Connect with us

Botë

Lopa bën për spital blegtorin

Published

on

Një blegtor në Greqi ka marrë lëndime të rënda, pasi është sulmuar  nga një lopë.

Për pasojë i lënduari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Larisa të Greqisë.

Lopa ka shkelmuar blegtorin në momentin kur ky i fundit është futur në stallë për të pastruar vendin.

Protothema.gr shkruan se pesha e rëndë e kafshës ka shkaktuar dëme serioze në trupin e të lënduarit.

Botë

Përmbytjet në Itali, qytetari shkon të votojë me kanoe

Published

on

By

Teksa vendi është në zgjedhje parlamentare, disa zona po përballen me reshje shiu dhe përmbytje. Ishulli Ischia mëngjesin e sotëm ajo u zgjua me pjesë të rrugëve të përmbytura për shkak të motit të keq.

Në ditën e zgjedhjeve në Itali ka edhe nga ata që nuk heqin dorë nga vota dhe kalojnë rrugët e Corso di Lacco Ameno, me kanoe.

Për qytetarin italian, Michele Schiano vota është e shenjtë dhe ai vendosi me çdo kusht që të hidhte votën për të preferuarin e tij.

Continue Reading

Botë

Akuzohet për publikim të “fake news”, gazetarja ruse tenton t’i jap fund jetës duke prerë damarët në burg

Published

on

By

Gazetarja ruse Maria Ponomarenko, e arrestua në prill me akuzat për diskreditim të forcave të armatosura ruse dhe për lajme “të rreme” në mediat sociale për luftën në Ukrainë, ka tentuar të vetëvritet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gazetarja ka tentuar të vetëvritet duke pretë damarët, si shenjë proteste për burgosjen e saj para se t’i bëhet gjykimi.

Gazetarja i tha gjykatës rajonale të Altait më 16 shtator se ajo vuan nga depresioni, klaustrofobia dhe çrregullimi i personalitetit dhe për këtë arsye duhet të transferohet në arrest shtëpiak për të qenë me vajzat e saj, por gjykata e hodhi poshtë ankesën e saj dhe e la në paraburgim deri në të paktën 29 shtator.

“Të vendosem në një qeli me dritare të mbuluara me letër, unë e konsideroj torturë. Unë nuk imponoj asnjë rrezik për shoqërinë. I vetmi person që mund t’i shkaktoj dëme për shkak të depresionit jam unë,” tha Ponomarenko në seancë.

Ponomarenko, e cila është nënë e dy fëmijëve të vegjël, mund të dënohet me 10 vjet burg për një postim në Telegram në lidhje me sulmin ajror rus. Ajo shkruante se Rusia sulmoi një teatër në Ukrainë më 16 mars, ku u shkaktuan qindra viktima, civilë.

Një ligj rus i miratuar në fillim të marsit dënon shpërndarjen e raporteve “të rreme” që supozohet se “diskreditojnë forcat e armatosura”.

Continue Reading

Botë

Ngrihet alarmi, super tajfuni po vjen: Evakuohuni nga shtëpitë!

Published

on

By

Një stuhi e fuqishme ka goditur Folipinet.

Bëhet fjalë për super tajfunin Noru, i cili po shkon drejt Filipineve dhe pritet të zbresë në ishullin Luzon të dielën, duke bërë që autoritetet të evakuojnë banorët e qyteteve bregdetare.

Duke qenë se ky tajfun shoqërohet me erëra me shpejtësi 185 kilometra në orë, është më i forti i regjistruar në Filipine këtë vit dhe po forcohet shumë shpejt. Ai pritet të arrijë në arkipelag këtë mbrëmje në një distancë prej rreth 80 kilometrash në verilindje të kryeqytetit Manila, sipas shërbimit kombëtar të motit.

 

“Ne u kërkojmë banorëve të zonave të rrezikuara që të respektojnë thirrjet për evakuim kur është e nevojshme”, tha shefi i Policisë Kombëtare të Filipineve, gjenerali Rodolfo Azurin.

Filipinet përjetojnë tajfune të shpeshta, një fenomen që ka të ngjarë të përkeqësohet për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas shkencëtarëve. 9 muaj më parë, një tjetër super tajfun kishte vrarë më shumë se 400 njerëz në vend. Shpejtësia e erërave që shoqëronin Norun u rrit në 90 kilometra në orë në vetëm 24 orë, me rritjen e përshkruar si “të paprecedentë”, vuri në dukje meteorologu Rob Gill.

Sipas shërbimit të motit, erërat e Noros mund të arrijnë shpejtësinë 205 kilometra në orë kur ai, ende në Paqësor, të zbresë në tokë sonte.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi për përmbytje, rrëshqitje dheu dhe stuhi të forta.

Në provincën Quezon, e cila është në rrugën që Noru ka të ngjarë të marrë, banorët e disa fshatrave janë evakuuar, tha Mel Avenila, një zyrtar i zyrës lokale të parandalimit të fatkeqësive.

Në provincën fqinje të Aurora, banorët e qytezës Dingalan tashmë janë evakuuar dhe janë në strehimore.

Tajfuni pritet të dobësohet ndërsa kalon Luzon qendrore përpara se të largohet në Detin e Kinës Jugore të hënën duke u nisur drejt Vietnamit.

 

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares