Connect with us

Këshilla

Nëse po hani shumë “fast food”, mos u çudisni nga humbja e kujtesës. Studimi që paralajmëron rrezikun

Published

on

400-500 kalori në ditë të marra në formën e ushqimeve fast food mjaftojnë për të shtuar rrezikun e harresës, mungesës së orientimit apo të humbjes së fillit logjik.

Një studim i kohëve të fundit thotë se më shumë se 400-500 kalori në ditë të marra përmes ushqimeve fast food, si për shembull hamburger, një gjysmë pice të ngrirë, apo ushqimeve të konservuara si patatinat apo ëmbëlsirat e ndryshme, mjaftojnë për të shtuar rrezikun e dëmtimit të aftësive konjitive duke çuar në harresë, mungesë orientimi, paaftësi për të përfunduar fjalitë apo një mendim apo humbje të fillit logjik.

Studimi, në të cilin gjatë një periudhe 8-vjeçare u përfshinë 10.775 burra dhe gra në Brazil, arriti në përfundimin se njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime të gatshme apo të ngrira, preken 28% më shumë nga humbja e aftësive konjitive, krahasuar me njerëzit që i konsumojnë shumë rrallë këto ushqime.

Konsumi i tepërt i salsiçeve dëmton shëndetin

Studimi i publikuar në revistën shkencore “JAMA Neurology” evidentoi se dy vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ku njerëzit konsumojnë më shumë se 50% ushqime të përpunuara në ditë.

Ushqimi – vetëm një prej faktorëve

Gjithsesi ekspertët theksojnë se të dhënat nuk janë “të prera me thikë”. “Ky studim thjesht provon se ka një lidhje mes konsumit të ushqimeve fast food dhe humbjes së aftësive konjitive” – thotë Duane Mellor, dietolog në universitetin Aston në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë studim.

“Problemi është se janë të dhëna vëzhguese, pra nuk ka prova shkakësore”. Mellor thekson se studiuesit dinë mjaftueshëm për ndikimin negativ që kanë ushqimet fast food dhe ato të konservuara në shëndetin e njerëzve. Sidoqoftë, thotë ai, është e vështirë të thuhet nëse këto ushqime janë më të dëmshme se ato me shumë yndyrë, kripë dhe sheqer.

Për humbjen e aftësive konjitive kontribuojnë shumë faktorë
Ekspertët thonë se ky studim ka dështuar në gjetjen e faktorëve të tjerë që kontribuojnë në humbjen e aftësive konjitive.

“Mund të jetë më e mundshme që këta njerëz që kanë ngrënë shumë ushqime të tilla, të kenë ngrënë më pak ushqime të shëndetshme si perime, fruta, arra, farëra dhe bishtaja” – tha Mellor.

Shëndeti konjitiv është çështje shumë e ndërlikuar dhe humbja e aftësive mund të shkaktohet si pasojë e shumë faktorëve të tjerë veç ushqimit, siç është mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, alkooli, si dhe sëmundjet kardiovaskulare dhe metabolike.

Ky studim nuk i përfshin këta faktorë në analizën e tij. “Kjo e bën të pamundur daljen në përfundime të tilla” – thotë Gunter Kuhnle, profesor për ushqimin dhe shkencat ushqimore në universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar.

Probleme shëndetësore madhore në mbarë botën

Ushqimet e pashëndetshme po shkaktojnë probleme shëndetësore madhore në mbarë botën. Pavarësisht kundërshtive rreth studimit të fundit, ekspertët mjekësorë dhe nutricionistët si Mellor, dakordësohen se dieta dhe ushqyerja janë dy nga faktorët madhorë të rrezikut për shëndetin e njerëzve në mbarë botën. Faktet tregojnë se obeziteti është sot një problem më shqetësues se uria.

Ushqimet me shumë yndyrë, sheqer dhe kripë, të përpunuara ose jo, janë shkaktare për obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe rritjen e vdekshmërisë në shkallë botërore.

Një tjetër raport i kohëve të fundit nga “Global Panel on Agriculture and Food Systems Nutrition”, grup i pavarur ekspertësh shëndeti dhe nutricionistë, thotë se vendet në zhvillim, ku shitja e ushqimit të përpunuar po rritet me ritme të shpejta, janë veçanërisht të rrezikuar në vitet e ardhshme.

Mbi 3 miliardë vetë në botë nuk kanë mundës për të blerë ushqime të shëndetshme
Sipas raportit mbi tre miliardë vetë nuk i kanë mundësitë për ushqime të shëndetshme e për pasojë kanë një ushqyerje të varfër.

Si mund të ushqehemi më shëndetshëm?

Nuk është kurrë vonë për t’u ushqyer shëndetshëm. Studimet tregojnë se modele të të ushqyerit si për shembull, ushqimi Mesdhetar, ndihmojnë në pakësimin e rrezikut për humbjen e aftësive konjitive dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ushqimi Mesdhetar përmban ushqime të freskëta, pa shumë yndyrë, kripë dhe sheqer.

“Përpiquni të shijoni një dietë të thjeshtë dhe të larmishme, të bazuar tek perimet, arrat, bishtajoret, farërat dhe drithërat dhe hani në sasi të moderuara prodhime bulmeti dhe mishi të freskët” – thotë Mellor./DW

Këshilla

Jeni të shqetësuar për shëndetin e zemrës? Ja disa rregulla

Published

on

By

Jeni të shqetësuar për shëndetin e zemrës

Nëse jeni të ndërgjegjshëm se duke ndryshuar disa zakone të jetës së përditshme mund ta përmirësoni atë, lexoni dhe vini në praktikë këto dhjetë këshilla!

1. Forma fizike – Bëni rregullisht ushtrime fizike, të paktën tre herë në javë nga 30 minuta. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë: notin, vrapimin apo pedalimin në biçikletë.

2. Ecja – Ecja është e shëndetshme dhe ekonomike. Kur keni për të shkuar nga një vend në tjetrin, më mirë shkoni në këmbë se sa me makinë apo autobus.

3. Dieta e shëndetshme – Përdorni ushqim të shëndetshëm, një ushqim të ekuilibruar, të larmishëm e të mjaftueshëm. Frutat, perimet dhe sallatat nuk duhet të mungojnë në tryezë.
4. Pesë ngrënie në ditë – Hani pesë herë në ditë. Rekomandohet të hani pak dhe shpesh.

5. Ushqime të freskëta – Përdorni mundësisht ushqime të freskëta, pasi ushqimet e përpunuara (e gatshme apo në konserva) në përgjithësi, kanë shumë kripë.

6. Kripa me masë – Në rast se keni hipertension arterial, ulni përdorimin e kripës. Në vend të saj, mund të përdorni erëza apo bimë aromatike, për t’i dhënë shije ushqimit.

7. Mënyrë të shëndetshme të ngrëni – Hani ngadalë, duke pritur 1 minutë midis kafshatave. Hidh në pjatë sasinë e nevojshme të ushqimit dhe jo më shumë.

8. Hidratim i mirë – Pini ujë rregullisht. Pini nga 1,5 deri në 2 litra ujë.

9. Më pak alkool – Kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur konsumin e alkoolit, për shkak të përmbajtjes së tij të lartë kalorike.

10. Lini duhanin – Një nga këshillat kryesore është të lini duhanin, nëse pini. Lënia e duhanit do të jetë shumë e shëndetshme për zemrën.

Continue Reading

Këshilla

Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini parasysh këto këshilla

Published

on

By

Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini parasysh këto këshilla

Tani që thuajse mbaruat me gjithë reflektimet e 2022-shi dhe jeni gati për të nisur një tjetër kapitull, kini parasysh që lumturinë tuaj e bëni vetëm ju. Neurologët kanë disa “porosi” specifike kur vjen puna tek rruga drejt gjetjes së gëzimit dhe lumturisë. Rituale që jo vetëm s’do t’ju lodhin, por do t’ju ndryshojnë komplet mënyrën sesi mendoni.

Bëjini vetes tuaj pyetje sa herë ndiheni të mërzitur

Ndonjëherë ju duket sikur mendja juaj nuk do që ju të jeni të lumtur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten : “Pse?”  Të paktën në këtë mënyrë jeni duke hedhur një hap drejt zgjidhjes së problemeve tuaja, në vend që të rini të mërzitur dhe të mos bëni asgjë.

Vendosini një emër konkret ndjenjave tuaja

Çfaredolloj ndjenje të keni, duhet të përpiqeni ta përcaktoni me një emër konkret. Kjo do të tregojë edhe shkallën e rëndësisë të asaj ndjenje për ju.
Merrni vendime

Është më mirë ta merrni atë vendimin që po ju mundon sesa të rrini të mendoni pafund për të.  Vërtetë mund të jetë e vështirë të merrni disa vendime, por sa më shumë të kalojë koha aq më të vështirë do t’a kini.

