. Mund të flisni me dikë dhe t’u tregoni atyre si ndiheni. Do të jetë sikur të jeni duke hequr një peshë nga trupi juaj.
Mirënjohja
Praktikoni mirënjohjen çdo ditë, edhe atëherë kur nuk ju vjen të thoni asgjë të mirë. Mund edhe të shkruani çdo ditë, tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës.
Ekspertët e shëndetit mendor thonë se ndjesia e mërzitjes pas festave është një përgjigje normale ndaj përshtatjes me jetën pas pushimeve dimërore. Ajo shfaqet për arsye të ndryshme në njerëz të ndryshëm.
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, megjithatë është e rëndësishme të kujdeseni për veten në çdo kohë!
Burimi: Healthline
-
Botë4 days ago
E RËNDË/ Autobusi i shkollës me 20 fëmijë del nga rruga
-
ShowBiz6 days ago
Luiz Ejllit dhe Kiara Titos i ndodh e papritura mes Tiranës, pamet virale (VIDEO)
-
ShowBiz4 days ago
Si Luizi dhe Kiara gënjyen shqiptarët/ Publikohet FOTO që vërteton se martesa ishte MASHTRIM
-
Shqipëri22 hours ago
Tronditet vendi, 46-vjeçari i fut thikën të vëllait (EMRAT)
-
Botë3 days ago
E RËNDË/ Të shtëna me armë zjarri në drejtim të dy nënave, plagosen tre fëmijët e mitur
-
Botë5 days ago
U bllokua nga freza teksa punonte tokën, vdes 16-vjeçari
-
Shqipëri5 days ago
Tronditet Shqipëria, tërmeti i fortë godet vendin
-
Shqipëri4 days ago
VIDEO E TMERRSHME/ “O Klodi, mos të lutem” I riu shqiptar filmon përdhunimin e një vajze dhe publikon pamjet