Këshilla
Të ndash furçën e dhëmbëve me partnerin qenka më e shpeshtë nga ç’mendoni: Sa (jo)higjienike është?!

Ka dy grupe njerëzit në këtë botë: Janë ata të cilëve u duket gjëja më e shpifur në botë të përdorin qoftë edhe një herë furçën e partnerit, dhe ata të cilët thonë “ok, ndodh ndonjëherë, punë e madhe”.
Pa marrë parasysh te cili grup bëni pjesë ju, duhet të dini se të ndash furçën me partneri/en, nuk është gjëja më e “e shëndetshme” kur bëhet fjalë për higjienën orale.
Por, nëse ju ndodh ta huazoni herë pas herë furçën e dhëmbëve të tij/saj, nuk jeni vetëm. Sipas një ankete online në match.com, nga 1100 njerëz, 22% e njerëzve pranojnë se e bëjnë relativisht shpesh këtë. 76% thonë se u ka ndodhur të paktën njëherë, por partneri i tyre nuk e ka marrë vesh.
Ky zakon mund të mos duket edhe aq i keq – po e ndani me një person me të cilin putheni rregullisht në fund të fundit. Por sipas orto-dentistes Ana Castilla, ndërrimi i pështymës dhe ndërrimi i furçave nuk janë e njëjta gjë – fare. Dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk do ta rekomandonte kurrë.
“Goja është shtëpia e qindra llojeve të ndryshme bakteresh dhe herë pas here disa viruse mund të transferohen lehtësisht nga një person te tjetri duke përdorur një furçë dhëmbësh, përfshirë viruse përgjegjës për ftohjet, gripin, herpesin dhe madje edhe sëmundjet periodontale”, thotë Dr. Castilla.
Edhe nëse besoni se të dy jeni krejtësisht të shëndetshëm, kur bëhet fjalë për bakteret dhe përhapjen e infeksionit, është mirë të jemi të sigurt.
Kështu që herës tjetër që nuk po gjeni dot një furçë, mos merrni gjënë e parë që ju del përpara. Dentistët do të preferonin një pastrim me gisht (të dezinfektuar), sigurisht në rastet kur nuk ju gjendet furça *juaj* personale.
Burimi: Well & Good
Këshilla
Jeni të shqetësuar për shëndetin e zemrës? Ja disa rregulla

Jeni të shqetësuar për shëndetin e zemrës
Nëse jeni të ndërgjegjshëm se duke ndryshuar disa zakone të jetës së përditshme mund ta përmirësoni atë, lexoni dhe vini në praktikë këto dhjetë këshilla!
1. Forma fizike – Bëni rregullisht ushtrime fizike, të paktën tre herë në javë nga 30 minuta. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë: notin, vrapimin apo pedalimin në biçikletë.
2. Ecja – Ecja është e shëndetshme dhe ekonomike. Kur keni për të shkuar nga një vend në tjetrin, më mirë shkoni në këmbë se sa me makinë apo autobus.
5. Ushqime të freskëta – Përdorni mundësisht ushqime të freskëta, pasi ushqimet e përpunuara (e gatshme apo në konserva) në përgjithësi, kanë shumë kripë.
6. Kripa me masë – Në rast se keni hipertension arterial, ulni përdorimin e kripës. Në vend të saj, mund të përdorni erëza apo bimë aromatike, për t’i dhënë shije ushqimit.
7. Mënyrë të shëndetshme të ngrëni – Hani ngadalë, duke pritur 1 minutë midis kafshatave. Hidh në pjatë sasinë e nevojshme të ushqimit dhe jo më shumë.
8. Hidratim i mirë – Pini ujë rregullisht. Pini nga 1,5 deri në 2 litra ujë.
9. Më pak alkool – Kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur konsumin e alkoolit, për shkak të përmbajtjes së tij të lartë kalorike.
10. Lini duhanin – Një nga këshillat kryesore është të lini duhanin, nëse pini. Lënia e duhanit do të jetë shumë e shëndetshme për zemrën.
Këshilla
Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini parasysh këto këshilla

Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini parasysh këto këshilla
Tani që thuajse mbaruat me gjithë reflektimet e 2022-shi dhe jeni gati për të nisur një tjetër kapitull, kini parasysh që lumturinë tuaj e bëni vetëm ju. Neurologët kanë disa “porosi” specifike kur vjen puna tek rruga drejt gjetjes së gëzimit dhe lumturisë. Rituale që jo vetëm s’do t’ju lodhin, por do t’ju ndryshojnë komplet mënyrën sesi mendoni.
Bëjini vetes tuaj pyetje sa herë ndiheni të mërzitur
Ndonjëherë ju duket sikur mendja juaj nuk do që ju të jeni të lumtur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten : “Pse?” Të paktën në këtë mënyrë jeni duke hedhur një hap drejt zgjidhjes së problemeve tuaja, në vend që të rini të mërzitur dhe të mos bëni asgjë.
Vendosini një emër konkret ndjenjave tuaja
Çfaredolloj ndjenje të keni, duhet të përpiqeni ta përcaktoni me një emër konkret. Kjo do të tregojë edhe shkallën e rëndësisë të asaj ndjenje për ju.
Merrni vendime
Është më mirë ta merrni atë vendimin që po ju mundon sesa të rrini të mendoni pafund për të. Vërtetë mund të jetë e vështirë të merrni disa vendime, por sa më shumë të kalojë koha aq më të vështirë do t’a kini.
Krijoni kontakt me njerëzit
Të gjithë kemi nevojë të ndjejmë afrimitet dhe të ndihemi të pranuar nga të tjerët. Kontakti fizik me personat që ju rrethojnë, ndikon drejtpërdrejt në trurin tuaj, duke zvogëluar stresin. Mjafton një kapje dore, përqafim apo puthje dhe truri juaj do të ndihet më I lehtësuar.
Burimi: Bustle
Këshilla
Ndjesia e depresionit direkt pas festave: Si të përgatiteni që tani!

Tingëllon e çuditsme se si një periudhë e lumtur dhe festive, fill pas mbarimit të saj, mund të na lërë një ndjenjë boshllëku, mërzie.
Nëse kjo ju ndodh dhe ju, duhet të dini se nuk jeni vetëm dhe e gjithë ndjesia që keni është më e zakonshme sesa mendoni.
Mjekët amerikanë i quajnë “post-holiday blues” dhe fatmirësisht ka disa mekanizma që ta përballoni më mirë këtë periudhë dhe të ndiheni po aq mirë edhe pas datës 1 janar.
Fillimisht, njihuni me disa nga simptomat më tipike të “mërzitjes” pas pushimeve.
Zakonisht, ndjesia që merrni është e ngjashme me atë të zhgënjimit, ndonëse ju nuk e kuptoni se nga vjen ky zhgënjim. Ju mund të:
– Pendoheni për gjërat që keni bërë ose nuk keni thënë/bërë
– Ndjeni zbrazëti për shkak të një orari të gjatë punë që ju ka lënë të festoni më pak
– Ndjeni vetmi, nëse nuk keni pranë vetes dikë të dashur
– Ndjeni trishtim që pushimet mbaruan ose që nuk ishin ashtu siç mendonit
– Keni probleme me gjumin për shkak të stresit ose emocioneve të vështira
Si të përgatiteni që ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë
Mund të mendoni se është ende herët të mendoni për këtë, po do bëni mirë t’i dinit disa gjëra që mund t’ju ndihmojnë në afatgjatë.
Vendosni kufij për festat
Ndjenja e detyrimit për të marrë pjesë në çdo ngjarje me anëtarët e familjes me të cilët keni probleme ose pjesëmarrja në tradita që nuk ju pëlqejnë mund të çojë në ndjenja zhgënjimi.
Ju gjithashtu mund të shihni postimet e lumtura të miqve të tjerë në rrjetet sociale dhe të ndjeni zili.
Ajo që ju mbetet të bëni është të vendosni kufij. Kufijtë mund të nënkuptojnë anashkalimin e disa vizitave familjare apo vendosjen e disa kompromiseve/marrëveshjeje me njerëzit tuaj të dashur.
Ndryshoni mënyrën se si mendoni
Njerëzit mund ta kalojnë sezonin e festave duke pasur frikë për atë që vjen më pas. Kur e gjeni veten të frikësuar dhe pesimist, përpiquni të riformuloni mendimin tuaj. Për shembull, në vend që të thoni: “janari do jetë një muaj i tmerrshëm”, mund të thoni: “edhe pse do më mungojnë pushimet, do përqendrohem në atë që është e rëndësishme për mua tani dhe do të jem mirënjohës për kohën që kam patur gjatë këtyre festave”.
Vendosni një rutinë të vetë-kujdesit
Qëndrimi në një rutinë mund të jetë i vështirë gjatë festave, por është thelbësore që ju të keni një moment gjatë ditës, ku thjesht kujdeseni për veten.
Kjo qëndrueshmëri mund të ndihmojë me “post-holiday blues”.
Nuk ka pse të jetë diçka madhështore, mund të jetë një shëtitje, pak minuta meditim etj.
Mbështetuni te miqtë
Asgjë nuk është më terapeutike se një bisedë e sinqertë me një mik të mirë. Mund të flisni me dikë dhe t’u tregoni atyre si ndiheni. Do të jetë sikur të jeni duke hequr një peshë nga trupi juaj.
Mirënjohja
Praktikoni mirënjohjen çdo ditë, edhe atëherë kur nuk ju vjen të thoni asgjë të mirë. Mund edhe të shkruani çdo ditë, tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës.
Ekspertët e shëndetit mendor thonë se ndjesia e mërzitjes pas festave është një përgjigje normale ndaj përshtatjes me jetën pas pushimeve dimërore. Ajo shfaqet për arsye të ndryshme në njerëz të ndryshëm.
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, megjithatë është e rëndësishme të kujdeseni për veten në çdo kohë!
Burimi: Healthline