Krijoni kontakt me njerëzit

Të gjithë kemi nevojë të ndjejmë afrimitet dhe të ndihemi të pranuar nga të tjerët. Kontakti fizik me personat që ju rrethojnë, ndikon drejtpërdrejt në trurin tuaj, duke zvogëluar stresin. Mjafton një kapje dore, përqafim apo puthje dhe truri juaj do të ndihet më I lehtësuar.

Burimi: Bustle

Continue Reading

Këshilla

Ndjesia e depresionit direkt pas festave: Si të përgatiteni që tani!

Published

on

By

Tingëllon e çuditsme se si një periudhë e lumtur dhe festive, fill pas mbarimit të saj, mund të na lërë një ndjenjë boshllëku, mërzie.

Nëse kjo ju ndodh dhe ju, duhet të dini se nuk jeni vetëm dhe e gjithë ndjesia që keni është më e zakonshme sesa mendoni.

Mjekët amerikanë i quajnë “post-holiday blues” dhe fatmirësisht ka disa mekanizma që ta përballoni më mirë këtë periudhë dhe të ndiheni po aq mirë edhe pas datës 1 janar.

Fillimisht, njihuni me disa nga simptomat më tipike të “mërzitjes” pas pushimeve.

Zakonisht, ndjesia që merrni është e ngjashme me atë të zhgënjimit, ndonëse ju nuk e kuptoni se nga vjen ky zhgënjim. Ju mund të:

– Pendoheni për gjërat që keni bërë ose nuk keni thënë/bërë

– Ndjeni zbrazëti për shkak të një orari të gjatë punë që ju ka lënë të festoni më pak

– Ndjeni vetmi, nëse nuk keni pranë vetes dikë të dashur

– Ndjeni trishtim që pushimet mbaruan ose që nuk ishin ashtu siç mendonit

– Keni probleme me gjumin për shkak të stresit ose emocioneve të vështira

Si të përgatiteni që ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë

Mund të mendoni se është ende herët të mendoni për këtë, po do bëni mirë t’i dinit disa gjëra që mund t’ju ndihmojnë në afatgjatë.

Vendosni kufij për festat

Ndjenja e detyrimit për të marrë pjesë në çdo ngjarje me anëtarët e familjes me të cilët keni probleme ose pjesëmarrja në tradita që nuk ju pëlqejnë mund të çojë në ndjenja zhgënjimi.

Ju gjithashtu mund të shihni postimet e lumtura të miqve të tjerë në rrjetet sociale dhe të ndjeni zili.

Ajo që ju mbetet të bëni është të vendosni kufij. Kufijtë mund të nënkuptojnë anashkalimin e disa vizitave familjare apo vendosjen e disa kompromiseve/marrëveshjeje me njerëzit tuaj të dashur.

Ndryshoni mënyrën se si mendoni

Njerëzit mund ta kalojnë sezonin e festave duke pasur frikë për atë që vjen më pas. Kur e gjeni veten të frikësuar dhe pesimist, përpiquni të riformuloni mendimin tuaj. Për shembull, në vend që të thoni: “janari do jetë një muaj i tmerrshëm”, mund të thoni: “edhe pse do më mungojnë pushimet, do përqendrohem në atë që është e rëndësishme për mua tani dhe do të jem mirënjohës për kohën që kam patur gjatë këtyre festave”.

Vendosni një rutinë të vetë-kujdesit

Qëndrimi në një rutinë mund të jetë i vështirë gjatë festave, por është thelbësore që ju të keni një moment gjatë ditës, ku thjesht kujdeseni për veten.

Kjo qëndrueshmëri mund të ndihmojë me “post-holiday blues”.

Nuk ka pse të jetë diçka madhështore, mund të jetë një shëtitje, pak minuta meditim etj.

Mbështetuni te miqtë

Asgjë nuk është më terapeutike se një bisedë e sinqertë me një mik të mirë. Mund të flisni me dikë dhe t’u tregoni atyre si ndiheni. Do të jetë sikur të jeni duke hequr një peshë nga trupi juaj.

Mirënjohja

Praktikoni mirënjohjen çdo ditë, edhe atëherë kur nuk ju vjen të thoni asgjë të mirë. Mund edhe të shkruani çdo ditë, tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës.

Ekspertët e shëndetit mendor thonë se ndjesia e mërzitjes pas festave është një përgjigje normale ndaj përshtatjes me jetën pas pushimeve dimërore. Ajo shfaqet për arsye të ndryshme në njerëz të ndryshëm.

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, megjithatë është e rëndësishme të kujdeseni për veten në çdo kohë!

Burimi: Healthline

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares