Connect with us

Botë

Kryeministri apel qytetarëve: Kurseni karburantin, një vit i vështirë na pret! Do të kemi krizë ushqimore

Published

on

Kryministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka kërkuar qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike dhe karburantit pasi një vit i vështirë po vjen.

Ai u shpreh se qeveria po bën gjithçka që mundet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, sa i përket rritjes së çmimeve të karburanteve.

Abazovi shtoi se shqetësimi më i madh i Qeverisë është se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, sepse “jo vetëm do të kemi krizë energjetike, por edhe ushqimore”.

“Vendet serioze po e konsiderojnë seriozisht krizën e afërt. Ne do t’i marrim të gjitha masat dhe i kemi marrë dhe tashmë kemi pasur një iniciativë për politikën e akcizës. Nuk e dimë se çfarë na pret në shtator, pasi përveç krizës së karburanteve do të kemi edhe atë ushqimore.

Kërkoj prej qytetarëve që të punojnë në kursimin e energjisë elektrike dhe karburantit. Qytetarët është mirë që t’iu përshtaten ndoshta më shumë stileve të jetesës së shëndetshme. Ky nuk është një apel për të ndryshuar zakonet, por çdo gjë në botë po përballet me një vit të vështirë dhe nuk do ta anashkalojë as Malin e Zi”, tha ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

Malta do të rishikojë politikën e abortit pasi rasti Prudente shkakton zemërim

Published

on

By

Qeveria e Maltës njoftoi të enjten një rishikim të ndalimit të abortit, pas polemikave rreth një gruaje amerikane të cilës iu refuzua aborti, edhe pse e kishte humbur foshnjën. 38-vjeçares nga Seattle, Andrea Prudente, iu refuzua aborti në një spital të Maltës javën e kaluar.

Fetusi i saj nuk kishte asnjë shans për të mbijetuar dhe ishte në rrezik të shkaktonte hemorragji, infeksion dhe potencialisht t’i rrezikonte jetën gruas. Megjithatë, mjekët refuzuan të ndërhynin për shkak të ligjit të rreptë të vendit për abortin.

Malta, një vend me shumicë katolike, është i vetmi vend anëtar i Bashkimit Europian që ndalon plotësisht abortin – pa asnjë përjashtim.

Prudente, e cila ishte 16 javë shtatzënë, dhe partneri i saj Jay Weeldreyer u evakuuan në Spanjë, ku Prudente u trajtua më vonë.

Continue Reading

Botë

280 euro për një kokërr qershi?!

Published

on

By

Një qershi e vetme e varietetit më të çmuar në Japoni arriti në çmimin 40 mijë jenë ose 280 euro, në ankandin e parë të vitit në qytetin verior të Hachinohe.

Qershia është pjesë e varietetit Juno Heart, i njohur për shijen e ëmbël dhe konsiderohet si një dhuratë e nivelit të lartë.

Për të përmbushur standardet, qershitë e kësaj specie duhet të kenë një diametër më shumë se 2,8 centimetra dhe të kenë një përmbajtje sheqeri prej 20 gradësh.

Ato janë gjithashtu qershitë më të mëdha të rritura në Japoni, me një gjerësi minimale prej 31 milimetrash dhe shiten me emrin Aomori Heartbeat.

Në mesin e rreth 50 paketave që ishin në shitje, me 15 nga frutat më të mira, një kuti u shit për 600 mijë jenë, e barabartë me 4.220 euro duke kaluar rekordin prej 450 mijë jenësh të vitit të kaluar.

Continue Reading

Botë

Ishulli i vogël, i pabanuar ka shkaktuar 50 vjet mosmarrëveshje ndërkombëtare

Published

on

By

Ishulli Hans është një shkëmb djerrë dhe i pabanuar që ndodhet në brigjet veriperëndimore të Grenlandës.

Megjithatë, për 49 vjet, Danimarka dhe Kanadaja kanë pretenduar pronësinë mbi gunën prej 1.3 kilometrash katrorë.

Për dekada, politikanë nga çdo vend kanë vizituar periodikisht ishullin e goditur nga era, duke vendosur një flamur për të shënuar territorin e tyre.

Të martën, të dy vendet ranë dakord të ndajnë ishullin e vogël mes tyre.

Kush e zotëron ishullin Hans?
Në vitin 1973,  Kanadaja dhe Danimarka ranë dakord të krijonin një kufi përmes ngushticës Nares, në gjysmë të rrugës midis territorit gjysmë autonom danez të Grenlandës dhe ishullit Ellesmere të Kanadasë.

Por ata nuk ishin në gjendje të binin dakord se cili vend do të kishte sovranitet mbi ishullin Hans, një shkëmb i goditur nga era rreth 1,100 kilometra në jug të Polit të Veriut .

Gati gjysmë shekulli pas shtyrjes së marrëveshjes fillestare, të dy vendet kanë zgjidhur përfundimisht çështjen e pronësisë.

Sipas një marrëveshjeje të re – të shpallur të martën – ishulli i vogël do të ndahet në mes.

“Ajo dërgon një sinjal të qartë se është e mundur të zgjidhen mosmarrëveshjet kufitare në një mënyrë pragmatike dhe paqësore, ku të gjitha palët bëhen fituese,” tha ministri i jashtëm danez Jeppe Kofod.

Ai e përshkroi marrëveshjen si “një sinjal të rëndësishëm tani që ka shumë luftë dhe trazira në botë”.

Marrëveshja hyn në fuqi pasi të kenë përfunduar procedurat e brendshme të dy vendeve. Në Danimarkë, Parlamenti duhet së pari të japë pëlqimin e tij për marrëveshjen.

“Është një fitore për Kanadanë. Është një fitore për Danimarkën”, tha Ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly.

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares